Listat e hapura, Bardhi nxjerr videon e Gjiknurit: Rama nuk e ka hallin te qytetarët, por te oligarkët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se kryeministri Edi Rama nuk e ka hallin te qytetarët, por është i trembur nga ndryshimi që po vjen.

Në një postim në Facebook, Bardhi ka publikuar deklaratat e Gjiknurit, në lidhje me listat zgjedhore, që sipas tij janë të kundërta.

Sipas Bardhit, Rama e ka hallin te një grusht oligarkësh.

Postimi i Bardhit në Facebook

‘Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.

Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin.”

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobo: 11/07/2020 23:36

    Gazi shoku Tores

    Përgjigju
  • Bardh ziu: 11/07/2020 16:48

    O fatbardh pkaloshi ....fillove me keto ti o babale...leri keto dhe trego pse nuk doni lista te hapura....per ata qe nuk e kuptojn ...

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 11/07/2020 16:47

    Ju jeni qelbesira jo politikan

    Përgjigju
  • redi: 11/07/2020 15:33

    Gaz Bardhi nuk jep pergjigjen pse PD eshte kunder shumices se shqiptareve qe duan lista te hapura por tregon videon kur Gjiknuri eshte kunder tyre . Nuk e kupton qe PS ,per shkak te votimit te reformes zgjedhore ben leshime per opoziten parlamentare dhe jo per ju qe nuk keni gje ne dore.Lul Basha dhe ju qe i shkoni mbrapa keni frike se populli ju nuk ju voton prandaj dilni kunder

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë