Hapet ankandi për parkun fotovoltaik në Karavasta, Balluku: Investimi deri në 100 mln euro

TIRANË- Është hapur sot ankandi për ndërtimin e parkut Fotovoltaik në Karavasta, i cili pritet të ketë një ndikim të madh në ekonominë e vendit dhe sidomos në prodhimin e energjisë  së rinovueshme të pastër nga dielli. Hapja e ankandit si dhe procedura që do të ndiqet deri në nënshkrimin e kontratës janë bërë të ditura nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila shtoi se pritet të ketë konkurrentë të huaj.

“Sot me datë 20 janar kemi shpalljen zyrtare të ankandit. Dhe lidhja e kontratës parashikohet në 8 maj 2020. Do të fitojë oferta më e ulët pra fituesi do të jetë ai që do të ofertojë për çmimin e rregulluar me ofertën më të ulët”, tha Ministrja Balluku.

Parku fotovoltaik që do të ndërtohet pranë Lagunës së Karavastasë do të shtrihet në dy bashki dhe do të ketë kapacitet prodhimi deri në 140 megavat.

“Duke i garantuar shtetit shqiptar një prodhim vendas me çmime të ulta deri në 70MË, dhe kapaciteti është 140 MË. Sipërfaqja në total e shtrirë në këto dy bashki Fier dhe Divjakë është 198 hektarë. Është një investim që arrin në shifrën e 100 milionë eurove”, pohoi Balluku.

Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me BERZH kanë hartuar edhe paketën e plotë, të këtij ankandi ku përfshihet leja e zhvillimit, ajo mjedisore, kushtet teknike si dhe shitja e energjisë së prodhuar.

“Parku fotovoltaik është më i madhi i ndërtuar. Ka kapacitet 140 më që është i ndarë 70 më për prodhim në treg të lirë dhe 70 megavat me çmimin e rregulluar. Çmimi i rregulluar do të zgjasë për 15 vite dhe sigurisht do të blihet nga operatori i shpërndarjes. Nuk do të kemi një fazë negocimi mes OSHEE-së dhe ftuesit të garës të ankandit, pasi kontrata është pjesë e dokumentacionit të këtij ankandi”, shtoi ministrja.

Energjia e rinovueshme dhe diversifikimi i burimeve të energjisë është një nga hapat që po ndjek ministria e Infrastrukturës për të rritur prodhimin energjetik dhe për të ulur importin nga jashtë. Balluku theksoi se deri më tani vendi është varur nga prodhimi i hidrocentraleve por mungesa e shirave ka dhënë ndikim negativ në buxhet. Ndërtimi i parkut në Divjakë është më i madh në vend, dhe renditet i dyti pasi në 2018 u hap gara për Parkun e Akërnisë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 20/01/2020 18:53

    Dizervifikomi i burimeve energjetike eshte hapi me i domosdishem per mbarevajthen e ekonomise ,por duhet te dime eshte investim publk ku investitori nderton per llogari te shtetit apo eshte PPP . Po qe se eshte ndertim publik i sigurte se do jete rentabel por me PPP them se do rrisi koston. MEI gjithashtu duhet te lejoj KESHin te ndertoj pasqyrat fotovoltaitike ne siperfaqet e bazenwve te hidrocentraleve . Praktika me TECin e Vlores qe eshte krim ekonomik i pa denuar nga drejtesia nuk dihet te ndodh.

    Përgjigju
  • vali: 20/01/2020 17:46

    MOS I ZINI tokat bujqesore me pasqyra mor maskarenj,,divjaka duhet te mbillet me produkte bujqesore,,keto fotovoltaiket vendosini ne toka te varfra apo ne male....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza