Hapet Kinemaja 'Agimi', si hapësira më e re e artit në Tiranë, Veliaj: Do shërbejë për shumë aktivitete kulturore dhe artistike

Qendra e Artit “Agimi” është hapësira më e re e artit në Tiranë. Kinemaja, ndër më të vjetrat në Tiranë, është rijetësuar falë ndërhyrjes së Agjencisë së Industrisë Kreative të Bashkisë së Tiranës dhe do të shërbejë jo vetëm për shfaqjen e filmave, në mbështetje të kineastëve shqiptarë, por do të mirëpresë edhe aktivitete e ngjarje të tjera kulturore.

Në ceremoninë hapëse të kinemasë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur që kjo qendër e re arti i shtohet kryeqytetit dhe shtoi se, ashtu si bibliotekat, edhe kinematë po kthehen në hapësira multifunksionale. Ai nënvizoi se qendra e re ‘Agimi’ do të jetë e hapur në shtatë ditë të javës e po ashtu do të shërbejë për çdo event kulturor në Tiranë. 

“Njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë, ndryshe bashkia do të ishte bukëpjekësja më e madhe; por, njerëzit jetojnë edhe me art, me kulturë, me film, me teatër. E di që për shumë prej këtyre projekteve kemi pasur shumë, shumë debate, por detyra ime nuk është të marr vendime që iu pëlqejnë të gjithëve, detyra ime është të marr vendime që iu shërbejnë të gjithëve. E di që ka ende një pjesë të njerëzve që mund të jenë të mërzitur me mua për Teatrin, por javën tjetër ne do hapim themelet e Teatrit të Ri. Për gjëra që e kishin statusin monument kulture, siç ishin “Shtëpia e Libohovitëve” apo “Sarajet e Toptanasve”, i shpronësuam do ua kthejmë publikut,” tha Veliaj. 

Ai shtoi Gjithashtu, se në shtator do të jetë plotësisht funksionale edhe Piramida, e cila po ashtu ka hapësira edhe për kulturën dhe artin.

“Për Piramidën do të shfrytëzojmë gjithë verën për ta plotësuar me pajisje teknologjike - servera, kompjutera - pra, edhe aty do të kemi disa salla të ngjashme. Nëse në fund të këtij misioni, bashkë me Elvën e me bashkëpunimet tona që kemi nëpër qytet, i lëmë qytetit këtë lloj akupunture, si “Shtëpia Kadare”, “Reja”, “Toptanët”, “Libohovitët”, salla e Akademisë, që pritet të hapet së shpejti, Piramida, Teatri, Galeria, Teatri i Vjetër i Kukullave, them se i kemi dhënë këtij qyteti një pajë që do jetë për gjenerata,” e mbylli Veliaj fjalën e tij. 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se do të jetë një ndër frekuentueset më të rregullta të kinemasë.

“Këtu ne jemi rritur si fëmijë, luanim nëpër oborret e pallateve këtu afër, dhe më vjen mirë mbi të gjitha që e keni sjellë në këtë formulë të re që është një derë e hapur për të gjithë ata që duan të përqafojnë artin dhe kulturën, për të gjithë ata të cilët duan të shijojnë edhe pse jo të zbresin shkallët e pallatit dhe të vijnë këtu të shijojnë një film të bukur dhe unë gjithashtu dhe jo vetëm si ministre, por edhe si banore e kësaj lagjeje, i jam shumë falënderuese Erionit që na ka dhënë këtë hapësirë,” u shpreh ministrja.

Ashtu si Qendra e Artit “Agimi”, Bashkia e Tiranës po punon për rijetësimin e kinemave të tjera, ku projekti i radhës është Kinemaja “Maks Velo”, e cila pasi ka kaluar fazën e restaurimit pritet, që tashmë të kthehet po ashtu në një hapësirë të re arti në kryeqytet.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/06/2023 04:20

    /Agimi/ ka qene kinemaja ku na shpinte te organizuar shkolla zakonisht kur ishim ne 8-vjecare,sepse e kishim shume afer.Me vjen mire qe e restauruan dhe e rivune ne funksionin origjinal qe kishte.Por tani qe po shoh ambientet e brendshme,ashtu sic do gje tjeter qe lidhet me femijerine, me duket shume e vogel.Nje rast te vecante dua t'a permend lidhur me /Agimin/.Me kujtohet qe nje here na cuan atje te shikonim /Skenderbeun/,nuk me kujtohet nese ishte kjo ngjarje para,apo pas vdekjes se E.H,por ishim akoma nen diktature,akoma te prishur me BS dhe asnje film sovjetik apo bashkepunim me ta nuk jepej ne TV dhe kinemate e kohes.Pra ky ishte nje rast unik per kohen qe nuk e kam harruar kurre./Skenderbeu/ ishte nje bashkepunim ruso-shqiptar dhe per kete shkak nuk jepej me ne TV e kinema.Si dhe pse na e shfaqen atehere te /Agimi/,nuk e di,por ishte dicka e paharruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër