Hapja e listave e ndalimi i koalicioneve, Basha: U prish pakti i 5 Qershorit! Më çoi njerëz që unë të bëhesha 'Kryeministër, ai President'! Rama e mohon: Vendos populli

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se Edi Rama sot prishi në esencë duke zhvlerësuar dhe hedhur në erë marrëveshjen për reformën zgjedhore që u arrit në datë 5 qershor pas deklaratës se është për hapjen e listave dhe rrjedhimisht ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Për liderin demokrat, frika e Edi Ramës buron te koalicioni opozitar. Pika dytë e marrëveshjes së 5 qershorit, vijoi më tej Lulzim Basha, e përjashton ndryshimin e njëanshëm të sistemit. Kryedemokrati theksoi se listat e hapura bëhen me ndryshime në Kodin Zgjedhor, por Rama do të ndërhyjë në Kushtetutë për të hequr koalicionet.

"Njeriu më i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme. Tmerri dhe ankthi i Ramës për humbjen e pushtetit ka kohë që manifestohet me gjuhën dhe veprimet e tij, por sot ka arritur një majë papërgjegjshmërie që nuk e ka pasur as Ramiz Alia në ditët e fundit. Sot Edi Rama në esencë ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, që u investuan forcat politike me dakordësinë e 14 janarit dhe ndërmjetësimin e SHBA-BE-së dhe Britanisë së Madhe. Në këtë marrëveshje ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore.  Ky ndryshim i njëanshëm e zhvlerëson marrëveshjen e 5 qershorit. 

Pika dytë e marrëveshjes së 5 qershorit përjashton ndryshimin e njëanshëm të sistemit. Çështja kryesore sot është se Edi Rama hodhi në erë marrëveshjen e 5 qershorit, është një investim i SHBA-BE-së dhe Britanisë së Madhe. Marrëveshja e 5 qershorit ishte emëruesi i përbashkët për të krijuar kushtet për normalitet zgjedhor. Prishja e kësaj marrëveshje dhe kërkesa e paprecedent për të ndryshuar kushtetutën për të hequr koalicionet, se prandaj e do ai, se listat i hap pa ndryshuar kushtetutën. Pragu në fakt dihet se sa më i ulët favorizon partitë e vogla. Thirrja ime është të reflektojë, ndryshe do të jetë përgjegjësi i vetëm" tha Basha.

Lulzim Basha bëri një deklaratë të fortë duke zbuluar sipas tij një propozim që i kishte ardhur nga Edi Rama. Lideri demokrat tha, se kryeministri i kishte dërguar ndërmjetës me propozimin që të hiqnin koalicionet dhe në 2021, ai, pra Basha të ishte në krye të qeverisë, dhe Edi Rama President. "Për një muaj e gjysmë Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij pothuajse cdo ditë me të njëjtin mesazh 'Ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet'" tha ai''. Por në këtë pikë lideri demokrat ishte kontradiktor, sepse fillimisht tha se këtë ofertë Edi Rama ia kishte bërë për një muaj e gjysmë cdo ditë me ndërmjetës, por kur u pyet nga gazetarët se kur ka ndodhur tha se "Bëhet fjalë për tani, për periudhën mars-prill-maj", që janë tre muaj. E mënjehershme ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama që e mohoi, ndërsa sa i përket koalicioneve tha se nuk e pengon askush Lulzim Bashën që të bëjë koalicion me LSI-në.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:46
'Unë president, ti kryeministër'! Rama i përgjigjet Bashës: Jo! S'e bëj dot Lulin KM, e vendos populli

Kryeministri ka reaguar pas deklaratës së liderit të PD-së se i kishte propozuar me ndërmjetës që ai, pra Lulzim Basha të ishte kryeministri i ardhshëm, ndërsa Edi Rama të ngjiste shkallët e Presidencës në këmbim të ndalimit të koalicioneve parazgjedhore.  

"Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s'e bëj dot Lulin KM se s'jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje" shkruan Rama.

Ora 15:31
Basha këshilla Ramës: Qetësohu, askush nuk është i përjetshëm në pushtet

Në fund të konferencës për mediat, Lulzim Basha kishte një këshillë për rivalin e tij politik duke i kërkuar që të pranojë rotacionin e butë. "Sa nuk është vonë të marrë masat e nevojshme për t'u qetësuar, askush nuk është i përjetshëm në pushtet, askush nuk e ndal dot rotacionin. Edi Rama ti thërrasë përgjegjësisë si kryeministër, qytetar dhe prind dhe të lejojë rotacionin ose të përballe me pasojat e një vendimi ndryshe, por as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk do të jenë peng i frikës së Edi Ramës.

Lufta kundër korrupsioni nuk ka të bëjë vetëm me vjedhjen e këtyre 7 viteve por standardin që duhet të vendosim. Jam i vendosur të bëjë gjithçka nesër dhe me ekipin tim kemi krijuar instrumentet e duhur ligjor t'i japim fund pandëshkueshmërisë. Nga PD janë marrë të gjitha hapat për ta nxjerrë reformën në drejtësi nga amullia që e ka futur Rama dhe të nxjerrim në atë reformë që votuam të gjithë në 2016".

Ora 15:26
6 deputetë të opozitës pro 'Zgjedhores'/ Basha: E vlerësoj qëndrimin, por s'janë tanët

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha vlerësoi qëndrimin e gjashtë deputetëve të opozitës parlamentare dje, që u shprehën se do të votojnë pro draftit të 5 qershorit. "Asnjë nga personat që zunë vendet e opozitës nuk përfaqëson asnjë parti të koalicionit opozitar, por vlerësoj qëndrimet e tyre të shprehura dje, si një shërbim ndaj interesit publik dhe zbërthim të qartë të çmendurisë së Edi Ramës" tha Basha.

Ora 15:25
Lëvizja e Ramës, Basha: Ndërkombëtarët janë thellësisht të shqetësuar

Lulzim Basha u shpreh në konferencën për mediat se nga komunikimet që ka pasur ditën e sotme, ndërkombëtarët janë të shqetësuar për lëvizjen e kryeministrit Edi Rama për të hapur listat dhe ndaluar koalicionet parazgjedhore. "Ndërkombëtarët janë thellësisht të shqetësuar për këtë zhvillim të papritur" tha ai.

Ora 15:23
Çfarë do të bëjë nëse Edi Rama hap listat dhe ndalon koalicionet? Ja si përgjigjet Basha

Lulzim Basha nuk pranoi që ti jepte një përgjigje pyetjes se cfarë do të bëjë nëse Edi Rama i shkon deri në fund nismës për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. "Sot jam para jush për t'u bërë të qartë shqiptarëve dhe partnerëve se do të jemi bashkë me ata në një përpjekje për të shmangur këtë marrëzi, që synon që të fundosë vendin.

Sot jam këtu për t'iu thënë se interesi i një njeriu për pushtet dhe frika nga zgjedhjet e lira nuk do ta mbajë peng Shqipërinë. Meqë jemi përpara një akti përpara një njeri që ka vendosur interesin personal mbi PS-në, është shkatërrimtare për PS-në. Sa herë individë të tillë kanë marrë vendime të tilla janë përballuar me pasoja të dhimbshme për vendin. Kjo është fazë e fundit e degjenerimit mendor dhe politik" tha ai.

Ora 15:04
Basha: Rama kërkon që t'i ndalojë pasi ka frikë nga koalicioni opozitar

Lulzim Basha u shpreh sot se Edi Rama nxori zbuluar se halli i tij është frika nga koalicioni opozitar parazgjedhor, prandaj kërkon t'i ndalojë. 'Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura, por koalicionet parazgjedhore, që kanë qenë përherë një realitet i pluralizmit politik, e drejta për të bashkëpunuar në konkurrimin politik. Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës, sot ranë edhe dorezat dhe maskat. Shqetësimi i Edi Ramës është një, koalicioni opozitar. Maska ra se deri tani ishte vendosur si alibi për këtë kërkesë një grup njerëzish që nuk përfaqësojnë asnjë, që këtu në këtë sallë nënshkruan heqjen dorë nga mandati dhe më pas u blenë me para të thata dhe leje ndërtimi.

Ata janë mall i blerë nga Edi Rama, u përdorën mish për top. Ishin këta që propozuan heqjen e koalicioneve, ndërkohë që këta janë të interesuar për koalicionet apo për pragun, nuk ka budalla se Edi Rama do listat e hapura, ai është i tmerruar. Problemi në Shqipëri nuk është sistemi, jo shpata, por krahu. Me cdo lloj sistemi problemi është bashkëpunimi i krimit me politikën, pa zgjidhur këtë cdo sistem do të dështojë. Një sistem me lista të hapura sakohë që nuk shkëputet lidhja e politikë me krimin nuk përbën garanci për shqiptarët. Nëse Edi Rama do të kishte interes për të diskutuar për listat e hapura nuk do ta linte pazar të fund-korrikut. Vendimi për sistemin u takon shqiptarëve me referendum" tha ai.

Ora 15:03
Basha: Rama më ka dërguar ndërmjetës me këtë propozim; "Unë kryeministër, ai president"

Lulzim Basha bëri sot një deklaratë të fortë duke zbuluar sipas tij një propozim që i kishte ardhur nga Edi Rama. Lideri demokrat tha, se kryeministri i kishte dërguar për një muaj ndërmjetës me propozimin që të hiqnin koalicionet dhe në 2021, ai, pra Basha të ishte në krye të qeverisë, dhe Edi Rama President.

"Marrëveshja e 5 qershorit është e qartë, nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit, jo sepse nuk deshëm ne, por Rama. Vetëm një budalla mund të besojë atë që Rama tha, se aspektet e Kodit kanë nevojë për konsensusin e opozitës, për kushtetutën jo. A ka budalla që e beson këtë.

Nëse Edi Rama është lista të hapura nuk ka nevojë për lista të hapura nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese sepse është në kod, ai i do ndryshimet në kushtetutë për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Për një muaj e gjysmë Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij pothuajse cdo ditë me të njëjtin mesazh 'Ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet" tha Basha.

Por kur ka ndodhur ky ndërmjetësim? "Bëhet fjalë për tani, për periudhën mars-prill-maj. Po të kishte pasur përgjigje tjetër nga unë sot nuk do të shikonit një njeri të tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme".

Por cili do të ishte pozicioni i Ilir Metës në këtë pazar, që Basha thotë se i është ofruar? "Sa i përket cështjes së pazarit, është një pyetje hipotetike, se pazar kërkoi, por pazar nuk mori dhe nuk do të marrë kurrë" tha Basha.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 11/07/2020 09:24

    O KONJAK METILIK PO HIK MOR LOQEVAR E SHKO KOMENTO NË KOSOV LENE SHQIPRIN SE SHQIPTARËT JAN SHUM HER MË TË ZGJUT SE JU E SKAN NEVOJËN PËR MEND E TUA. POR DHE NJË GJË PO MËSO MOR BURR TË SHKRUASH SHQIPEN E BUKUR PASTËR. SA PËR DIJENI MËSO SHQIP TA SHKRUASH PASTËR. MANOVRIME SHKRUHET O LOQEVAR JO JO JO MANEVRIMEVE O LOQEVARI BRIME. MËSO TË SHKRUASH DREJTËSHKRIMIN SHQIP PASTËR E PASTAJ KOMENTO O ANALFABET. FALEMNDERIT PËR MIRKUPTIMIN QË DO MËSOSH TË SHKRUASH SHQIP.

    Përgjigju
  • Konjak: 10/07/2020 22:36

    Pamvaresisht manevrimeve politike , ligji duhet zbatuar me korrektesi . Askush te mos marre mundimin te neperkembe ligjin , apo te perdore kushtetuten per te bere dallavere . Marrveshiet kan marre fund , c'do gje eshte miratuar ne grupin e punes , tashme pritet votimi ne parlament . Theniet per marrveshie pas perdes , besoj se jane politike ; sepose as presidentin as kryeministrin nuk mund ta zgjedhin individet , ciletdo qofshin ata . Sa per leviziet politike brenda pertive , jane ne te drejten e tyre , le ta levizin si tju vije per mbare . Ne populli te beje ate qe dime me mire ;Te zgjedhim te duhurit ne interes tone .

    Përgjigju
    • Daku: 11/07/2020 07:29

      Ste mar vesh mire je per lista te hapura apo je ...leri terci vercit ...si ato ku....

  • Força injorança: 10/07/2020 22:17

    Perralla legjendare, normale qe jane shpifje. Pd partia me injorante qe ka rruzulli tokësor.

    Përgjigju
  • Free: 10/07/2020 22:10

    Lul daullja po sbehesh dot as roje dere kshu si e eke nis. Vazhdo ate punen e spiunit serb se ajo ta solli milionin e pare ne euro. Ke noi video tjeter te shesesh?

    Përgjigju
  • Erl: 10/07/2020 19:54

    Kryeministri duhet ta padisë për shpifje LB në rast se ai ka shpifur, ndryshe rrezikon të dëmtojë imazhin e tij dhe të shihet si paraardhesi i tij Nano që ia la pushtetin Berishës po në të njëjtën mënyrë në marrëveshje tavoline.

