Hapen pika vaksinimi në Universitete, Rama u kujton studentëve: Vaksinimi i detyrueshëm, një garanci më shumë për një vit akademik më të mirë

Hapen pika vaksinimi në Universitete, Rama u kujton studentëve: Vaksinimi i detyrueshëm, një garanci më shumë për një vit akademik më të mirë

Pikë vaksinimi në Universitete

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka rikujtuar edhe një herë të gjithë studentëve që të futen në auditorë këtë vit të ri akademik do të duhet të jenë të gjithë të vaksinuar. Për këtë arsye, janë ngritur pika vaksinimi në çdo universitet të vendit. Rama shkruan se kjo është një garanci më shumë për të vit shkollorë për të sigurt.

“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

11 tetori shënon edhe fillimin e vitit të ri akademik, ndërkohë që edhe ministrja e Arsimit, u bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve që këtë muaj ta shfrytëzojnë për vaksinimin anti-COVID me qëllim rikthimin sa më parë normalitetit dhe jetës akademike në auditorët e universiteteve. Mbi 700 mijë qytetarë deri më tani kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID në Shqipëri. Sakaq sot 6 qytetar kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID -19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë shënuar 780 raste të reja.

 

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:35
Mjekët turq dhe shqiptarë në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, apel qytetarëve: Vaksinohuni kundër COVID, mbroni veten dhe të afërmit

 

Mjekët turq dhe ata shqiptarë në Spitalin Memorial të Fierit, nëpërmjet një video mesazhi i janë drejtuar qytetarëve duke i bërë apel të vaksinohen kundër COVID-19.

“Dy vitet e fundit për shkak të COVID-19 e gjithë bota po haset me probleme shëndetësore. Për ta shmangur këtë kemi një zgjidhje në dorë. Vaksinimi. Ju lutem të vaksinohemi”, thotë një mjeke për ATSH.

“Për të marrë frymë të lirë ju lutem të vaksinoheni”, shprehet një tjetër.

 “Nëse nuk jeni të vaksinuar ndaj COVID-19 mos u vononi më ta bëni. Bëjini të dyja dozat. Mos mendoni se jeni të rinj dhe e kaloni lehtë. Pasi të vaksinoheni do të mbroni jo vetëm veten tuaj, por edhe të afërmit, të moshuarit. Vendi juaj i punës do të jetë më i sigurt. Jeta juaj po ashtu. Ju do të keni lirinë për të udhëtuar kudo”, tha një tjetër mjek turk.

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin