Hapet parku 'Rinia' për 1 qershor/ Historia e veçantë e vajzës: Erdha nga 'Astiri' në këmbë, u lodha pak po u kënaqa (VIDEO)

TIRANË- Dëshirat e fëmijëve nuk mund t'i ndal askush, as km të të tëra rrugë për t'ia realizuar, e as kur bëhen në këmbë. Duket si një histori përrallash apo filmash ku përcillet mesazh për jetën, por ajo është reale dhe e prekshme.

Është historia e një vajze e cila ka ardhur nga zona e "Astirit" te Parku Rinia në këmbë për të festuar 1 qershorin. Është lodhur pak, pasi trupi i saj i imët aq mund të duroj, por kjo nuk ia zbeh buzëqeshjen në fytyrë dhe gëzimin që sot po feston e lirë, jashtë mureve të shtëpisë ku ka qëndruar për më shumë se 3 muaj e mbyllur për shkak të pandemisë.

"Ishte e pak e lodhshme që ta bënim në këmbë nga Astiri këtu. Dje mora ditëlindjen dhe sot kam prap festë. I uroj fëmijëve ta gëzojnë 1 qershorin", shprehet vajza e vogël.

Report Tv ka qenë sot në parkun Rinia i cili u hap sot për herë të parë, i rikonstruktuar dhe me pamje krejtësisht të re. Të rritur, fëmijë, gjyshe e gjyshër kanë mbyshur këtë park, duke e harruar për disa orë koronavirusin dhe duke u argëtuar, për hir të fëmijëve që e kanë përjetuar shumë pandeminë. Të gjithë njëzëri shprehen se janë shumë të lumtur, e ndërsa përcjellin edhe urime për bashkëmoshatarët e tyre.

"Po kënaqemi, të gjithë fëmijëve iu urojmë gëzuar 1 qershorin".

Po kënaqem, dita është shumë e bukur. Do piktorohem si Sonix, ai vrapon shpejt. Gëzuar 1 qershorin u them fëmijëve"

"Do pikturohem si një dinozaur. Luajta te lodrat, po kënaqem"

"Po kënaqem shumë, shumë mirë që Zoti na ka dhënë një ditë për fëmijët, kam marrë dhurata, lodra. U them fëmijëve gëzuar"

"Po kalojmë shumë bukur. Kam pikturuar një flutur. U them kalamajve gëzuar 1 qershorin dhe të jenë të lumtur që kanë këtë festë. U kam kërkuar prindërve një kukull barbi", u shprehën fëmijët për Report Tv.

Ndërkohë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar video me dron, teksa e cilëson Parkun Rinia si një xhevahir të bërë me shumë dashuri.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptari: 02/06/2020 10:42

    Pasi e mbajti per me shume se nje vit te mbyllur MOSTRA E NDERTIMEVE DHE E BETONIT(sikur ca po bente),dhe pasi shpenzoi nje mal me leke nga taksat tona,rezultati eshte ai qe pritej,cereku i parkut i betonizuar,ne pritje te kioskave e ku di une ci ka pjellur mendja KOPILIT HAJDUT DHE TE ZGERDHIRE.Per LALI DHJERIN,vetem qendra e Tiranes ekziston dhe blloqet e komplekseve luksoze,ndersa zonat e tjera dhe femijet e tyre nuk kane te drejte te kene vend dhe hapesira te lira ku te argetohen.FUCK YOU PIECE OF SHIT.

    Përgjigju
  • Freedom boy: 01/06/2020 17:58

    O sa e shemtu. Kjo qe i thon park fiks 1/3 e ka tajvani. Pjesa tjeter duket si lodrat qe vene lokalet. Paska kushtuar 1miljon euro pak me pak. Si sheshi ne qender (oborri/bacjae e kullave qe do ndertohen aty) qe cdo dite edhe me i shemtuar duket. Kete te parku rinia se kam pare me sy po me car po shoh nga fotot. Ky tosi ne koment mu duka si fatosi i rilindjes me shami te kuqe ne qaf.

    Përgjigju
  • Tosi: 01/06/2020 13:36

    Po Strazua me patllake a ka ardhur se i ka shume qejf parqet e lodrave per femije.Lajmerojeni te gjorin se mos eshte ne ndonje vrime celesi bashke me Enkeled Alibajgen duke vrojtuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët