Hapja e listave, Kume në Report Tv: Efektive nëse bëhet rishpërndarje e mandateve bazuar te vota e popullit, jo renditja e partisë. Hapja e listave është një mundësi e mirë

TIRANE-Ish-kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kristaq Kume i ftuar në studion e Report Tv e vlerësoi si pozitive nismën për hapjen e listave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të zhvillohen vitin tjetër. Ndryshe nga sa thotë opozita, për Kumen marrëveshja e 5 qershorit dhe vendimi për hapjen e listave janë dy cështje të ndryshme.

"Ajo që është vendosur në Këshillin Politik nuk ka pse të bëhet pjesë e diskutimeve dhe nuk ka pse të përdoret si mundësi për të imponuar diçka tjetër. Këshilli Politik që kishte të gjitha palët e përfundoi punën në fazën e parë të tij, ndryshimet që duhet të bëhen, me aq mundësi dhe pas kësaj gjithcka që mbetet është për t'u përfunduar në Kuvend si proces normal pune. Më duhet të theksoj se edhe kërkesa për të vijuar punën për legjislacionin zgjedhor, që mund të jetë sistemi, apo listat apo të tjerët janë normale të këmbëngulet të bëhen. Hapja e listave është një moment.

Ajo që është kërkuar në mënyrë këmbëngulëse nga opozita parlamentare nuk është hapja e listave, po trajtimi i problemit të sistemit, brenda së cilit janë edhe listat. Nëse sistemi do të jetë maxhoritar s'ka përse trajtohet problemi i listave. Sistemi do mirë-rregulluar, që të gjithë garojnë në mënyrë të barabartë, që të gjithë përfitojnë sikur zgjedhësi voton. Listat pa ndryshuar sistemin, e përshëndes, është hap përpara, por e pjesshme. Nëse vendoset ndryshimi në një pjesë të sistemit, pra hapja e listave, është një mundësi e mirë" tha ai.

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se do të jenë ekspertët ata që do të vendosin mbi detajet e hapjes së listave, por Kume kërkon që të sanksionohet që renditja e kandidatëve që do të futen në Kuvend të bëhet jo në bazë të listës së parë që vendosin paritë përpara zgjedhësve, por në fund të procesit kur të kenë përfunduar numërimi i votave. Pra, pas daljes së rezultatit, kandidati që merr më shumë vota, thotë Kume duhet të jetë i pari në listën e atyre që marrin mandatin, nëse nuk ndodh kjo atëherë lëvizja është e kotë.  

"Në vlerësimin tim nëse vendoset që zgjedhësi të shprehë preferencat në listën përkatëse duhet të realizojë qëllimin që bëhet, ai kandidat që merr më shumë preferenca, të jetë i pari në listë. Mënyra si do të renditen kandidatët të bëhet përmes një formule, si ato për ndarjen e mandateve, që do të thotë se i pari në listë është i sigurt që merr mandatin. Psh, referohuni qarkut Tiranë, që janë 34 mandate, që do të thotë se një subjekt që fiton 340 mijë vota, i bie që për një mandat të ketë 10 mijë vota, nga këto e zëmë se fiton 16 mandate. Në listën e këtij subjekti ka anëtarë të cilët nuk kanë marrë asnjë votë preferenciale, por edhe që kanë marrë 10 mijë vota.

Nëse përdoret formula për rirenditjen e  kandidatëve për këtë subjekt, i cili fiton 16 mandate, ai kandidat që ka marrë 10 mijë vota preferenciale nuk futet në listë, por 16 të parët. Nëse kandidati pasi përfundon numërimi i votave preferenciale dhe rirenditen duke iu referuar këtyre votave dhe pastaj bëhet shpërndarja e mandateve, nëse nuk bëhet kjo gjë, e gjitha është një lëvizje në boshllëkt e cila asnjë gjë nuk sjelle do të jenë po prapë ata të parët deputetë të Kuvendit. Pra duhet të jemi syçelur si do të bëhet. Ka nevojë të ndryshohet neni 68 i kushtetutës, pastaj do të shikojmë Kodin Zgjedhor si do të bëhet, për të parë a vërtetë është dashur për të ndërhyrë hapin e parë pozitiv" tha ai.

Hapja e listave përjashton koalicionet. Kume e kupton shqetësimin e opozitës jashtë parlamentit kur thotë se PD-ja është e interesuar pasi ka një grupim partish të vogla që sjellin vota në thesin e koalicionit. "Mund të bëhet dhe mund të realizohet në praktikë përsa kohë nuk kemi gjykatë Kushtetuese. Ne aderojmë në konventa ndërkombëtare për të drejtat politike të njeriut, një prej tyre është ajo për t'u organizuar në shoqata, parti politike, etj, që i njeh qytetarit mënyrën si ai do të jetë aktiv në shoqëri, mund ta realizojë në vete, apo si grupime. Kushtetuta jonë s'mund t'i bjerë ndesh kësaj konvente, por derisa nuk ka kush e gjykon e con deri në fund.

Cfarë vlere ka kjo? Asnjë. I referohet vetëm interesave politike. Nëse nuk do të ketë koalicione dhe nuk ndryshon sistemi, partitë e vogla që nuk kanë mundësi të kapërcejnë pragun natyral, janë më mirë mos të hyjnë në garë votat e tyre përjashtohen.  Edhe në rastet kur janë forca që mund të marrin një numër të konsiderueshëm, mund të fitojnë mandat nëse janë në koalicion, por jo në vete. Partive të mëdha u intereson që të mos kenë koalicione në kushtet e këtij sistemi. Sot opozita jashtë parlamentit është e interesuar që të ketë koalicione parazgjedhore pasi bashkë me të ka një grupim partish të vogla që sjellin vota në thesin e koalicionit".

Por a ka një kosto votimi me lista të hapura? "Kostoja e parë nëse votohet me lista të hapura është ajo që mbingarkon zgjedhësin si administron votën. Por në vlerësimin tim nëse bëjnë peshimin në atë që na kushton dhe cfarë sjell për vlerësimin tim është mirë të bëhet sesa të shmanget" përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Ja cili është vlerësimi i qytetarëve shqiptarë për punën e qeverisë Rama

Sondazhi në Report Tv/ Ja cili është vlerësimi i qytetarëve shqiptarë për punën e qeverisë Rama