Halimi: Vendimi për regjistrimin e
numrit, antikushtetues,s’ka privatësi

Halimi: Vendimi për regjistrimin e<br />numrit, antikushtetues,s’ka privatësi
Vendimi i qeverisë për regjistrimin e të dhënave të aparatit celular pranë kompanive celulare është kundërshtuar nga deputeti demokrat Eduard Halimi. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, deputeti Halimi thotë se ky është një vendin antidemokratik dhe antikushtetues, i cili sipas tij shtetëzon celularët dhe vendos kontroll në komunikimet elektronike.
 
Deputeti Halimi thekson se “ky është fundi i lirisë dhe privatësisë për qytetarët shqiptarë”.
 
Shkrimi i deputetit Halimi në "FB"
 
“Rama firmos: Dua IMEI e çdo celulari ne vend! Shtetëzon celularet dhe vendos kontroll ne komunikimet elektronike, perfshi rrjetet sociale. Vendim antieuropian, antidemokratik dhe antikushtetues
 
Kryeministri i territ informativ dhe kodit te heshtjes ka firmosur vendimin nr. 354, datë 4.6.2014 të Këshillit të Ministrave, ku ka kerkuar qe cdo qytetar brenda 15 diteve eshte i detyruar ti jape kompanise celulare te dhenat e aparatit personal celular, perfshi dhe numrin IMEI të tij (The International Mobile Station Equipment Identity, që është numër numri unik 15-shifror, që shërben për të identifikuar aparatet celulare).
 
Pas kesaj Rama urdheron qe te gjitha te dhenat e celulareve te shqiptareve, kompanite detyrohen tia dorezojne ministrit te tij te financave i cili do te ngreje nje server (njëlloj si serverin e tatimeve)!!! Pas kesaj Rama urdheron qe gjithe serveri ti vihet ne dispozicion atij, policise se shtetit, ministrit te brendeshem e keshtu me rradhe. (Shihni pikat, 2, 6 dhe 7 të Kreut I, si dhe Kreun II te VKM 354/2014 me firmen e Edi Rames).
 
Ky eshte fundi i lirise se komunikimit dhe te te drejtave personale ne vend, fundi i Privacy per cdo qytetar ne kete vend.
 
Pa ligj, pas asnje te drejte, ne shkelje te plote te neneve 17, 35 dhe 36 të Kushtetutes se vendit, dhe nenit 8 të Konventes Europiane te të Drejtave te Njeriut, Rama kerkon te kete ne posedim te dhenat private të cdo qytetari te vendit, duke përfshirë vendndodhjen, bisedat telefonike, sms, mms, viber, bbm, ëhatsapp, facebook, tëiter, pra gjithcka.
 
Vendimi nese zbatohet shkaterron perfundimisht të drejtën për privacy dhe mbrojtjen e të dhënave personale per cdo qytetar, sepse ai vete, cdo zyrtar i tij, ashtu sic vodhen te dhenat nga serveri i tatimeve, mund te vjedhin gjithcka tonen, gjithcka tuajen, gjithcka private, duke i shtetëzuar ato dhe duke i përdorur për qëllime të kundërligjshme. Kështu, Republika e Shqipërisë kthehet ne oligarki dhe oligarku ka ne dore cdo gje.
 
Kjo iniciativë dhe ky njeri eshte i rrezikshem per vendin, dhe duhet ndalur!
4 muaj me pare, Gjykata Europiane e Drejtesise ne Luxenburg ka nxjerre nje vendim të datës 08.04.2014 per te mos lejuar qe servera te tille te mbajne te dhena personale, sepse marrja e IMEIT nga institucionet shtetërore cenon te drejten per jete private dhe të dhënat personale te qytetareve. Shihni vendimin për cështjen C-293/12 dhe C-594/12, datë 08.04.2014 të Gjykatës Europiane të Drejtësisë në Luxenburg.
 
Ky vendim eshte shtetezim i telefonise mobile, eshte shtetezim i komunikimeve elektronike, është shtetëzim i cdo gjëje private, është shtetëzim i facebook-ut, Instragramit dhe gjithckaje. Kufizime te te drejtave mund te behen vetem me ligj dhe ne propocion me rrezikun, dhe kete e vendos vetem nje organ i pavarur, gjykatat!
 
Rama po shmang gjykatat dhe prokurorine, duke kërkuar që te kete nen zoterim gjithcka tonën private nëpërmjet një pushtetit të pakufishëm.
 
Nuk di nese kompanite celulare në Shqipëri do ti binden nje cmendurie te tille dhe skzofrenie politike per pushtet të Kryeministri Rama, duke cenuar haptazi detyrimin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve të tyre, por dua të kujtoj se kompanite meme te tyre, ne Londer apo Berlin, e kanë të ndaluar ta bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, unë jam i bindur se te pakten ju miqte e mi ne faqe, 48.000 nuk duhet ti bindeni! Jo sepse vendimi antikushtetues eshte marrë nga kundershtari im politik, por sepse e drejta, ligji, Kushtetuta, Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut, eshte me ju kete rradhe dhe nuk duhet te lejoni askend t’ju vere nen kontroll lirine, privatësinë dhe të dhënat tuaja personale, per te cilen eshte derdhur gjak ne kete vend dhe qe sot po vihet ne diskutim nga ky oligark!
 
Ne do e cojme ne Gjykate Kushtetuese sot, dhe presim nje vendim drejtesie, por doja dhe mendimin tuaj ne lidhje me kete nisme.
Së bashku duhet të mbajmë parasysh se Rama eshte i rrezikshem dhe duhet ndalur. Deri atehere, mos lejoni askend t’ju preke te drejtat tuaja themelore, lirine tuaj te komunikimit. ASKEND! Askush nuk duhet t’i bindet vendimeve antieuropiane, antidemokratike dhe totalitare te ketij njeriu qe demokracine po e shndërron ne gangokraci.
 
E drejta eshte me ju!”, shkruan deputeti Halimi në rrjetin social “Facebook”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht