Hani një herë në javë oriz të zi dhe nuk do e besoni çfarë do ndodhë me trupin tuaj

Hani një herë në javë oriz të zi dhe nuk do e besoni çfarë do ndodhë me trupin tuaj

Oriz i zi, i njohur edhe si orizi i ndaluar, është mbjellë që në lashtësi dhe përfitimet e tij shëndetësore njihen prej shekujsh. Ky ushqim shtrohej vetëm në tryezën e mbretërve, por sot gjendet gjerësisht edhe në tregun masiv.

 Ndonëse orizi i zi nuk është aq popullor sa orizi i bardhë, ai ka jo pak përfitime mbresëlënëse shëndetësore. Këto të fundit përfshijnë përmirësimin e shëndetit të zemrës, përmirësimin e shëndetit të aparatit tretës, parandalimin e diabetit etj.

1. Forcon sistemin imunitar

Oriz i zi është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë trupin të luftojë dëmtimin e radikaleve të lira, të përmirësojë funksionin e trurit, të zvogëlojë inflamacionin dhe madje të ndihmojë në mbrojtjen kundër qelizave të këqija.

2. Mbron zemrën

Studimet kanë treguar se përfitimet shëndetësore të orizit të zi përfshijnë përmirësimin e shëndetit të zemrës. Oriz i zi ul rrezikun e formimit të pllakave në arterie dhe ndihmon në parandalimin e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru. Ky oriz gjithashtu përmban phytokimikate që punojnë për të mbajtur në nivele optimale kolesterolin.

3. Detoksifikon Trupin

Studimet kanë treguar se ngrënia e orizit të zi mund të ndihmojë në pastrimin e trupit nga toksina. Antioksidantët në orizin e zi punojnë për të reduktuar stresin oksidativ , të pastrojë mëlçinë dhe arteriet.

4. Shëndeti Digestiv

Fibrat që gjenden me shumicë në kokrrat e orizit të zi ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut, fryrjes dhe problemeve të tjera të tretjes. 

5. Ndihmon në parandalimin e diabetit

Duke ngrënë orizin e zi ju ngadalësoni përthithjen e sheqerit në gjak, duke reduktuar kështu rrezikun e për t’u prekur nga diabeti dhe mbajtjen e niveleve të duhura  të sheqerit në gjak.Hulumtimet kanë treguar se ky varietet  mund të ndihmojnë në parandalimin e rezistencës ndaj insulinës. Rezistenca e insulinës rrit gjithashtu rrezikun e obezitetit./Living

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë