Rudina Hajdari për Report Tv: Letra e PD-së për ODIHR-in nuk është prioriteti im, fillimisht të hapim listat 100%! Drafti i PS i shet shqiptarëve 'sapunin për djathë'

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari tha se nuk e firmosi letrën e PD-së dërguar OSBE/ODIHR-it  pasi nuk është prioriteti i saj. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari u shpreh se beteja e saj është e fokusuar vetëm në hapjen e listave 100 % dhe respektimin e dëshirës së votuesve shqiptarë që në Kuvend të hyjnë ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota dhe jo ata që janë përcaktuar nga partia.

"Unë nuk jam shprehur për kërkesën e PD për t'i kërkuar ndihmë OSBE/ODIHR-it dhe nuk është prioritet për mua.  Për mua duhet të zgjidhet çështja e listave të hapura 100 %, pasi aktualisht partitë po mundohen të ruajnë status quon  e partisë me lista të mbyllura dhe koalicione parazgjedhore ", tha Hajdari

Në lidhje me draftin e PS, Hajdari tha se ai propozim është si t'i shesësh shqiptarëve sapunin për djathë. "Jo nuk është i drejtë një propozim i tillë dhe një hile që i bëhet qytetarëve për ti hedhur hi syve për të shitur sapunin për djathë. Edhe pse japim votën parapëlqyese, prapë fituesin e zgjedh kryetari", tha Hajdari.

Deputetja e opozitës parlamentare, Hajdari tha se do të sakrifikojë gjithçka që të hapen listat, ndërsa theksoi se nuk është nga ata politikane që lufton prapa dyerve për të ruajtur kolltukun.

"Jam gati të bëj çdo gjë në lidhje me listat e hapura, nuk jam nga ata politikanë që parapa dyerve janë gati të bëj negocime për të ruajtur poste siç kanë zgjedhur njerëz të ndrysmë. Propozimi i PS ishte një hile e madhe që iu bë shqiptarë dhe duhet t'ia komunikonin publikut ashtu siç ishte. propozimi i PS u shit sikur të ishte me lista të hapura 100 % por nuk ishte i tillë. Vazhdojë të luftojë për këtë betejë, unë kërkojë renditje të kandidatëve sipas rendin alfabetik dhe se kandidat fitues të përcaktohet nga populli dhe jo kryetari i partisë", tha ajo.

Hajdari iu përgjigje dhe 'shpërthimeve' të Halit Valterit pse zgjodhi t'i bashkohet nismës 'Thurje' dhe jo partisë së Myslim Murrizit, duke thënë se nuk merret me deklarata emocionale.

"Më duket se edhe këto deklarata janë tërhequr, unë nuk merrem dot me deklarata emocionale, e rëndësishme është që në atë grup që jemi kemi një qëllim të përbashkët dhe një raport të mirë për sa i përket reformës zgjedhore këtu nuk kemi ndasi, për sa i përket gjërave të tjera secili është i lirë në zgjedhjen e tij", tha Hajdari

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 22/09/2020 18:29

    Jo shqiptareve, por juve mbase po. Kujdes kur identifikoheni me shqiptaret! PS ngelet partia me e votuar nga shqiptaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë