Hapet kantieri më i madh në Tiranë i rindërtimit! Rama thumbon kundërshtarët: S'jemi si këta që për njerëzit mendojnë kasolle, vetë me vila në det e kodër

TIRANË- Kjo e premte (30 tetor) ka shënuar një hap shumë të rëndësishëm në fazën e rindërtimit, ku është hapur kantieri i lagjes së parë të Tiranës. Kjo lagje e re do të jetë e lokalizuar në "5 Maj" dhe është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri. Atu do të strehohen 11 mijë banorë të cilët kanë mbetur në qiell të hapur pasi banesa e tyre është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalët së tij nuk i ka kursyer thumbat për kundërshtarët.

"Ne mendojmë për të ardhmen", tha Rama, duke theksuar se shtëpitë që do të rindërtohen do të jetë të forta dhe cilësore, dhe jo siç kanë bërë paraardhësit e tij.

"Do të përballemi me armikun e padukshëm për të garantuar të gjitha, shkurtët, aparatura dhe medikamente dhe do të përballemi edhe me të ardhmen për të cilën do të mendojmë edhe kur rindërtojmë, se nuk rindërtojmë sa për të futur njerëzit në kasolle, si ata që kanë vila në seri sa pranë detit e kodrës, ndërsa për njerëzit mjaftohen duke imagjinuar kotece dhe geto. Do të përballemi edhe sfidën për t'u ndarë nga kodra e plehrave, do të përballemi edhe me nevojën e Tiranës dhe Durrësit për të zhvilluar infrastrukturës", tha Rama.

Një përgjigje ka pasur edhe për kryedemokratin Lulzim Basha që e akuzoi se po bën "terrorizëm shtetëror". "Terrorizëm shtetëror kaq shumë janë konsumuar fjalët ekstreme sa janë kthyer në groteske, përdoren fjalë që kanë humbur kuptimin, ka të drejtë populli kur thotë po të flesh me qenin, do gdhihen me pleshta", tha Rama.

Ai shtoi se deri më tani gjithçka që është bërë më tani për procesin e rindërtimit ëhstë bërë nga buxheti i shtetit, dhe jo nga fondet e marra nga konferenca e rindërtimit. Kjo sepse nuk kanë përfunduar ende procedurat, shtoi ai, ku theksoi se mënyra se si do të shpenzohen do të monitorohet nga vetë shtetet. "Nuk është bërë akoma viti, ndërkohë ne kemi vënë në dispozicion një fond masiv, gjithçka që shihni sot është nga buxheti i shtetit, asnjë kokërr leku akoma nga pjesa tjetër që është një pjesë e konsiderueshme, për arsye të procedurave, nuk kemi marrë asnjë kokërr leku", përfundoi ai.

VIDEO/Ceremonia e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Rama: Shumë shpejt do të nis puna për ndërtimin e Teatrit Kombëtar...pavarësisht lehjeve të tyre që janë shumë të larta

1604053606_erama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e Teatrit Kombëtar në po të njëjtin truall.

"Shumë shpejt do të fillojë Teatri Kombëtar në atë truall, dhe siç ndodh me punët tona kur të mbyllen ato do të flasin vetë, por ndërkohë që punohet ne do flasim se decibeli i lehjeve të tyre janë në nivele të larta dhe ne do të flasim për të ndihmuar të gjithë që të kuptojnë të vërteta të thjeshta që faktet të mos shkelen me këmbë", tha Rama.

Ora 12:01
'Po bën terrorizëm shtetëror'/ Rama-Bashës: S'thotë kot populli që po të flesh me qenin, do gdhihesh me pleshta

Nga kantieri në lagjen "5 Maji", kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me akuzën që i bëri ditën e djeshme duke thënë se po bën "terrorizëm shtetëror".

"Terrorizëm shtetëror kaq shumë janë konsumuar fjalët ekstreme sa janë kthyer në groteske, përdoren fjalë që kanë humbur kuptimin, ka të drejtë populli kur thotë po të flesh me qenin, do gdhihen me pleshta, se do të shohësh lart, prap se prap është e pamundur që të mos spërkasin me llumin e tyre, por s'kemi ç'bëmë", tha Rama.

Ora 11:55
Rindërtimi/ Rama- opozitës: Të gjitha me lekët e shtetit, akoma s'janë marrë fondet nga Konferenca e Rindërtimit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani të gjitha punët e bëra për rindërtimit janë me fondet e buxhetit të shtetit dhe jo paratë e marra dhe shtet e tjera në Konferencën e Donatorëve. Mbi të gjitha ai ka theksuar se shpenzimi i atyre parave do të monitorohet nga ata vetë.

"Nuk është bërë akoma viti, ndërkohë ne kemi vënë në dispozicion një fond masiv, gjithçka që shihni sot është nga buxheti i shtetit, asnjë kokërr leku akoma nga pjesa tjetër që është një pjesë e konsiderueshme, për arsye të procedurave, nuk kemi marrë asnjë kokërr leku. Tërmeti në Itali që në 2009 dhe akoma flitet për fillimin e shumë kantiereve se janë procese shumë të komplikuara, ne sot kemi ardhur këtu, por sot nuk ka nisur puna", tha Rama.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A vijojnë shqiptarët të mos jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun nga Covid-19?

Komento

Komente

  • Edmond Pelingu: 31/10/2020 15:35

    O komentues partiak ktheni koken mbraps dhe kujtoni tiranen dhe shwiprin e viteve 2ooo si ishte dhe shqiprin si e la komunisti dhe shqiprin shikojeni ne jutub dhe pastaj flismi shikojeni po deshet edhe nga 2005 dhe tani.rrofshin shqitaret dhe shwipria se me mir do behemi

    Përgjigju
  • Mashtrusi: 31/10/2020 03:37

    Po pse more mashtrus ti ku e ke ba shpin per veten Tate Apo je ne kasolle si populli i thjesht Apo je

    Përgjigju
  • vera: 31/10/2020 00:24

    Edi rama po deshe te marresh vota ne tirane duhet ta besh teatrin ku ishte dhe sic ishte ,,,ndryshe do marresh gishtin e mesit...

    Përgjigju
  • Refugjati: 30/10/2020 17:29

    Per shume njerez qe Kane humbur shtepite dhe flene neper cadra kjo shfaqje me korografi te sajuar mire te le pershtypje se Po ndertohen pallate FROUD AND CORAPTION GOVERMENT EVERYTHING IS ABOUT ELECTION te shqetesuar per te fituar raundin e trete

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/10/2020 17:06

    Në termet e fatkeqësi tj nuk ka në dhe ata/ato por të gjithë jemi bashk o Edi Rama! Mos se përqarja nuk na bën mirë as si komb e as si shtet...!

    Përgjigju
  • Rita: 30/10/2020 16:04

    Invece de guardare cantieri devono controllare ospedali e un vergognoso pagare un dottore che ti opera in ospedale nene teresa tirane non e privato 150 di nascosto e pagare infermieri e poliziotti che stanno gli fuori per darti entrare in reparto e un vergognoso queto deve vedere Edi Rama infermieri che dormono gli chiami dicono dobbiamo dormire se hai i soldi ti vengono la pulizia dentro le stanze sporche vergognatevi

    Përgjigju
  • Marghe: 30/10/2020 15:56

    Io penso invece di aprire cantieri devono controllare le ospedali i servizi la pulizia un medico che opera prende un stipendio pure di nascosto prende 150euro ogni volta che si fa un intervento più devi dare i soldi al poliziotto che sta fuori perché non ti dà entrare in ospedale a nene teresa tirane ci sono delle cose vergognose ti trattano male io penso che questo dev'essere Edi Rama se stai male non ti vedono se non hai i soldi ma si aproffitano i dottori infermieri e quelle che fanno le pulizie ci sono anziani con la piccola pensione devonno pagare di nascosto i Dottori e infermieri per fare un flebo in quello reparto che ho visto delle cose vergognose in Albania infermieri solo dormono quando gli chiami x sta male rispondono non muori questo e albania io non do il voto e non si permettono di parlare male dei sanità Italiana e male che Italia non ha fatto niente devi pagare kemio e non ti dicono cosa ti mettono dentro invece in ospedale italiano kemio non lo paghiamo e dottori sono presenti invece in ospedale a nene Teresa Tirana i dottori vogliono solo i soldi perché non gli basta stipendio vergogna

    Përgjigju
  • sapa: 30/10/2020 14:35

    Ka dhe paturpesine qe te thote :sjemi si keta me vila ne det e ne koder!Po per cfare vjen nje mazhorance ne pushtet?per te treguar se sa kane vjedhur ata qe duhen ne burg por ska kush i fut?hajde palaco hajde!je aty per te bere shtet o legen dhe ke shtate vjet qe vetem tregon se sa kane vjedhur te tjeret!keshtu eshte kur je hajdut vete dhe nuk ke te drejte morale te denosh hajdutet tjere!

    Përgjigju
  • Free: 30/10/2020 13:50

    Bravo nga nje shpi ne kater ne populli nje shtepi 5 veta do na jepet me kismet nje e vogel per pleqte. bravo Lali paska dal me qarin se i beri dokumentat me mik.

    Përgjigju
  • Qaniu: 30/10/2020 12:53

    Propoganda e Rames me kujton Berishen 92-96. Me foltore neper Shqiperi, fshatra e qytete. Dhe duhet ta degjonim zhurmuesin para, gjate e pas lajmeve! Kemi pare lider neper bote qe flasin e ke qef ti degjos perdite, si Obama psh. Por te degjosh te tille njerez shterp pa edukimin e duhur dhe sensin e mases apo te moralit, eshte ndotese. Koncepti i punes qe keto pseudo lider japin eshte ai permes rruges, si realizmi socialist. Duke folur per punet ne rruge, batuta ne rruge, ndertuar ne rruge. Si kryeministri edhe kreu i bashkise Tirane. Taksapagusit u paguajne te rrini te pakten 8 ore ne zyren e puneve. E jo verdalloseni e na mbushni mendjen ca do beni.

    Përgjigju
    • Taras Bulba: 30/10/2020 17:44

      Hani nje mut te madhe ju qe keni shkruar or Cecene ose Alpine se ndoshta ju vjen me mire

    • Endri: 30/10/2020 13:52

      Rama ndryshe nga Salehi punet po i ben (ngadale) por po i çon deri ne fund

    • Turi: 30/10/2020 13:21

      Ke te drejte o Qani na vin per te vjelle ja kaloj dhe Saliut ky nuk hapim dot tv se te fel perpara Rama do q.r rraca te gjitheve aty ne parlament se tallen me popullin dhe nga ana tjeter vjedhin miliona € pushtat



×

Lajmi i fundit

John

OBSH: Duhen më shumë të dhëna për vaksinat anti-Covid, SHBA tejkalon 13 milion të infektuar