Pas 7 muajsh, rihapen kinematë në përputhje me protokollet COVID

Pas 7 muajsh, rihapen kinematë në përputhje me protokollet COVID

Foto ilustruese

Pas 7 muajve kinematë do të hapen sipas protokolleve për Covid-19. Urdhëri është firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe është publikuar në fletoren zyrtare dhe do të hyjë në fuqi menjëherë.

Kinematë qëndruan të mbyllura për 7 muaj që prej fillimit të pandemisë për shkak të grumbullimit të njerëzve dhe qëndrimit të tyre në ambiente të mbyllura.

Edhe pse qeveria filloi hapjen e bizneseve dhe aktiviteteve hap pas hapi, kinemave duket se u erdhi radha pas 7 muajsh.

Ky vendim vjen një ditë përpara se të hyjë në fuqi dhe urdhëri për mbajtjen e detyruar të maskave ku ajo do të jetë pjesë edhe e protokollit në ambientet e kinemasë.

Që prej datës 29 mars kinematë u mbyllën për shkak se bënin pjesë në aktivitetet me rrezikshmëri për përhapjen e infeksionit të COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë do të publikojë më vonë dhe të gjithë protokollin që do të ndiqet nga kinematë për të ulur sa më shumë rrezikshmërinë e përhapjes së koronavirusit.

Vendimi në Fletoren Zyrtare

URDHËROJ: Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:

1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.

2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik  për  parandalimin e përhapjes  së  infeksionit COVID-19.

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

E.M./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë