Hapet gara e ekipeve shqiptare për Europën pa Skënderbeun

Hapet gara e ekipeve shqiptare për Europën pa Skënderbeun

Dënimi i Skënderbeut nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, për ta përjashtuar për 10 vite nga kompeticionet europiane klubin korçar, ka rihapur garën në Superiore. Tashmë “lufta” bëhet për vendin e dytë, që të çon në Champions League. Kukësi gjendet në vendin e dytë në kampionat, me 45 pikë.

Më pas, me spostimin e vendeve të Europa Leagues, i bie që vendi i tretë dhe i katërt në kampionat, të sigurojë një vend për në kupat e Europës. Laçi, Partizani, Flamurtari e Luftëtari gjenden shumë pranë njëra-tjetrës, me vetëm 5 pikë diferencë, dhe lufta shihet shumë e egër mes 4 skuadrave për 2 pozicione.

Por edhe te fituesi i Kupës së Shqipërisë ka garë tjetër. Skënderbeu është shortuar me Flamurtarin në gjysmëfinale, ndërsa Laçi me Kukësin. Duke përjashtuar tashmë ekipin korçar për Europën, 3 ekipet e tjera të Kupës garojnë edhe në kampionat për një vend në Europë.

Kështu, me shumë gjasa do të kemi edhe vendin e pestë në kampionat që do të marrë pjesën në Europa League. Përpos këtyre llogarive, për sezonin e ardhshëm mund të kemi konfigurim të Superiores, ku Skënderbeu, duke u përjashtuar me 10 vjet nga Europa, me siguri do të dënohet edhe me rrëzim në kategoritë inferiore.


Lajmi kryesor:

Trukimet e ndeshjeve, UEFA 'djeg' Skënderbeun, FSHF i del në mbrojtje


/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Drejt përfundimit ‘Veliera’ në Durrës, pritet të jetë gati para qershorit! Rama: Këtu të bëjmë festën e fëmijëve

Drejt përfundimit ‘Veliera’ në Durrës, pritet të jetë gati para qershorit! Rama: Këtu të bëjmë festën e fëmijëve