PD i kërkoi votimin e zgjedhores, Rama: S'marr urdhra nga jeniçerët e Bashës! Hapja e listave? Proces me risk, po s'u morëm vesh s'miratojmë dot draftin

PD i kërkoi votimin e zgjedhores, Rama: S'marr urdhra nga jeniçerët e Bashës! Hapja e listave? Proces me risk, po s'u morëm vesh s'miratojmë dot draftin

TIRANE-Reforma Zgjedhore ishte edhe sot kryefjalë e debateve në Kuvendin e Shqipërisë. Debatin e provokoi sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili i kërkoi kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që të fusë draftin me ndryshimet në Kodin Zgjedhor në seancën e radhës plenare për miratim. Kryeministri Edi Rama reagoi duke i kërkuar PD-së që të mos provokojë dhe të çojë ultimatume. Edi Rama u PS-ja u shpreh se nuk merr urdhër nga jeniçerët e Lulit, "jeni këtu për të ndryshimin dhe jo kërcënuar".

Ndërkohë që Rudina Hajdari i kërkoi që të shprehet qartë nëse është pro ndryshimit të sistemit dhe hapjes së listave. I pari i qeverisë u përgjigj duke thënë se nuk u druhet hapjes së listave, pasi në fund do të jetë sërish kryetari i partisë që do të vendosë për emrat, por renditi disa nga problemet që do të sillte ndryshimi i sistemit. Megjithatë, Rama u shpreh se është i hapur për diskutim, por shtoi se procesi është me risk, pasi nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët rrezikohet drafti i Reformës Zgjedhore që u miratua jashtë parlamentit, pasi e vetme PS-ja s'i ka votat përballë kushtëzimit të opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit.

"Listat e mbyllura shihen si kasaforta të mistereve, sekreteve dhe të gjitha të këqijave, ashtu sikur besohet gabimisht se po u hapën listat, kryetarët do të jenë noterë, por nuk është kështu. Nuk i druhem listave të hapura. Besoj që në këtë fazë na takon ta bëjmë një diskutim, a arrijmë të merremi vesh apo jo këtë do ta shohim në proces, por sigurisht që procesi është me risk se po s'u morëm vesh nuk kalojmë dot asgjë, as lista të hapura, as numërim partiak, me të cilin ju duhet të bini dakord se i bie t'u themi atyre jashtë, ca bëmë me ju nuk vlen më se do të bëjmë me këta.

Ne jemi në një, nuk jemi në kushtet që kemi bërë ndonjë martesë, se ta dish (i thotë Murrizit) idenë e martesës sime me Lulin, nuk ka ndodhur, por një krushqi e kemi, të dyfishtë edhe me ata edhe me ju, që duhet ta bëjmë që të nxjerrim rezultatin nga salla se përndryshe ngelim pa asgjë se na bie e gjithë ajo që për të cilën jemi të interesuar, që nënkupton konsensus, por një produkt me standarde dhe që mundësisht të krijojë një klimë më të madhe besimi mes palëve.

Nëse ju më thoni që ne duam listat e hapura, heqjen e koalicioneve dhe ne duam që në komisione PD-ja dhe Basha mos ketë njerëz, atëherë po më thoni ta tmerrojmë Lulin nga e para dhe të mos kemi mundësi të bëjmë asgjë për ta kthyer lepurin e madh në formë luani në një mace që është aty, por jo aq agresive ta detyrojë të mendojë mos të hyjë në zgjedhje" tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:32
Rama: Ta mbyllim 'Zgjedhoren' me konsensus politik edhe pse produkt i njëanshëm, s’marr urdhra nga jeniçerët e Lulit

Kryeministri Rama tha se reformën zgjedhore duhet ta mbyllin me dinjitet institucional dhe frymë konsensusi politik, por  që nuk do të tolerojë asnjë kërcënim dhe se nuk do të marrë urdhra as nga PD dhe as nga opozita parlamentare.

"Sot të thuash që administrimi i më i sigurt zgjedhor është me parti politike është absurde. Jemi këtu për të dalë me dinjitet institucional nga kjo histori dhe për të dalë me një frymë konsensusi politik të mirëkuptuar nga populli shqiptar në radhë të parë.N nuk jemi për të marrë urdhra nga PD dhe as nga ju, jemi këtu për të bërë tonat, në mënyrë që produkti të mos jetë i njëanshëm. Produkti aktual ka shumë njëanshmëri e pranoj, në këto kushte opozita është e fragmentuar. Le ta bëjmë këtë proces me dinjitet, unë nuk marr urdhra nga jeniçerët e Lulit, jeni këtu për të ndryshimin dhe jo kërcënuar", tha Rama.

Ora 13:23
PD i bëri thirrje Kuvendit të votojë 'Zgjedhoren', Rama: Mos çoni ultimatume

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj Gazment Bardhit, që sot i kërkoi Kuvendit që të miratojë pa vonesë draftin e reformës zgjedhore."Ata të tjerët dërgojnë edhe ultimatume se cfarë duhet të bëjë Kuvendi. Nuk është nevoja për të vijuar me provokime nga jashtë apo brenda, atyre jashtë u them nuk keni tagër ti jepni urdhra këtij kuvendi. Kryetarit të kuvendit iu drejtua një urdhër nga sekretari i përgjithshëm i forcave jashtë kuvendit, por edhe unë jam zhgënjyer nga fjalia e fundit që ju keni firmosur, ku thuhet se Kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa asnjë ndryshim dhe pa kushte. Ju mblidheni atje, i fusni një firmë, tani marrë Kuvendi këtë letër dhe thjeshtë ta votojë" tha ai.

Ora 13:23
Rama tregon problemet e listave të hapura: Por nuk u druhem (VIDEO)

Opozita në parlament ka kushtëzuar votën për reformën zgjedhore me listat e hapura. Ndërkohë që Rudina Hajdari i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të shprehet nëse është pro apo jo ndryshimit të sistemit. Edi Rama tha se nuk u druhet listave të hapura, por listoi arsyet se përse është skeptik.

"Ju zonja Hajdari dhe Murrizit u takon një reflektim, që ne e kemi respektuar jo vetëm me fjalë por më të gjitha rregullat nismën  tuaj. Duhet të reflektoni që ky është një proces, që konsensusi duhet të provojë një rezultat për Shqipërinë, ku cdo palë duhet të bëjë koncesionet e veta. Ne jemi pala, që jo se na takon, por e kemi në vetëdije që të bëjmë më shumë koncesione më shumë se të tjerët, koncesione politike, jo për vepra publike. Ju e dini mendimin tim për listat e hapura, unë nuk besoj te efekti i tyre çudibërës, ashtu sikundër mendoj se e listat e hapura e ndërlikojnë administrimin e votës, sepse në procesin e administrimit, sidomos të numërimit, të gjithë atyre vagonëve të trenave të koalicioneve, më e pakta që mund të thuash është se nuk është e lehtë.

Tani po të llogarisësh listat e hapura dhe po të kthehemi të shohim sa zgjat numërimi sot me lista të mbyllura, nuk e di si mund të mbarojmë një numërim të kontestueshëm. Por jam dakord me ju me një pikë. Po është e vërtetë, opinioni publik ka një bindje të përgjithshme se listat e hapura janë zgjidhje e madhe për demokratizimin e përfaqësimit. Listat e mbyllura shihen si kasaforta të mistereve, sekreteve dhe të gjitha të këqijave, ashtu sikur besohet gabimisht se po u hapën listat, kryetarët do të jenë noterë, por nuk është kështu. Nuk i druhem listave të hapura.

Besoj që në këtë fazë na takon ta bëjmë një diskutim, a arrijmë të merremi vesh apo jo këtë do ta shohim në proces, por sigurisht që procesi është me risk se po s'u morëm vesh nuk kalojmë dot asgjë, as lista të hapura, as numërim partiak, me të cilin ju duhet të bini dakord se i bie t'u themi atyre jashtë, ca bëmë me ju nuk vlen më se do të bëjmë me këta. Ne jemi në një, nuk jemi në kushtet që kemi bërë ndonjë martesë, se ta dish (i thotë Murrizit) idenë e martesës sime me Lulin, nuk ka ndodhur, por një krushqi e kemi, të dyfishtë edhe me ata edhe me ju, që duhet ta bëjmë që të nxjerrim rezultatin nga salla se përndryshe ngelim pa asgjë se na bie e gjithë ajo që për të cilën jemi të interesuar, që nënkupton konsensus, por një produkt me standarde dhe që mundësisht të krijojë një klimë më të madhe besimi mes palëve. Nëse ju më thoni që ne duam listat e hapura, heqjen e koalicioneve dhe ne duam që në komisione PD-ja dhe Basha mos ketë njerëz, atëherë po më thoni ta tmerrojmë Lulin nga e para dhe të mos kemi mundësi të bëjmë asgjë për ta kthyer lepurin e madh në formë luani në një mace që është aty, por jo aq agresive ta detyrojë të mendojë mos të hyjë në zgjedhje" tha ai" tha ai.

Ora 13:15
Hajdari: Fol qartë për listat e hapura! Rama: Ju firmosët vetë, janë tre palë që duhet të merren vesh

Deputetja Rudina Hajdari i kërkoi kryeministri Edi Rama të flasë hapur nëse është pro ndryshimit të sistemit zgjedhor. "Ne duhet të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me lista hapura. Ne kemi marrë përsipër ata qytetarë që duan lista të hapura, janë plot 78% që i duan këto lista. Ky është një lajm i mirë që ky proces të ecë përpara që të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me lista të hapura. PS-ja të jetë e qartë nëse do të jetë pjesë e 10%, njerëzve që kanë degraduar Shqipërinë, si do të ecim përpara, do të jeni pjesë e këtyre 10%, apo do të bëheni pjesë e shqiptarëve dhe do i nderoni për të mbështetur hapjen e listave. Përmes mbështetjes që mund t'u japim sot shqiptarëve, u tregojmë se duam zhvillim, demokraci funksionale dhe një Shqipëri që të shkojë drejt BE-së. Edi Rama nëse sot do të jesh pjesë e asaj pakice do të jesh i humbur" tha ajo.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama i kujtoi Hajdarit se e firmosi vetë draftin për marrëveshjen. "Nuk do ishte e udhës të shpjegoj se kjo qasje nuk lidhet me faktin se nuk i kemi votat, se për të miratuar Kodin Zgjedhor kërkohet një shumicë e cilësuar, të cilën nuk e kemi në këtë Kuvend, por e sjell këtu këtë fakt, për të nënvizuar atë që besoj se ka qenë e qartë në vijën tonë të sjelljes, jo vetëm në fjalët tona, ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit, as aq më pak, rrugën e artimetikës sikundër për fat të keq edhe ju, jo sot, por më parë, edhe kolegu juaj Myslym Murrizi na kanë akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë apo pazar të Damianit me Oerdin, nënkupto timin me Lulin duke blerë vota. Sot konsensusi nuk është produkt i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshje mes vetëm dy palëve, ndërkohë që aktualisht janë tre palë, pavarësisht zonja Hajdari se ju e keni firmosur vetë marrëveshjen. Jo cdo palë mund të marrë gjithcka".

Ora 10:30
U shmang Komisioni i Reformës, Murrizi: Drafti i 'Zgjedhores' i njëanshëm, lëreni trafikun e votave

Seanca ka nisur me një paralajmërim dhe thirrje të kreut të grupit Demokrat Myslym Murrizi, se nuk do të lejojnë votimin e draftit të reformës zgjedhore në parlament. Murrizi afati i komisionit parlamentar të Reformës zgjedhore përfundoi në 30 qershor, ndërsa shumica e shmangi duke e dorëzuar draftin në Kuvend.

"Qenka dorëzuar një draft i njëanshëm. Nëse Ramës, Bashës, Metës apo Monikës që paratë e pista që u keni marrë shqiptarëve, mendoni të bëni një ligj me vota të trafikuara në Kuvend e keni gabim. Nuk do të arrini ta coni deri në fund, këtë gjellë qensh që gatuat do ua thellim syve. Unë jam anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ju garantoj se nuk do të merrni asnjë votë këtej. Lërini lojërat e pista. Nuk do u pijë ujë paratë, as ju, as vëllezërve tuaj që sorollaten ambasadave. Ndalni pazarin. 30 vite më parë u prishën kangjellat e ambasadave, 30 vite më pas ju vazhdoni, pinjollët e tyre, kërkojnë që të mbajnë shqiptarët peng" tha Murrizi.

Por kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi iu përgjigj duke thënë se drafti i dorëzuar ka marrë konsensusin e të gjitha palëve brenda dhe jashtë parlamentit. "Dy komente, kam  ditë që u kam njoftuar këtu në sallë, që në komisionit i ka mbaruar afati dhe ka përfunduar veprimtarinë, por kjo nuk do të thotë se çdo deputet të paraqesë nismë. Deputetë kanë sjellë një produkt mbi konsensusin. Nisma nuk është paraqitur në 12 të natës, por brenda orarit zyrtar, në orën 14:00 dhe është paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka lidhje komisioni" tha Ruçi.

Pas fjalës në foltore, Murrizi së bashku me Edmond Stojkun dhe Nimet Musain, bënë një prononcim për mediat edhe jashtë Kuvendit, ku ritheksuan edhe njëherë se nuk do të votojnë marrëveshjen për reformën zgjedhore pa u miratuar së bashku me ndryshimin e sistemit. "Sipas rregullores së Kuvendit, ndryshimet kushtetuese për hapjen e sistemit, ata që janë jashtë interesave të pazareve do të qëndrojnë fort me votat e tyre për të mos votuar asnjë arnim. Ne kemi kërkuar reformë të plotë zgjedhore, me lista të hapura dhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE-së" tha Murrizi. Ndërsa Stojku theksoi se "Aksioni opozitar ka një vit që ka nisur, është mbështetur nga tre grupet parlamentare, që kanë firmosur që në atë kohë listat e hapura, që garantojnë barazi të votës".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 02/07/2020 14:24

    hap listat votojm ke dum ne dhe jo partia o zotri

    Përgjigju
  • LORA: 02/07/2020 13:51

    Ne konkurimin per perfaqsimin e sovranitetit te popullit fuqine e zgjedhjes se njerezve e merr forca politike qe ka bere oferten me te pelqyer,,kurrsesi individet. Keta qe u shkelyne per listat e hapura e kane te sigurt noc-rrokun ne 2021,sepse vete jane produkt i listave te mbyllura. Po pse cirren e nduken prej "dashurise" per listat e hapura. Sepse jane ne mision per komplikimin e administrimit te procesit zgjedhor dhe krijimit te lloj-lloj alibive per deshtaket,,,,,dmth per destabilizimin e vendit.Ne esfel vafshin.

    Përgjigju
    • Banda PS PD LSI: 02/07/2020 14:43

      sa te shpifur jeni mi lora ju tifozat e partive ptuuuuuuuu

  • Kanan: 02/07/2020 13:31

    Sa me feike e ka mor burre. Hapi mo listat. Apo ka frike se humbet kontrollin e partise. Hajde hakde cbehet, mban dhe kreun e OSBE , futja kot.

    Përgjigju
    • Flutura: 02/07/2020 16:17

      O Kanan, edhe ne listat e hapura kandidatet i cakton partia or ti, ndryshe le te dale Murrizi e Hajdari e kushdo tjeter si i pavarur dhe e ka te sigurt fitoren..ose humbjen patjeter se qytetaret votojne programet e partive dhe jo perrallat e murrizave.

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara

E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara