Hajdari në 'Repolitix': Listat e hapura i bëjnë partitë më demokratike! Ndryshimet nuk u bënë në heshtje, pati diskutime në publik

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari ka folur për listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese që u vendosën sot në Kuvend dukë thënë se këto patën një procedurë përmes sondazheve ku shqiptarët kërkuan në masë hapjen e listave por edhe diskutimeve në Këshillin Politik.

I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Hajdari tha se hapja e listave i bën partitë më demokratike dhe kjo është në dobi të shqiptarëve. Ai foli edhe në lidhje me koalicionet parazgjedhore që me hapjen e listave ndryshojnë formën e tyre përmes listave të përbashkëta. Sipas Hajdarit kjo është gjëja më normale që ndodh, madje edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Për Hajdarin të vetëm ndryshime kushtetuese që ndodhën në errësirë të plotë dhe dëmtuan demokracinë e vendit ishin ato të vitit 2008.

"Në 2008 dy partitë e mëdha pa asnjë diskutim dhe konsulencë politike ndryshuan kushtetutën pa asnjë lloj procesi, ndryshime që rrënuan demokracinë në vend. Ndërsa këto ndryshime në një farë mënyrë e patën një procedurë pasi pati diskutime në publik e më pas në këshillin politik. Në sondazhet e pavarura shqiptarët kërkojnë hapjen e listave dhe kjo duhet të përshëndetet, kjo i bën partitë me demokratike. Në lidhje me koalicionet politika duhet të shmang retorikat dhe të jap fakte konkrete. Kosova dhe Maqedonia e Veriut  i kanë koalicionet parazgjedhore si mendohet të bëhet këtu me ndryshimet kushtetuese që kaluan në kuvend. Opozita të sillte një model të një vendi sipas koalicioneve që do opozita e bashkuar", tha Hajdari.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jevgu i bregut lumit: 30/07/2020 23:41

    Ketij bejini nje veting, vetem nje rulo qe ka marre kushton 100 mije euro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali