Hajdari në Report Tv: Hapja e listave lajm entuziast! S'ka shans njeri të më mbyllë derën e PD-së! Parti e re? Po krijoj një ekip

TIRANE-Deputetja demokrate Rudina Hajdari, një nga zërat më të fortë që kërkoi hapjen e listave, e ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit Besard Jcaj u shpreh se vendimi i sotëm i Komisionit të Ligjeve dhe Legjislacionit për ta miratuar është një lajm i mirë, që është pritur me entuziazëm.

"Natyrisht është lajm i mirë, e kemi pritur me entuziazëm. Opozita parlamentare dhe shumë qytetarë që na u bashkuan sot morën një lajm të mirë, por kemi ende kohë dhe normalisht dhe deri kur të votohen, nuk kam dëshirë që të shprehem shumë për këtë temë. Duhet t'ia lëmë kohës. Do të ecim me hapa të sigurta, por duke u sjellë shqiptarëve një risi të mirë, një gjë e prekshme, hapi i mirë për ndryshim dhe për këtë kemi synuar dhe uroj të ecim mbarë.

Brenda korrikut do e përmbyllim reformën zgjedhore, marrëveshja e këshillit politik risolli në sistem PD-në, pasi kishte një ngërç. Nga ajo tryezë nuk u arrit shumë. Nëse kërkesa ime do të ishte pranuar atëherë nuk do i kishim këto konflikte tani. Unë e firmosa atë marrëveshje (këshilli politik) për interesin e vendit, më pas të gjithë betejën e zhvendosa në parlamentin shqiptar" tha ajo.

Por a ka frikë Rudina Hajdari nga ndonjë lëvizje e papritur që mund të bllokojë votimin e hapjes së listave në 30 qershor në parlament? "Uroj që të mos të ndodhë kjo. Nuk di të them, cfarë do të ndodhë, por di që brenda korrikut do ta realizojmë dhe nuk ka arsye për ta ndaluar këtë ndryshim të madh, po e bën parlamentin me përfaqësim më të drejtë. Nuk shikoj asgjë të keqe, nuk ka pse të mërzitet asnjëri, dhe mos mërziten kaq shumë".

Partia Demokratike dhe opozita janë është pozicionuar kundër hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve. Selia blu deklaroi sot se ndalimi i koalicioneve ishte qëllimi i Edi Ramës, pasi listat nuk u hapën plotësisht. Por Rudina Hajdari shprehet se çdo njeri që është kundër listave të hapura është kundër shqiptarëve. Madje, ish-kryetarja e grupit demokrat thotë se hapja e listave do të ndihmojë edhe opozitën.

"Kjo është një cështje që të gjithë duhet ta mbështesim, do ta favorizonte shumë opozitën, vetëm me listat e hapura, duke injektuar pak demokraci, apo duke u lënë hapësirë lëvizjeve të reja...Nuk besoj se duhet të ketë kundërshtar për këto gjërat e mira. Kemi një qeveri që ka 7 vite në pushtet dhe po dështon në shumë aspekte, por nuk mund të kemi një fushatë për të ndryshuar karrige dhe pushtetin, duhet të kemi edhe zhvillim të ideve, argumenteve, njerëzve, që nuk synojnë thjesht pushtetin por alternativa të pastra.

Cdo njeri që sot ka dalë me variante të ndryshme, nuk i kam parë këto reagime me vëmendje, nuk jam marrë me këto zërat larg e poshtë, por nuk besoj se kanë qëllim të mirë. Kjo është arritje e madhe, por duhen parë detajet si do të bëhen. Në nenin 64 pika 3, ku do të vendoset si do të hapen listat, aty thuhet jo më pak se 2/3, që cdo parti nuk mund të lejohet që të mos hapë listat, ti e ke në dorë vetë nëse do i hapësh 2/3 apo 100%, ne kemi vendosur një tavan 2/3".

Hajdari sqaroi edhe garancinë për kuotën gjinore. "Nuk ka lidhje me vendet e para, dyta apo treta. Kjo ka lidhje, nëse do të kemi një listë, jemi një vend, që duhet të ruhet barazia gjinore, që unë mendoj se gratë duhet të garojnë jo të mbrohen nga kuotat, nuk duhet të kenë asnjë lloj...ka plot gra që mund ta marrin besimin. Por edhe ky si parim duhet ruajtur, por nuk ka të bëjë me momentin e renditjes.

Ajo që është e rëndësishme është që përpara se të votohet në Kuvend duhet të krijohet një komision, i ligjeve do të sigurojë detajet si do të aplikohet ky parim dhe cdo gjë që ka dalë sot duke e sulmuar, janë njerëz që duna të hedhin gjërat negative, që më vjen keq që merren me këto detaje dhe jo me arritjen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit, mbështetet nga pjesa dërrumuese e shqiptarëve".

Por a mendon Rudina Hajdari se me arritjen e kësaj kauze, pra hapjes së listave dhe rrjedhimisht ndalimit të koalicioneve i mbylli rikthimit në PD? Përgjigja është e prerë dhe e qartë nga vajza e Azem Hajdarit. "Për mua është dera e parlamentit. Unë ka rëndësi të hyj në atë parlament duke u zgjedhur nga qytetarët jo duke u servilosur ndaj kryetarit. Edhe kryetari ka rol vendimmarrje. PD-ja është një parti që është themeluar që në 1990 dhe unë i kam qëndruar pranë që bebe dhe nuk mund të më ma mbyllë njeri derën, nuk ka shans, këtë ta harrojë. Ajo që mund të ndodhë është që PD-ja mund të ndryshojë, zgjerohet, por një gjë është e sigurt, dera e PD-së nuk mbyllet asnjëherë për Rudina Hajdarin".

Por a ka marrë ftesë nga Lulzim Basha për t'u rikthyer në PD? "Unë kuptoj që është një vit parazgjedhor dhe e kam thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidoj, por ende se kemi Përfunduar këtë betejën, në shtator do të kemi kohë për të folur si do të eci përpara dhe do të pozicionohem. Mendoj që do të ketë hapësirë dhe mundësi për të artikuluar dicka më të qartë në shtator".

Vajza e Azem Hajdarit ka paralajmëruar disa herë krijimin e një force të re politike, por në cfarë stadi është? "Ka shumë pakënaqësi dhe shumë njerëz që nuk duan as PS dhe as PD-në dhe ka boshllëk të madh në këtë hapësirë. Ka një elektoral gri që është goxha i madh dhe votuesit tradicional janë të zhgënjyer. Kjo të lejon që të mendosh si mund të krijosh një format që mund të thithë sa më shumë njerëz dhe të mos i zhgënjesh. Patjetër që mund të ketë një terren të tillë, por nëse i zhgënjen bëhesh si të tjerët... Kemi një ekip shumë të mirë, jam duke krijuar një ekip dhe kjo mund të shkojë drejt një lëvizje".

Detaje për emrat që mund të afrohen nuk pranoi që të jepte. "Duhet t'ia lëmë kohës. Bashkëpunimi që do të kisha me njerëzit, nuk do të kufizoja asnjëri që ka dëshirë që të bëhet pjesë. Njerëzit kanë nevojë jo vetëm për një alternativë të re, por që kjo duhet të jetë një gjë e besueshme, një platformë që krijon mundësinë që shumë njerëz që duan të kontribuojnë të bëhen pjesë, të jetë reale dhe nëse do të dalë në zgjedhjet e ardhshme me listat e hapura, njerëzit ti votojnë, të jetë një format i besueshëm" përfundoi Rudina Hajdari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tope Papagalos: 16/07/2020 23:02

    Analfabete! Bija e kontrabandistit dhe trafikantit te armeve, qe e vrane per shkak te trafiqeve dhe hasmerive qe kishte ne Tropoje! Kjo ka ngrene pasurine e popullit te cilit i ka pire gjakun nena e kesaj gjykatese (w cila duket si baxhelle)

    Përgjigju
  • 10katshi: 15/07/2020 15:49

    sdi te flasi sdi te vishet ca vizioni te kete kjo,kjoeshte turpi i politikes shqiptare nga familje e korruptuar

    Përgjigju
    • Zonja: 16/07/2020 13:31

      Eshte vajze e mire pavaresisht familjes le te provoje dicka te re mbase i behet mire shqipetareve...

    • 10katshi: 15/07/2020 18:43

      Po i perket partis krokodile, epo mire atehere ta bejme edhe rudinen kryeministre presidente.

    • Rudina: 15/07/2020 16:47

      Futja kot, po eshte Rudina turpi i politikes, vajmedet Iliri, Berisha, Rama, Veliaj, Lulushi.. eshte nje e re e arsimuar dhe pa eksperience krokodili politik. Babain nuk e zgjedhim dot, ske cben...

  • Seshte e lehte: 15/07/2020 14:41

    Jepi Rudina, nuk eshte e lehte, do te godasin e shajne. Por ama kujtoju qe eshte tregues, sa me shume te shajne aq me shume tremben nga ti. Ndiq vizionin tend me kurajo...kemi nevoje per njerez te rinj me devocion dhe perkushtim ndaj parimeve e vlerave te verteta.

    Përgjigju
    • Tirona: 15/07/2020 17:25

      Seshte e lehte: me te vertete nuk eshte e lehte qe te arrish ne kete maje te pushtetit, nuk eshte e lehte te kapesh nje karrike ne parlament dhe me kryesorja nuk eshte e lehte qe te behesh LIDER I NJE PARTIE APO I NJE SHTETI, sepse, qe te kapesh keto maja, duhet shume pune , duke e filluar qe nga bangat e universitetit deri sa te kesh arrit majat me te larta te dikasterit apo te ndonje kompanie dhe mbasi te kesh arritur kete sukse ,shoqeria civile dhe komuniteti te adreson qe te japesh kontributin tend per drejtimin e shtetit apo te nje partie sepse tek ty ka besimin se drejtimi i shtetit apo i ndonje partie do eci ne shinat e duhura. Me thuaj ti mua cfare karriere ka kjo zonje qe pretendon te kapi majat me te larta te poltikes apo te shtetit, me thuaj ti mua, cfare vizioni ka kjo ku shoqeria civile dhe komuniteti nuk din akoma per aftesine e saj , sepse nuk ka punuar asnje dite qe te na tregoje aftesite e saja ....... Nuk duhet te perseriten gabimet e se shkuares, ku fatet e vendit i moren disa ish studente , duke mos punuar asjne dite kapen majat me te larta te poltikes dhe te pushtetit, te cilet nga paftesia e tyre ne jemi ne kete gjendje ku jemi sot, nga paftesia e tyre ata u korruptuan dhe grabiten pasurite e ktij vendi , nuk duhet te perseriten keto gabime. Kemi shume zonja dhe zoterijne me kariera te shkelqyera te cilet me punen e tyre i kane dhen rezultate shume te larta kompanive ku punojne . keta njerez duhet qe shoqeria civile dhe komuniteti duhet ti kaloje ne fushen e poltikes dhe drejtimin e shtetit.....

  • Shqiperia: 14/07/2020 21:50

    Kjo rudina do ket sukses se njen nga bandat famkeqe prej vitesh dhe tani iqet si pishtare te demokracise

    Përgjigju
  • Besimi: 14/07/2020 18:49

    O ju zoterinj komentues..pse e paragjykoni Rudinen?Asnje s'ka lindur i mesuar..lereni te punoje te qete..s'ka lidhje me komentet dashakeqese Tuaja.

    Përgjigju
  • Luli: 14/07/2020 18:21

    Ik moj pacavure se nuk je vajza e Azemit ti

    Përgjigju
    • Arbëri: 14/07/2020 20:27

      O Luli leri marrëzirat se nuk është mirë për ty...!!!

  • Tirona: 14/07/2020 18:20

    Na i nxorre zorret e barku moj zonje, mund te mbledhes ekip por ai ekip do te jete aq i paafte sa jeni dhe JU, intelektualet e shquar te shoqerise civile nuk do tju afroheshin sepse nuk do ta ulnin integritetin e tyre profesional duke u vendosur perkrah jush. Deshira juaj qe zgjedhjet te behen me lista te hapura ta realizuan , por duhet te dish nje gje se kjo nuk eshte merite e Juaj sic po na shkruajne disa gazetare, por ishte vullneti dhe deshira e popullit e mbeshtetur maksimalisht nga SHBA qe detyroi sharlatanet tane politik ta pranonin kete deshire te popullit.Behu e shinqerte, shko puno ne SHBA dhe vendin tend ta zere nje intelektual i sukseshem ,i cili ka bere dhe ben kariere, si ai qe punon ne shqiperi apo ai qe punon jashte shqiperise.Mos u mundo qe te zesh nje vend ne parlament me ane te kulisave korruptive, se nuk do te jesh e zonja te zgjidhesh asnje gje dhe do ju behsh barre taksapaguesve shqiptar. Pergatitja intelektuale e juaja, me aq sa eshte pare nuk ka kellqe te menagjoje nje menagjim te thjeshte, jo me te drejtoje nje Parti,

    Përgjigju
    • Greg: 14/07/2020 20:42

      FIKS !!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Ben: 14/07/2020 18:03

    Edhe kjo nje pipiruqe demagoge.Kjo mbaroi shkollen,ne USA, me parate e grabitura nga e ëma,dhe nuk ka turp fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'