Nis shkolla/ Rama: Pikësëpari shëndet! Meta: Uroj që përtej propagandës, të jenë marrë masat! Basha: Nga sjellja juaj varen jetë njerëzish

TIRANW- Në ditën e parë të shkollës në këtë kohë pandemie nuk munguan urimet nga politikanë dhe drejtues të lartë të shtetit. Ashtu si edhe në ditë të zakonshme  akuza të ndërsjelltaa u ngritën për çështjen e arsimit.

E para që reagoi, ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, sipas së cilës ky vut do të ishte i fundit ku arsimi është i dëmtuar deri në palcë, duke premtuar se me ardhjen e opozitës në pushtet gjërat do të ndryshonin. Në të njëjtën linjë, ishte dhe presidenti Ilir Meta, i cili tha se shqiptarët po largohen, në bankat e shkollës po ulen më pak nxënës sepse kjo qeveri "ua ka vrarë shpresën". Ai pati kritika dhe për Ministrinë e Arsimit, duke thënë se shpresonte të ishin marrë masat realisht, përtej propagandës.

Ndryshe nga Kryemadhi dhe Meta, kryedemokrati Lulzim Basha është treguar më i moderuar në urimin e tij, ku ka pasur një lutje për fëmijët e vegjël që të respektonin masat anti-COVID pasi nga sjellja e tyre varen jetë njerëzit.

Një urim nuk ka munguar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka kursyer mesazhet politike. Pikësëpari më i rëndësishëm është shëndeti dhe më pas rezultatet e mira", tha Rama në urimin e tij, teksa nga ana tjetër ndau me miqtë e tij në rrjetet sociale dhe nga Zaho, i cili sot shkon në klasë të parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Hajdari publikon foto me vajzën: Suksese të gjithë fëmijëve, qoftë një vit sa më i mbarë

Teksa ka publikuar një foto me vajzën e saj, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka uruar fëmijët e vegjël që sot rikthen në bankat e shkollës. Urimi më i veçantë i Hjadarit shkon për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. 

"Urime fëmijëve të cilët më në fund i rikthehen bankave të shkollës mbas një mungese të gjatë.
Urime sidomos atyre që ulen për herë të parë. Malala ka thënë me të drejtë se "Një libër, një laps dhe një mësues mund të ndryshojnë botën". Suksese dhe qoftë një vit sa më i mbarë",
shkruan Hajdari.

Ora 11:29
Rama publikon foton e Zahos në ditën e parë të shkollës: Emocion i rrallë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e veçantë të djalit të tij, Zaho. Me lule në duar, Zaho sot është ulur për herë të parë në bankat e shkollës, teksa kryeministri Edi Rama ka pasur një urim të ëmbël për të.

"Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë", shkruan Rama.

Zaho në ditën e parë të shkollës
Ora 10:16
Basha-fëmijëve: Askush s'do donte që të ishte kështu dita e parë e shkollës, nga sjellja juaj varen jetë njerëzish

1591096256_basha.jpg

Një urim për fëmijët dhe mësuesit e ka pasur edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ai u ka bërë një kërkesë fëmijëve që të respektojnë masat edhe pse është paksa e vështirë për moshën e tyre, sepse vetëm kjo gjë do të shpëtojë dhjetëra jetë njerëzish.  

"Të dashur nxënës dhe mësues që sot nisni vitin e ri shkollor, ju uroj nga zemra suksese! Urime më të mira për mësuesit tanë që këtë vit do të përballen me orare të zgjatura dhe vështirësi më të mëdha se vitet e tjera. Jam i bindur se me përkushtimin për profesionin dhe kujdesin për nxënësit, do t'ia dilni me sukses për të përballuar këtë realitet të ri dhe sfidues.

Një urim i veçantë nga zemra për vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Askush nuk do donte që dita juaj e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si kjo e sotmja në mes të pandemisë, shoqëruar me masa të veçanta që e bëjnë të vështirë këtë fillim shkolle. Urime të gjithë gjimnazistëve në këtë vit sfidues! E di se do ta keni të vështirë të ruani distancën, pasi e tillë është edhe energjia e moshës, por ju lus të silleni me vetëdijen se nga sjellja juaj varen jetë njerëzish.

Normaliteti do rikthehet sërish, e ju mund të kapni kohën e humbur me njëri-tjetrin. E vetmja gjë që nuk kthehet është jeta. Pranda lutja ime për të gjithë ju është: respektoni masat, ruani veten dhe njëri-tjetrin. Ditë më të mira na presin", tha Basha.

Ora 09:16
Nis shkolla/ Rama: Pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira

Një urim për fëmijët në ditën e tyre të parë të shkollës, e ka pasur edhe kryeministri Edi Rama.

"Mirëmëngjes duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira", shkruan Rama.

Ora 08:57
Veliaj letër urimi nxënësve të Tiranës: Jeni aleatët e mi, më jepni kurajo për transformimin e qytetit tonë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka dërguar nga një letër urimi në ditën e parë të shkollës të gjithë nxënësve të kryeqytetit. Në letrën me këshilla për ta, Veliaj shprehet se për kthimin e tyre në shkolla në këtë vit të vështirë si pasojë e pandemisë, Bashkia ka përveshur mëngët prej disa javësh për t’u kujdesur që e gjithë infrastruktura arsimore të jetë gati dhe e dezinfektuar.

“Për kthimin tuaj në shkolla, ne kemi përveshur mëngët prej disa javësh për t’u kujdesur që, e gjithë infrastruktura arsimore të jetë gati dhe e dezinfektuar. Jam i vetëdijshëm se mësimi në distancë ka paraqitur shumë sfida për ju dhe familjen tuaj, por ne në Tiranë dimë të bëhemi bashkë edhe në kohërat më të vështira. Ndaj, kam shumë besim tek ju, mësuesit, dhe familjet tuaja, që së bashku do ta kthejmë këtë sfidë në një përvojë të jashtëzakonshme jetësore”, thekson Veliaj.

Kreu i Bashkisë shton se shumë shpejt Tirana do të ketë gati 28 shkolla të reja, 17 prej të cilave po ndërtohen në Tiranë, e bashkë me Qeverinë po rindërtohen edhe 11 të tjera që u dëmtuan nga tërmeti.

“Dy tërmetet dhe pandemia na mësuan se në jetë mund të humbasim gjithçka, por jo atë që kemi në kokë, dijen. Kjo shpjegon pse për Bashkinë e Tiranës shkollat e reja janë një mision i përditshëm sepse bëhen për të ardhmen tuaj. Krahas 17 shkollave të reja që po ndërtohen në Tiranë, bashkë me Qeverinë, po rindërtojmë edhe 11 shkolla të tjera, të cilat u dëmtuan nga tërmeti. Për ne është e rëndësishme që ju të mësoni në kushte më të mira, në hapësira më të mëdha, të stërviteni në palestra e fusha sportive të reja, të kryeni mësimin në laboratorë të mirëpajisur”, thuhet në letër.

Teksa i cilëson si aleatët e tij më të mirë për transformimin e qytetit, Veliaj jep edhe lajmin e mirë të shndërrimit të Piramidës në një “katedrale të edukimit”, ku të rinjtë e Tiranës do të marrin njohuri cilësore në mësimin e teknologjisë dhe gjuhës së kodimit.

“Këtë mision nuk mund ta çojmë të vetëm përpara, pa ju, aleatët e mi më të mirë, që më jepni kurajë dhe energji për transformimin e qytetit tonë! Për këtë, ju falenderoj nga zemra! Kjo është arsyeja pse çdo ditë, një orë nga koha ime, e ndaj me të rinj të zgjuar dhe ambiciozë, ku njihem me idetë dhe planet tuaja fantastike dhe diskutojmë sesi mund t’i realizojmë ato bashkërisht. Prandaj, jam kaq entuziast që Piramida po shndërrohet shpejt në një “katedrale të edukimit”, ku të rinjtë e Tiranës do të marrin njohuri cilësore në mësimin e teknologjisë dhe gjuhës së kodimit”.

Në letrën dërguar çdo nxënësi në kryeqytet, Veliaj shprehet se shumë punë janë përpara.

“Shumë punë na presin! Por, hap pas hapi, sfidë pas sfide, sukses pas suksesi, së bashku po ndërtojmë qytetin që Ju ëndërroni, sepse do të jeni ju ata që do ta rishkruani atë që është e pamundur sot, në atë që do të jetë e mundur nesër. Besoni në veten tuaj, siç beson familja juaj dhe unë tek Ju. Gjithmonë fansi juaj më i madh”, shkruan Veliaj.

Letra e plotë
Përshëndetje të dashur nxënës!

E di që mezi e keni pritur fillimin e shkollës. Rikthimi në klasë, takimi me shokët dhe shoqet është një çast që edhe unë, në moshën tuaj, mezi e prisja. Më kujtohet ndjesia e ngrohtë që të përshkon zemrën sapo nis diçka të re, si të ishte një aventurë, plot energji për të bërë edhe më mirë, edhe më shumë, se vitin e kaluar. Koha që po jetojmë me pandeminë nuk është aspak e lehtë dhe këtë vit, dita e parë e shkollës do të jetë shumë më ndryshe nga herët e tjera. Disa nga ju do ta ndjekin mësimin online, kurse pjesa tjetër në klasa, me maska dhe dezinfektues, duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri.

Për kthimin tuaj në shkolla, ne kemi përveshur mëngët prej disa javësh për t’u kujdesur që, e gjithë infrastruktura arsimore të jetë gati dhe e dezinfektuar. Jam i vetëdijshëm se mësimi në distancë ka paraqitur shumë sfida për ju dhe familjen tuaj, por ne në Tiranë dimë të bëhemi bashkë edhe në kohërat më të vështira. Ndaj, kam shumë besim tek ju, mësuesit, dhe familjet tuaja, që së bashku do ta kthejmë këtë sfidë në një përvojë të jashtëzakonshme jetësore. Dy tërmetet dhe pandemia na mësuan se në jetë mund të humbasim gjithçka, por jo atë që kemi në kokë, dijen. Kjo shpjegon pse për Bashkinë e Tiranës shkollat e reja janë një mision i përditshëm sepse bëhen për të ardhmen tuaj. Krahas 17 shkollave të reja që po ndërtohen në Tiranë, bashkë me Qeverinë, po rindërtojmë edhe 11 shkolla të tjera, të cilat u dëmtuan nga tërmeti. Për ne është e rëndësishme që ju të mësoni në kushte më të mira, në hapësira më të mëdha, të stërviteni në palestra e fusha sportive të reja, të kryeni mësimin në laboratorë të mirëpajisur.

Por, këtë mision nuk mund ta çojmë të vetëm përpara, pa ju, aleatët e mi më të mirë, që më jepni kurajë dhe energji për transformimin e qytetit tonë! Për këtë, ju falenderoj nga zemra! Kjo është arsyeja pse çdo ditë, një orë nga koha ime, e ndaj me të rinj të zgjuar dhe ambiciozë, ku njihem me idetë dhe planet tuaja fantastike dhe diskutojmë sesi mund t’i realizojmë ato bashkërisht. Prandaj, jam kaq entuziast që Piramida po shndërrohet shpejt në një “katedrale të edukimit”, ku të rinjtë e Tiranës do të marrin njohuri cilësore në mësimin e teknologjisë dhe gjuhës së kodimit. Shumë punë na presin! Por, hap pas hapi, sfidë pas sfide, sukses pas suksesi, së bashku po ndërtojmë qytetin që Ju ëndërroni, sepse do të jeni ju ata që do ta rishkruani atë që është e pamundur sot, në atë që do të jetë e mundur nesër. Besoni në veten tuaj, siç beson familja juaj dhe unë tek Ju.

Gjithmonë fansi juaj më i madh,

Erion VELIAJ

Ora 08:51
Ruçi: Viti shkollor në kushtet e pandemisë, sfidë për të gjithë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot nxënësit, mësuesit dhe prindët, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. 

“Sot, rreth 480 mijë nxënës fillojnë vitin e ri shkollor. Dita e sotme çel siparin e hapjes së kantiereve të dijes, shprehive dhe edukimit. Ky vit shkollor nuk është si të tjerët. Përveç kujdesit për dijen, mësuesit dhe prindët duhet të bëjnë kujdes për mbrojtjen e jetës së fëmijëve prej rrezikut të pandemisë së koronavirusit. Fillimi i vitit të ri shkollor është një sfidë, për suksesin mbi të cilën duhet të kontribuojmë dhe do të kontribuojmë të gjithë. Vendosmëria për të vazhduar betejat që kemi përpara dallon guximtarët dhe dashurinë për jetën e dijen, nga frikacakët dhe dorëzimi para vështirësive.

Të dashur nxënës,

Ju uroj sukses në fillimin e  një viti të vështirë, i cili do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj. Kufizimet që imponon pandemia, rëndojnë në rradhë të parë mbi ju dhe përpjekjet tuaja për dije, shprehi dhe vlera. Jemi të vetëdishëm që shkolla nuk do tua ofrojë të gjitha mundësitë për dije dhe argëtim, si në  një vit  normal. Por shfrytëzoni më shumë librat. Kjo situatë do të kalojë dhe  ju do të riktheheni në lojrat, gëzimet dhe mundësitë e tjera të shkollës.

Të dashur mësues,

Mbi ju bie detyra e vështirë që, më shumë se asnjëherë më parë, të kujdeseni jo vetëm për dijet, por edhe për shëndetin dhe jetën e nxënësve tuaj. Ky mision i juaj i përhershëm, sot merr një kuptim dhe rëndësi jetike për nxënësit tuaj. Të gjithë u jemi mirënjohës për përkushtimin tuaj dhe këtë populli dhe familjet shqiptare nuk do tua harrojnë.

Të dashur prindër,

E njohim merakun tuaj prindëror për shëndetin e fëmijëve. Por  kini besim se shkolla, mësuesit, institucionet arsimore dhe gjithë shoqëria, siç janë të përkushtuar për pajisjen me dije, shprehi dhe vlerat qytetare, janë të përkushtuar për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së fëmijëve tuaj.

Të gjithëve ju uroj një vit të ri shkollor të suksesshëm!”, shkruhet në përshëndetjen e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi,me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Ora 08:31
Vokshi publikon foto: Grumbullime prindërish e nxënësish jashtë oborrit të shkollave nga mungesa e organizimit

PD me anë të ish- deputetes Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për zbatimin e protokollit të sigurisë Anti-COVID. Teksa ka publikuar disa foto të cilat thotë se janë shkrepur sot nga shkolla "Gustav Mayer" në Tiranë, Vokshi shton se mungesa e organizimit ka çuar në grumbullime prindërish e nxënësish

"Propaganda e Kryeministrit Rama vs Realiteti në shkolla këtë fillim viti. Përkundët fotove të përzgjedhura nga Kryeministri, situata në shumë shkolla është krejt ndryshe.

Kjo është shkolla Gustav Mayer në Tiranë. Mungesë organizimi nga ana e shkollës që ka cuar në grumbullime prindërish e nxënësish... asnjë mundësi për respektim të protokollit të sigurisë së shëndetit", shkruan Vokshi.

Ora 08:20
Nis shkolla/ Meta: Shpresoj që përtej propagandës, Ministria e Arsimit të ketë marrë masat

Presidenti Ilir Meta është shprehur skeptik për punën e Ministrisë së Arsimit, pas vendimit të hapjen e shkollave. Ai thotë se shpreson që të ketë bërë detyrën e saj dhe jo thjeshtë propagandë, teksa risjellë në vëmendje largimin e të rinjve. Në ditën e parë të shkollës, Meta thotë se duhet punuar shumë fort që atyre t'i jepet një shpresë për të qëndruar në atdhe, pasi sipas tij gjatë kësaj qeverisje kjo shpresë është thyer.

"Të dashur nxënës dhe prindër, Të nderuar mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore, Sot shoqëria shqiptare nis një rrugëtim tjetër të ri drejt dijes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur, që mund të jetë e tillë vetëm nëse garantohet edukimi cilësor i brezit të ri. Investimi më i madh për shoqërinë është arsimimi i duhur i rinisë. Në këtë mënyrë garantohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë progresiv, por edhe integrimi i sigurtë në familjen europiane.

Është dita për të theksuar me forcë që çdo fëmijë që për shkak të varfërisë e ka të pamundur të shkojë shkollë, duhet integruar në sistemin arsimor, përmes politikave konkrete, të drejta e sociale që i shpallin luftë mjerimit dhe papunësisë. Por nuk mund të mos përsëris thirrjen drejtuar prindërve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen asaj sa më parë.

Jam shumë i shqetësuar që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi. Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune. Fenomeni thellësisht shqetësues i shpopullimit, është një emergjencë kombëtare, që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në sektorin e arsimit, me ulje të numrit të nxënësve në shkolla dhe plakje të popullsisë.

Është koha jo vetëm të mendojmë seriozisht, por edhe të reagojmë fuqimisht për të mbrojtur të ardhmen tonë nga ky erozion i tmerrshëm social, vlerash dhe besimi. Jam i bindur se rinia do të na udhëheqë në këtë proces, ashtu si 30 vite më parë! Këtyre sfidave të arsimit shqiptar, këtë Viti i Ri Shkollor, u shtohen edhe vështirësitë e mëdha të krijuara në përballjen me pandeminë COVID-19. Në kushtet e reja është tepër e domosdoshme të respektohen me rigorozitet protokollet shëndetësore në të gjitha institucionet arsimore, me objektiv kryesor mbrojtjen e shëndetit dhe jetës të çdo nxënësi dhe mësuesi.

Shpresoj që qeveria dhe Ministria e Arsimit, përtej propagandës, të kenë marrë të gjitha masat për të garantuar një proces normal mësimor, pa pasoja në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës vërtet shqetësuese. Një urim tepër të veçantë për shumë suksese dhe një vit të mbarë shkollor kam për të gjithë vogëlushët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës! Mirënjohjen për të gjithë mësuesit, që me përkushtim e sakrifica arsimojnë brezat e rinj! Koha për të kontribuar të gjithë që Shqipëria të mos jetë më vendi i shpresave të thyera", shkruan Meta.

Ora 08:13
Rinis shkolla/ Kryemadhi urim për fëmijët dhe bën premtimin: Viti i fundit që edukoheni në një sistem arsimor të dëmtuar në palcë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë e para e cila ka uruar prindërit, fëmijët dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor. Në urimin e saj, Kryemadhi bën premtimin se me ardhjen e opozitës në pushtet do të përmirësohet, duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë se ka lënë në harrsë mësuesit e të gjithë hallkat e zhinxhirit arsimor.

"Këtë mëngjes do ta nis me një urim për nisjen e vitit të ri shkollor, drejtuar të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve, e veçanërisht fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Çdo vit nis një fazë e re rrugëtimi drejt dijes, por jam e bindur se ky do të jetë viti i fundit që familjet shqiptare i nisin fëmijët të edukohen në një sistem arsimor të dëmtuar në palcë.

Ky vit shkollor do të jetë edhe më i vështirë, pasi do të përballemi me një situatë atipike, ku ne si prindër, mësuesit por edhe fëmijët do të duhet të përshtatemi me të tjera orare, me një model të ri mësimdhënieje e me një qeveri të paaftë për ta administruar situatën dhe të gatshme që të gjitha dështimet në arsim t’i justifikojë me pandeminë. Në takimet e përditshme me të rinjtë dhe prindërit e tyre i kam ndjerë shqetësimet që kanë për sistemin arsimor, infrastrukturën e dobët, problemet me tekstet shkollore dhe mbi të gjitha mungesën e vizionit për garancinë e një arsimi cilësor. Nga ana tjetër pasojat e tërmetit të nëntorit do të ndihen edhe më shumë në këtë fillim viti shkollor ku qindra fëmijë nuk do të kenë shkolla që i presin e shumë të tjerë do mësojnë në çadra.

Të nënvlerësuar nga qeveria, mësuesit e Shqipërisë janë lënë të vetëm në përballimin e sfidave të këtij viti të ri shkollor, mes kushteve të pafavorshme të punës, pagave shumë të ulëta krahasimisht me kontributin e tyre dhe protokolleve jo efikase anti-Covid-19. Për LSI arsimimi cilësor i brezit të ri ka një rol të patjetërsueshëm për kombin tonë, për ekzistencën e demokracisë dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë tonë. Suksese në misionin më të rëndësishëm kombëtar! Kurajo ta përballojmë me sukses vitin e ri shkollor", shkruan Topalli.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/09/2020 02:48

    Like-Mona,perse nuk i lini rehat femijet edhe ne nje dite te vetme ,te shenuar si kjo e sotmja,por duhet te fusni dhe sot politiken?Perse znj.Vokshi nuk prisni nje dite ,te kritikoni fajtoret e vertete,qe ne kete rast jane vete prinderit?Ne 11 shtator si Biden,si Trump ,I nderprene reklamat dhe aktivitetet zgjedhore ne respect te viktimave te 9/11.Po ju pse nuk e mbyllni gojen ne respect te femijeve,te se ardhmes?

    Përgjigju
  • Sinqerisht: 14/09/2020 14:53

    Me pelqen urimi i Monika K* rmadhes viti tjeter do vije dhe baxhella ne Rec bashke me qytyk Meten

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 14/09/2020 14:51

    Plasi plonci i baxhell Vojshi ka per te gjith pace dhe qofze

    Përgjigju
  • Lulush Bibilush: 14/09/2020 14:49

    Lulush bibilush haj akullore ha dhe nonje koqe rrush

    Përgjigju
  • spak: 14/09/2020 13:49

    te gjith ne burg. duke fillue me ilir meta apo metaj sic e ka faktikisht. shtatori duhet ti kishte gjet ne burg keta njerez negativ te albanistanit

    Përgjigju
  • Iliri: 14/09/2020 12:41

    Jena ba ne thy celularin kur i shohim keto fytyra te shemtura, kto hajdute ,na hiqen si te ndershme

    Përgjigju
  • BURRI SHËMTUAR: 14/09/2020 10:43

    GRUAJA ME FYTYR BURRI TË SHËMTUAR ALBANA VOKSHI KRYEHAJDUTE ÇDO GJË JA FATURON QEVERIS. PRA QEVERIA NË SHQIPRI DUHET TË JET TË MARI FMIT NGA DORA E TI ÇOI NË SHKOLL. PRA E VETMJA QEVERI NË BOT QË DUHET TË BËJ KTË PUN SIMBAS HAJDUTES ALBANA VOKSHI ME FYTYR BURRI TË SHËMTUAR QË LEF NGA MËNGJESI DERI NË DARK E NUK E KUPTON QË I KA DAL BOJA 100 HER.

    Përgjigju
  • eli: 14/09/2020 08:46

    Edhe une jam dakord me Vokshin qe keta prinder nuk jane njerez qe ngjeshen ashtu megjithese qeveria ka dhene udhezime te sakta se si duhet te sillen.Ha ha ha po edhe kete qeverise do ja faturosh moj *axhelle?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez