Haklaj në Repolitix: Skenari i Berishës më 11 dhjetor, do shkojë të pushtojë selinë e PD-së! Bashën nuk e shkarkojnë dot

Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha do të jetë një miting politik dhe skenari i Berishës është që të shkojë në selinë blu dhe të pushtojë selinë. Kështu tha në emisionin Repolitix në Report Tv, ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj, i cili shtoi se nëse mësyn në seli do të quhet si rrëmbim i opozitës legjitime dhe grusht shteti. Nga ana tjetër, Haklaj shtoi se Lulzim Basha, me këtë datë do të organizojë festën e themelimit të PD-së. Haklaj tha se demokratët ta marrin vesh mirë, pasi Lulzim Basha nuk shkarkohet më 11 dhjetor.

'E di mirë Berisha se nuk bëhet dot kryetar i PD. Skenari është do mblidhemi në miting, do e nxjerrim Bashën nga selia e do të pushtojnë selinë e PD-së. Unë do të jem aty, më 11 kemi festën e PD-së se do bëjë festë në selinë e PD-së. Në të njëjtën ditë do të jetë edhe festa e Bashës dhe Kuvendi i Berishës. Berisha nuk mund ta thotë tani se unë do të bëj një Parti, Partia Konservatore Shqiptare. Partia Demokratike ka bërë një kongres të ligjshëm. PD e ka zgjedhur kryetarin me një anëtar me një votë edhe Berisha ka qenë pjesë e këtij procesi. Basha nuk shkarkohet me 11 dhjetor. Nëse mësyn në selinë e PD-së është rrëmbim i opozitës legjitime, është grusht shteti.'- tha Haklaj.

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura me 71 kryetarët e degëve, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Hoxha i veshjeve firmato, Elvis Naçi ‘bamirës’ edhe me familjaret e ti! E bija vesh bluzë 700 dollarë