Hajdari nga Gramshi: Njerëzit po zgjohen, u lodhën nga politika 30-vjeçare që pasuroi pak politikanë në kurriz të shqiptarëve

Hajdari nga Gramshi: Njerëzit po zgjohen, u lodhën nga politika 30-vjeçare që pasuroi pak politikanë në kurriz të shqiptarëve

Deputetja Rudina Hajdari, gjatë një takimi me qytetarët në Gramsh, ka theksuar se ata po e kuptojnë që vendi ka nevojë për një ndryshim rrënjësor në politikë. Hajdari tha se njerëzit janë lodhur nga politika e bërë në këto 30 vite që solli sipas saj pasurimin e një grupi njerëzish në kurriz të shqiptarëve duke shtuar se tashmë ato po zgjohen.

Hajdari tha se Gramshi duhet të ishte qendër e rëndësishme turistike dhe zona duhet të kishte marrë zhvillim bujqësor e blegtoral, por është lënë prej vitesh pas dore.

“Faleminderit Gramshi! Së bashku me kandidatin tonë Rushan Rama, takova dhe bisedova me qindra qytetarë sot në Gramsh, të cilët më dhanë kurajo dhe mbështetje.

Kryefjala e çdo takimi është lodhja nga politika e cila 30 vite pasuroi pak njerëz në kurriz të gjithë shqiptarëve.Gramshi sot duhet të ishte qendër e rëndësishme turistike dhe zona duhet të kishte marrë zhvillim bujqësor e blegtoral. Fatkeqësisht Gramshi është lënë mbas dore, investimet kanë qenë të pakta dhe askush nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur.

Jam e bindur se bashkë me Rushanin dhe gjithë skuadrën tonë në Gramsh, do ta ndryshojmë me rrënjë këtë realitet. Njerëzit po zgjohen dhe po përqafojnë idetë tona. Kjo na jep energji të punojmë edhe më shumë”, shkruan Hajdari në facebook.

Një ditë më parë Nisma Thurje prezantoi kandidatët kryesorë që do të kryesojnë listat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, ku Rudina Hajdari do të jetë në Elbasan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paulin: 07/03/2021 18:11

    kjo zonje duhet te mas harroje qe nena e saje nuk kaloi vitingun dmth nuk arriti te justifikonte pasurine.

    Përgjigju
  • Like: 07/03/2021 17:45

    Ashtu sic u pasurua yt ate e jotem ne keto 30 vjet. Ashtu sic perfitove dhe ti ato qe ata i kane vjedhur ketij populli. Te gjithe vendin ne burg e keni. Do tju vij radha shpejt

    Përgjigju
  • Haha: 07/03/2021 17:13

    Me fukaraja nena e kesaj debile .... gjyqtarha e shporrur nga sistemi i drejtesise Fatmira Hajdari me pasuri mbi 1 miliard dollare.

    Përgjigju
    • Loni: 07/03/2021 18:53

      Po nena jote si u pasurua? Thuaje kete kur bene takime e pretendon per te ardhmen!!!Po ti sa perfitove nga ai pasurim ne kurtizin e ketij populli te varfer. Bagazhi jot eshte shume poshte dhe atyre te shkolluar ketu ne keto vite qe ju u pasuruat....Meso e pastaj udhehiq...

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë