Hapet për të shtatin vit tregu i gjelave të Baldushkut, Veliaj: Konsumoni sa më shumë produkte “Made in Albania”

Për të shtatin vit radhazi, në Baldushk u hap tregu i gjelave të detit.

i pranishëm, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje shqiptarëve të blejnë sa më shumë produkte “made in Albania”.

“Baldushku sot është markë “Made in Tirana”, “Made in Albania”, jo vetëm si çmim më ekonomik, por krahasuar me atë që vjen e ngrirë, është shumë herë më i mirë. Unë besoj se sot, akti më i madh patriotik është që ta blesh gjelin në Baldushk, ta blesh verën në Lundër, vajin në Ndroq, domaten në Shëngjergj, se duke qarkulluar paratë brenda ekonomisë sonë, sigurisht fuqizojmë një pafundësi të madhe familjesh që jeton me nder e dinjitet”, u shpreh Veliaj.

Veliaj kërkoi thjeshtësimin e procedurave për fermerët që kërkojnë t’i përkushtohen agro-turizmit.

“Më vjen mirë që në këto 8 vite nuk kemi reshtur së promovuari gjelin e Baldushkut, por nga ana tjetër procedurat duhen bërë edhe më të lehta për ata që hapin një agroturizëm ose një fermë. Parimi është që, nëse dikush do të hapë një agroturizëm, që do të rrisë veprimtarinë në aktivitetin e tij, ne t’i bëhemi krah, jo stërkëmbësh”.

 

Drejtori i Agjencisë për Administrimin e Tregjeve Fatjon Dhuli, theksoi se tregtimi i gjelave të Baldushkut tha se sivjet janë shitur 20 mijë krerë më shumë gjela se vitin e kaluar.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Emily Ratajkowski tërheq vëmendjen me pamjen e saj në eventin e bamirësisë të Mbretit Charles

Emily Ratajkowski tërheq vëmendjen me pamjen e saj në eventin e bamirësisë të Mbretit Charles