Hapet humnerë në mes të qytetit, 'gëlltit' një kamion

Në Casoria, qytezë në Napoli, një humnerë e madhe ka 'gëlltitur' një kamion plehrash.

Dhjetëra metra e gjerë dhe po aq e thellë, humnera që u hap papritur, nuk mund të shmangej nga një kamionist i një makine plehrash, i cili me gjithë makinë ra brenda, por që fatmirësisht nuk ka pësuar dëme serioze. Ai u nxorr prej gropës së thellë prej ekipeve të shpëtimit dhe tani ndodhet I shtruar në spital.

Menjëherë nga forcat e rendit u pezullua trafiku, forcat zjarrfikëse evakuuan shtatë ndërtesa si dhe u bë ndërprerja e energjisë elektrike pasi në zonë kishte një erë të fortë gazi.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?

Komento

Komente

  • Luli: 02/07/2019 02:38

    Mallkim per fatkeqesite qe I bejne botes...

    Përgjigju
    • Dashi: 05/07/2019 09:14

      Kur nuk hapet nje te parlamenti jone.



×

Lajmi i fundit

John

I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë