Haradinaj dhe Thaçi ngushëllojnë familjen dhe kolegët e policit që humbi jetën në detyrë në Prizren: Përgjegjësit të sillen përballë drejtësisë

Haradinaj dhe Thaçi ngushëllojnë familjen dhe kolegët e policit që humbi jetën në detyrë në Prizren: Përgjegjësit të sillen përballë drejtësisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur në një reagim të tij pas shpërthimit të fuqishëm mbrëmjen e kësaj të marte në Zhur të Prizrenit, i cili do t’i merrte jetën një efektivi policie dhe do të linte të plagosur rëndë dy të tjerë.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjes së efektivit Sami Thaqi, Haradinaj i ka kërkuar policisë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të sjell përballë drejtësisë përgjegjësit.

I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit. Ftoj organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti. Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit! RH”, shkruan Haradinaj.

Po ashtu referuar kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Duke shprehur nderimet e tij për jetën dhe veprën e efektivit, Thaçi po ashtu i ka kërkuar angazhim maksimal policisë që shkaktarët të vihen para drejtësisë.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për rënien në krye të detyrës të policit Sami Thaqi. Familjes Thaqi dhe gjithë kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Policëve të tjerë të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë. Po ashtu, nga organet e rendit dhe drejtësisë kërkoj angazhim maksimal, që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së policit Sami Thaqi!”, shprehet Thaçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës