Hapet tenderi edhe për pjesën e dytë të Lungomares në Vlorë (VIDEO)

Ka shpallur tenderin e radhës Fondi Shqiptar i Zhvillimit, sëbashku me Bashkinë Vlorë, për ndërtimin e lotit të dytë të shëtitores së qytetit bregdetar jugor, të njohur tashmë gjerësisht me emrin e “Lungomares”. Projekti parashikon zgjatjen e shëtitores nga fundi aktual jugor i saj deri tek tuneli i Ujit të Ftohtë.

Sipas njoftimit të shpalljes së garës, vlera limit e parashikuar do të jetë 458.286.818,65 lekë pa TVSH, e barabartë me 3.8 milionë euro. Projekti, pas vlerësimeve pozitive që pati loti i parë i Lungomares, parashikon disa risi të rëndësishme, si për shembull ndërtimin e dy pishinave olimpike, për të rritur e për fëmijë, përgjatë lotit të dytë, në bregdet, që do të zëvendësojnë një pishinë aktuale, e cila nuk plotëson standardet cilësore dhe të sigurisë që kërkohen. Po kështu, një zgjidhje interesante ofrohet me ruajtjen e relievit të veçantë shkëmbor të këtij segmenti, ku gurët e mëdhenj do të mbeten si pjesë e shkallëve që të çojnë në breg, etj.

Për vitin 2019 fondi në dispozicion është 50.000.000 lekë. Hapja e ofertave do të bëhet më 12 shtator 2019.

Kriteret

Kriteri ekonomik është ai i ofertës me çmimin më të ulët. Ndërkohë, subjektet që do të marrin pjesë në garë duhet të plotësojnë disa kushte. Kështu, duhet që subjekti të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik.

Ai nuk duhet të jetë në proces falimentimi, nuk ka dënime për shkelje të karakterit penal, nuk është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat për shkelje që lidhen me veprimtarinë profesionale, si dhe ka paguar të gjitha detyrimet fiskale dhe ato të kontributeve të sigurimeve shoqërorë, sipas ligjeve në fuqi.

Sa i përket kushtit të përmasave të veprimtarisë ekonomike të subjektit, në tender përcaktohet se xhiroja mesatare e realizuar nga Operatori Ekonomik gjatë tre viteve te fundit (2016, 2017 dhe 2018), duhet të mos jetë më e vogël se 40% e fondit limit të procedurës së prokurimit. Për të vërtetuar plotësimin e këtij kushti, Operatori Ekonomik duhet të paraqesë një vërtetim nga Dega e Tatim Taksave për xhiron vjetore të realizuar në tre vitet e fundit. Gjithashtu, vendoset kushti që të ketë realizuar punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të vogël se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet (229.2 milionë lekë) gjatë tri vitet të fundit nga data e zhvillimit të procedurës së prokurimit. Ose të ketë kryer punë të ngjashme deri në një kufi ku vlera monetare totale e punëve të kryera e marrë së bashku gjatë tre viteve të fundit nga data e zhvillimit të procedurës së prokurimit të jetë në një vlerë jo më të vogël se dyfishi i vlerës limit të kontratës që prokurohet. Plotësimi i njërit prej dy kushteve të sipërpërmëndura e ben oferten të kualifikueshme.

Nga ana tjetër, kërkohet që pjesëmarrësi në tender të ketë një punësim mesatar me të paktën 180 punonjës me kohë të plotë pune për periudhen janar - korrik 2019.

Lungomare Vlorë ka qenë një projekt i vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian, i cili e ka përfshirë financimin e saj në programet e ndihmës ekonomike për vendet kandidate. Programi IPA 2013 i BE-së akordoi 12 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare rreth 5.2 milionë Euro për Lotin 1.

Xhiroja

Në tender përcaktohet se xhiroja mesatare e realizuar nga Operatori Ekonomik gjatë tre viteve te fundit (2016, 2017 dhe 2018), duhet të mos jetë më e vogël se 40% e fondit limit të procedurës së prokurimit.

BE

Lungomare Vlorë ka marrë financim në programet e ndihmës ekonomike për vendet kandidate të BE. Programi IPA 2013 i BE-së akordoi 12 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare rreth 5.2 milionë Euro për Lotin 1.

E.L./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Hamburg: 15/08/2019 09:29

    Kam shkuar më shum se tri here asaj rruge, laguna esht ber e bukur, por rruga nje kalimshe esht gabim sepese krijon trafik, duhet të ishte studiuar më mire për të ardhmen , shum mire do ishte me nenkalime për kembesores,

    Përgjigju
  • Land lepirbythsi Gjikes: 14/08/2019 23:18

    Ee thoni cte doni ne kohen e Peqos ishim bretereshe turismit

    Përgjigju
  • tini: 14/08/2019 17:27

    NGA kronika ne vlore pashe qe ne det derdheshin ujrat e zeza,,,a eshte vene ne pune deboratori I ri???????

    Përgjigju
  • Popull: 14/08/2019 12:51

    Rendesi ka qe 180 puntoret do punojn me kohe te plote nga Janar-Korrik 2019. Ta gezojm lungomaren.. do vi e montuar me sa shoh

    Përgjigju
  • Faik Plera e Myzeqesë: 14/08/2019 12:21

    Pi*dh pi*dh, vlonjatët e kanë mendjen te skafet. Nuk u intereson se bëhen punë për qytetin apo jo sepse po të ishin të interesuar per qytetin e tyre që të ketë edhe nam të mirë, nuk do shikonin vetëm vërrën e tyre e të vrasin përditë. Nuk duan t ia dinë se ka apo jo nam të keq Vlora. Komunitet baj*ë!

    Përgjigju
    • Vlora: 14/08/2019 13:30

      Eeee tek skafet e kan mendjen dhe tek motra jote lala...

  • Mali: 14/08/2019 08:20

    Ajo Fusha nga behet?

    Përgjigju
    • Fusha: 14/08/2019 12:40

      Fusha jam do ti marre te gjitha fondet e shqiperise se kam komandantin e pegjithshem mik per kok .. ore do ti xhvas te gjitha leket e shqiptareve edhe centin e fundit do tja marr.. o i bej shqiptaret te largohen nga shqiperia a ska..!