Hapet thirrja e shtatë e praktikave të punës me plot risi, Ministrja e Rinisë fton të rinjtë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit

Hapet thirrja e shtatë e praktikave të punës me plot risi, Ministrja e Rinisë fton të rinjtë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, nëpërmjet një video mesazhi të ndarë në media sociale, ka njoftuar hapjen e aplikimeve për Thirrjen e shtatë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk që nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme.

Përveçse një eksperiencë shumë e vlefshme për zhvillimin e aftësive profesionale, akademike dhe personale, Praktika e Punës iu vlen të rinjve pjesëmarrës edhe si përvojë e njohur pune në çdo aplikim të mëtejshëm.

Këtë vit, kjo mundësi vjen si një risi e cila do të përfshijë më shumë shoqëri tregtare dhe organizata jofitimprurëse, si pjesë e ofertave për praktikën e punës, duke iu ofruar mundësinë të rinjve të diplomuar, për t’u njohur me tregun e punës dhe për të fituar eksperiencën fillestare.

Procesi i aplikimit në platformën online praktika.riniafemijet.gov.al do të qëndrojë i hapur nga data 1 korrik deri më 31 korrik 2022, ndërsa praktikat e punës do të zhvillohen nga data 12 shtator deri më 12 dhjetor 2022.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar