Hapet panairi profesional i 11-të i kompanisë 'Neranxi', promovohet kulinaria e shijes dhe jetëgjatësisë (VIDEO)

Panairi profesional "Neranxi" këtë viti vjen me një gamë të gjerë produktesh të cilat ofrohen nën logon e kompanisë më të madhe në vend, e cila falë eksperiencës shumëvjeçare ofron produkte të jashtëzakonshme dhe me cilësi shumë të lartë. Prej 29 vitesh në treg, Kompania "Neranxi" organizon këtë panair 3 ditor ku bëhen bashkë furnitorë, mjeshtra të kuzhinës dhe klientë, nën logon “Të promovojmë kulinarinë e shijes dhe jetëgjatësisë”.

Panairi i 11-të i kulinarisë "Neranxi", i cili vjen me disa risi, ofroi për të gjithë të pranishmit gatime dhe produkte të shumëllojshme të gatuara nga shefat e kuzhinës "Neranxi" dhe studentët e saj. Në këtë panair profesional  u bënë bashkë specialistë të Sektorit të Ushqimit dhe Chef-a Kuzhine nga e gjithë bota. Nuk munguan ushqimet tradicionale Italiane nga shefa kuzhine italianë dhe shqiptarë, produkte të kuzhinës spanjolle, greke dhe produkte të shumta aziatike.

Përveç ushqimeve nga vende të ndryshme, në këtë panair ofrohen dhe pije dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Për presidentin e Kompanisë Nikollaq Neranxi, përvec shijes është e rëndësishme që produktet të përmbajnë ato elemente dhe standarde të cilat ofrojnë dhe jetëgjatësi.

 “Unë jam i detyruar me stafin tim të përzgjedh sigurisht shijen, por edhe ato produkte të cilat i bëjnë mirë shëndetit të njerëzve, po janë disa produkte që bëjnë mirë edhe pse mund të mos kenë shije të mirë. Dhe pikërisht këtu qëndron gjithë mjeshtëria, prandaj themi është art kulinaria. Kombinojmë produktin që nuk ka shije të mirë, me një salcë, apo erëz ose bimë aromatike në mënyrë që ushqimi të jetë i shëndetshëm dhe me shije të mirë”, u shpreh Nikollaq Neranxi.

Të gjithë të pranishmit patën mundësinë të shijonin gjithçka që ofronte panairi. Ata u shprehën të entuziazmuar dhe të kënaqur. Shumë prej tyre, kishin udhëtuar edhe nga shtetet fqinje për të shijuar gamën e gjerë të ushqimeve dhe produkteve Neranxi.

“Jam një kliente 9-vjecare e Neranxit dhe jam shumë e kënaqur".

"Jemi nga Kosova, është panairi i parë për ne, produktet janë shumë të mira”.

Për ambasadorin japonez Makato Ito këto janë produktet më të mira që ka provuar.

“Është fantastik, ushqim aziatik i gatuar në mënyrë ekselente”, tha kryediplomati japonez.

Vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni, chef-a kuzhine dhe pastiçerie, pronarë hotelesh, baresh, restorantesh vizituan stendat dhe morën pjesë në seminaret e organizuara në çdo laborator ku secila kompani europiane demonstroi risitë e vitit. Kompania Neranxi me produktet e saj, mbulon 80% të tregut duke qenë gjithmonë një hap përpara në shërbimin e tyre kundrejt njerëzve.

Ora 16:24
Hapet panairi profesional i 11-të i kompanisë 'Neranxi', promovohet kulinaria e shijes (FOTO)
  • G.M./b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    VIDEO/ Hysaj luan 55 minuta, Lazio fiton 0-1 kundër Genoas

    VIDEO/ Hysaj luan 55 minuta, Lazio fiton 0-1 kundër Genoas