Një ‘sulm masiv’ kibernetik duke përdorur virusin ‘ransoware’, që do thotë se hakerat kërkojnë para në këmbim të informacioneve të vjedhura, u zbulua sot nga ekipi i mbrojtjes së sigurisë kompjuterike në Itali, të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike. Teknikët e Agjencisë Kombëtarë kanë konstatuar tashmë ‘disa dhjetëra sisteme kombëtare, të sulmuara dhe kanë alarmuar subjektet, sistemet e të cilëve janë ekspozuar.’
Megjithatë, shpjegohet se ‘ka ende sisteme të ekspozuara, të pa kompromentuara, nga të cilat nuk është mundur që të gjurmohet se kush e ka kryer sulmin. Këto subjekte duhet të përditësojnë menjëherë sistemet e tyre. Sipas burimeve të Corriere, bëhet fjalë për krime të zakonshme kibernetike, të cila përdorin sistemin ‘ransomware’ për qëllime ekonomike dhe fitimprurëse.
Corriere Della Sera shkruan se nuk ka asnjë konfirmim për një lidhje mes këtij sulmi dhe problemeve të Tim, që u raportuan mëngjesin e të mërkurës.
Acea, kompania italiane e energjisë elektrike, ujit dhe gazit, u godit nga një sulm shumë i rëndë ‘ransomware’ të enjten, duke e bërë të vështirë rikthimin e operacioneve të plota. Sulmi i hakerëve po ndodh në shumë vende njëkohësisht.
Të parët që vunë re sulmin ishin francezët. Më pas, vala e sulmeve u zhvendos në vende të tjera, përfshirë Italinë. Tani për tani ka disa mijëra serverë të komprometuar në të gjithë botën, nga vendet evropiane si Franca, Finlanda dhe Italia, në Amerikën e Veriut, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Në Itali ka dhjetëra sulme që janë ndalur, por sipas analistëve ato janë të destinuara të rriten.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?
-
Po
19.5%
-
Jo
75.3%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 364
Lajme të tjera
-
Shqiptari humb jetën në kantierin e ndërtimit në Itali! Komuniteti vajton njeriun me zemër të madhe! Iku nga Shqipëria me varkë, në Asola ndërtoi shtëpinë me 600 bashkëatdhetarë
18 Prill, 14:41
-
Roma rinovon marrëveshjen me trajnerin Daniele De Rossi
18 Prill, 09:47
-
Testet e reja, mbrojtësi i Romës s'ka probleme në zemër
17 Prill, 20:36
-
E rëndë në Itali, 58-vjeçari shqiptar humb jetën vendin e punës! Bie nga skela e ndërtimit
17 Prill, 10:03
-
Futbollisti 26-vjeçar humbi jetën në fushë, në Itali nisin hetimet! I ati i sulmuesit: S'kishte as mjek e as ambulancë
16 Prill, 22:37
-
Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë
16 Prill, 19:07
-
Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona
16 Prill, 14:05
-
Marrëveshja për emigrantët, La Repubblica: Kampi nuk hapet më 20 maj, pritet të jetë gati rreth nëntorit! Kostot për Italinë 1 mld € për 5 vite
15 Prill, 07:42
-
VIDEO/ Frikë në Udinese - Roma, Ndicka ndjen dhimbje në gjoks dhe rrëzohet në fushë! Shtyhet ndeshja
14 Prill, 19:49
-
Itali/ Veliaj takon homologët e Veronës dhe Viçencës: Zgjerojmë bashkëpunimin për ‘Eco Tiranën’, së shpejti shërbime të reja në kryeqytet
14 Prill, 15:08
-
Borxhi 250 milionë euro, arabët i 'trokasin' Interit në derë! Zhang po negocion shitjen e klubit
13 Prill, 10:24
-
Itali/ Po kryente punime në një ndërtesë, 36-vjeçari shqiptar bie nga çatia dhe humb jetën
12 Prill, 21:20
Pra kto gjera nuk ndodhin vetem tek ne, ndodhin dhe jashte behen edhe filma. S.B
PërgjigjuPor me ndryshim nga ne, pas hakerimeve ne itali nuk fshihen iranianet apo ruset