    Përgjigju
  • SOKOL PALLA: 10/07/2020 19:43

    O SOKOL PALLA SIMBAS LLOGJIKËS TËNDE NJĒ PERSON DO THOT PËR TY QË KE THËN DO BËJ TERORIZËM E SIMBAS LLOGJIKËS TËNDE TI DIHET TË PËRGJIGJESH PARA PROKURORIS. HAJDE TYT TOPI HAJDE. PO TI DO THUASH AI NJERI KA GËNJYER E GJYKATA AS QË DO E DISKUTOJ. SE NË TË GJITH BOTËN JAN FAKTET E FAKTE NË KTË RAST NE SKEMI. PRA O SOKOL PALLA SMERET GJYKATA ME THASHETHEME SE I BIE GJË TË BËJ GJYGJE NË ÇDO SEKOND O ZHENI I LER I RUZULLIT TOKSOR. SE KUSH GËNJEN KTË SE DIM PO DIM QË LYLI ËSHTË MASHTRUS.

    Përgjigju
  • Ilo: 10/07/2020 19:15

    Sic ka thene I madh Ilir Metà qe Luli genjen edhe per oren edhe kjo e derguara e njerezve qe te beje Ramen president duket genjeshtet, e para koha ka tregua qe Rama per pozicionet e tij nuk merret me ndermjetsa por negocon drejtperdrejt vete, e dyta Lulzim Basha nuk eshte faktor sot per te negocuar, me faktor eshte Muslim Murrizi sesa Luli Mona e Co.

    Përgjigju
  • Sokoli: 10/07/2020 19:13

    More lerini komentet partiake ne rastë se kjo që thot basha është e vërtet Rama duhet minimalisht duhet të jap dorëheqjen në të kundërt luli duhet të merret i pandehur . për këtë rast prokuroria duhet të veprojë Rama duhet kallzim për shpifje dhe të dalë e vërteta se janë bërë të dy tallen me ktë popull tung

    Përgjigju
  • karderri: 10/07/2020 18:56

    o lulash po ti shum gjera thua e kercenon por nuk ke mbajtur asnje premtim.me thuaj nje gje qe ke thene dhe e ke cuar deri ne fund pervec kur te tha sal shpellari te dorezosh mandatet? je bere konkurrent i portokallise se bemat e tua po mbajne ne kembe portokalline por ti me keto intervista po mer me shum like se sa ata o injorant por me fat ik sa je ne kohe se nuk je ti per ate pune...lere kryetarllikun se nuk ben per ate gje ti e terhiqu me lezet se ed rama do ngordhi km deri sa te jesh ti te paska futur dhe ne gracke kur te ka ofruar vendin e km e ai president e ti e hengre e tani qe e nxore e kuptuan te gjithe(pervec teje) qe tall

    Përgjigju
  • redi: 10/07/2020 18:05

    Lul cfar budallalleqe flet.Cpune ka Rama per rrotacionin?.Eshte demokraci Lul.Populli po u bind te jep voten dhe jo Rama .Por ti nuk ke faj, se po humbe dhe kete here doktori nuk te mban ne postin e kryetarit te PD .Pa doktorin PD del OJQ

    Përgjigju
  • Ema: 10/07/2020 18:03

    Ha ha ha si paska pas te mir shkusin Rama deri sa nuk rat dakort per nusen po mos ki merak pas ca vitesh do behesh pishman se rama aty do jet dhe ca vite ti cdo besh shofer i murrizit

    Përgjigju
  • Ariu: 10/07/2020 17:05

    O lulo po pse ke frik bre nga listat e hapura ""hhajduti psiqik ""te sfidoi po te ben zborr

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 10/07/2020 17:00

    O lyl o barbar po nuk ke zën mënd ti që me gënjeshtra nuk shtyhet mor derdimen. Po nuk e kupton ti veten që je diskretituar keq me IDJOTIZMAT e tua. Po bëhu vetëm një her në jet burr mor burec. Po populli SHQIPTAR nuk është budalla që ti ta gënjesh në çdo minut. Po nuk ke zën mënd ti që populli të ka vën viz e stë përfill vetëm nga budallallëqet që thua o karafil pa er lyli komplet pler.

    Përgjigju
  • Ilda: 10/07/2020 16:58

    Sa me shume leshon Ps, aq me shume kerkon Pd, sic ndodhi me dekriminalizimin. Ai ligj ishte leshimi qe iu be Pd se kishte ikur nga parlamenti. Ata u kthyen dhe iken prape.Dhe me ate ligj u denuan vetem socialistet se ai nuk funksionoi asnjehere per Pd, duke filluar nga Flamur Noka etj, Ky parlament duhet ta zhbeje ate ligj, qe ka kriminalizuar gjithe shoqerine shqiptare. Ky ligj ka sjelle vetem percarje dhe shantazh, dhe Pd vazhdon me fjalorin *kriminel*. Cdo individ babale i Pd del dhe ben pyetje x/it te Ps *Ku ke qene para 20 vjetesh* etj etj. Edhe kur nuk kane gjetur gje ne arkiva, montojne babalen e rradhes. Prokuria e cuditerissht edhe Spaku nxitojne tua plotesojne orekset dhe te vene ne dyshim integritetin e cdo njeriu. Kjo perbaltje duhet te marre fund. Eshte ne nderin e ketij parlamenti qe ta zhbeje kete ligj, apo te pakten te shtoje edhe deklarimet per bashkepuntor te sigurimit.

    Përgjigju
  • Ilda: 10/07/2020 16:48

    Ai propozim ishte mareveshja e Berishes me Fatos Nanon ne vitin 1992,ne Trieste dhe ne vitin 2005, dhe tani diversioni i Lulit per te percare socialistet, qe u kuptua qe kur i qau hallin Ps se do ta shkaterroje Rama. Fatos Nano nuk u be asnjehere president.Por Edi Rama nuk eshte Nano. Ai nuk punon kunder Shqiperise. Dy here qe Pd ishte ne pushtet, dhe vetem fatkeqesi solli, Kujtojme 1997, pastaj Gerdeci, 21 janari. shitja e detit, dhe ne 2013 la toke te djegur.

    Përgjigju
  • O Lule: 10/07/2020 16:41

    O Lule Lyle mavria nga te shkon lopa nuk te shkon dhia

    Përgjigju
  • Mire more: 10/07/2020 16:24

    Lulqime po i ngel qejfi Noc Rrokut .. de te mbetet ne dore ai i tij

    Përgjigju
    • Haha: 10/07/2020 16:39

      D. m. th Luli mer k.,,,e Noc Rrokut?

  • sapa: 10/07/2020 15:54

    Dhe jam i bindur qe e bejne ate qe mendojne se nuk ekziston popull ne ate vend qe tju a ndaloje poshtersine!

    Përgjigju
    • USA: 10/07/2020 18:21

      Ke te drejte SAPA.Kur ky beri Meten President edhe Bashen e ben Kryeminister.Populli (delet) sic thone vete publikisht kane qente (bandat kriminale) qe i ruan kur dalin ne stane te kullosin (votimet).I kane vjedhur e grabitur sipas deshirave personale.

  • LORA: 10/07/2020 15:51

    Corbe shqup-se. Krye-babalja eshte i pameshirshem me mbeshtetsit e PD-se,,,i trajton si handikapate.

    Përgjigju
  • qiparizi: 10/07/2020 15:44

    Luli dhe munika e kane te garantuar fitoren, atehere pse kane frike nga listat e hapura pasi kane 85 % te listes se votuesve qe e duan lulushin ????

    Përgjigju
  • Taulant: 10/07/2020 15:35

    Cfare retorike shterp, as nje kalama qe s'e njeh Bashen nuk e bind dot "Rama i tmerruar, une mbeshtetje mbare popullore, Ramizi, Enveri". O Lul molotovi, mos genje mendjen se te vjen kush nga pas, as ata te partise tende nuk te vine. Ende torollaku ben fushate me Ramizin dhe Enverin kur brezi i te rinjve qe kane lindur pas '90-es e sot jane nga 30 vjec s'i njeh hic ata e s'kane asnje lloj ndjeshmerie kur Basha flet me kete gjuhe.

    Përgjigju
  • Haha: 10/07/2020 15:30

    I cu jenaqa.Rritu Gjino.Hoq pelenst.Hiq bibironin Lylush Bibilush padtaj behesh Kryeminister.

    Përgjigju
  • O tej: 10/07/2020 15:26

    Mire te ka thene Edi Rama

    Përgjigju
    • Hahahahahaha: 10/07/2020 16:38

      Luli Karminister hahahahaha

    • O tej -2: 10/07/2020 16:23

      Ti Karminister ai President

  • dada: 10/07/2020 15:26

    haha sa u kenaqem po pse do doren tende ai te behet president qe mendoj qe Edi nuk ka ambicie per presidente. ti je ku therret qameti.

    Përgjigju
  • DYRDYL DEBILI: 10/07/2020 15:11

    O LYL DYRDYLI GËNJESHTAR PO PSE DUHET NE TË BESOJM TY MOR DERDIMEN ÇFAR NUK SAJON TI MOR PALÇO E MENDON SE GËNJE SA MË SHUM SE DIÇKA DO BESOHET. PO PSE NUK BËN TI ATO QË THUA PSE NUK JA DHJET RAMËS E PRANO LISTAT E HAPURA. PO TI PASKE QEN KOMPLET IDJOT I LER. PTY RAC ANTIKAPAKËSH.

    Përgjigju
  • Hodo: 10/07/2020 14:58

    Hahahha si eshte ulur,tamam si kryetar komunaleje ahhahaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë