Hap pus pa leje për lavazh 3 javë pas tërmetit dhe bie në 20 metra thellësi, zjarrfikëset shpëtojnë burrin në Tiranë (VIDEO)

TIRANË - Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrit me vonesë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndërsa argumentoi se arsyeja ishte e veçantë. Një burrë në zonën e Farkës, mbi Selitë, kishte rënë në një pus, të cilin po e hapte pas leje, tre javë pas tërmetit. Një fazë kur sa të mbarojnë pas goditjet nuk duhet bërë asnjë gërmim. Të gjitha forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe grupet e emergjencës ishin në Farkë ku bënë të mundur nxjerrjen e burrit nga pusi të cilin po e hapte për lavazh.

"Faleminderit ekipeve të Zjarrfikësve që hynë ta gjejnë e tërheqin nga pusi, dhe Urgjencës ERA, që shpëtuan jetën e qytetarit! Por para se te themi "ku o shteti" ta kemi të qartë që nuk ka shtet në botë që të ketë 500 mijë policë që ruajnë 500 mijë banorë në një qytet me 1 milion veta!

Nuk mësojmë asgjë nga historia. Të gjitha ekipet e zjarrfikëseve dhe të emergjencës ishin  në Farkë, mbi Selitë, për të nxjerrë një burrë, bënte pus pa leje, pas tërmetit. I këputet litari 20 e ca metra thellë, asfiksohet. Aty shpërngulet e  gjithë zjarrfikësja e Tiranës, gjithë emergjencat, të futen me litar, të oskigjenohet, t'i lidhet qafa, t'i kapet shtylla kurrizore për ta nxjerrë...pa mbushur akoma 3 javë tërmeti. Shyqyr shpëtoi, e të shkuara. Por çfarë duhet të ndodhë në këtë vend, që ne të zëmë mend? Sa duhet të kemi 500 mijë policë për të ruajtur 500 vetë? Çdo njeri një polic? Nuk ja dalim dot, nuk ka vend që ja del. Hajde po e shtojmë policinë bashkiake, por sa do e shtojmë, se i bie mos të bëjmë asnjë investim, vetëm të vëmë njerëz të ruajnë njerëz. Kur do zëmë mend? Nuk bëhet!", tha Veliaj në nisje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit