Hajdari thirrje kolegëve një orë para takimit: Të mos mbyllim mbledhjen pa arritur konsensusin për zgjedhoren

Hajdari thirrje kolegëve një orë para takimit: Të mos mbyllim mbledhjen pa arritur konsensusin për zgjedhoren

1590756650_rudina.jpg

Rudina Hajdari, përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik të reformës zgjedhore, një orë para takimit që nis më 17:00  ditën e sotme ka bërë thirrje kolegëve që në këto pak orë që kanë mbetur nga afati i zgjedhores të vijojnë mbledhjen pa pushim deri në arritjen e një konsensusi mes palëve duke zgjidhur 4 çështjet kryesore atë të sistemit zgjedhor, teknologjisë në zgjedhje, administrata zgjedhore dhe kolegjin zgjedhor.

Hajdari shprehet se kjo reformë zgjedhore duhet të bëhet për të pasqyruar interesat e shqiptarëve dhe jo më të partive politike siç ka bërë në këto 30 vite.

"Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje:

Sistemin Zgjedhor;

Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve;

Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore;

Kolegjin Zgjedhor.

Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqiptarët, qartazi, sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura. Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar. Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat", shkruan Hajdari.


Lajmi kryesor:

S'ka 'tym të bardhë'! PD-LSI: PS saboton çdo propozim tonin! Gjiknuri: Teknologjia e administrata zgjedhore na ndajnë! Hajdari: S'kuptoj Bashën që do Ramën perandor


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen