Haradinaj e quan mashtrues Albin Kurtin dhe thotë se do të pranonte një takim me Isa Mustafën

Haradinaj e quan mashtrues Albin Kurtin dhe thotë se do të pranonte një takim me Isa Mustafën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë ka përsëritur qëndrimin e tij për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Duke mohuar se është takuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, Haradinaj tha se nëse do të merrte ftesë nga ai do t’i përgjigjej pozitivisht.

Haradinaj para gazetarëve deklaroi se nuk ka patur komunikim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për qeverisje, dhe shtoi se projekti i tij është mashtrues.

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen apo me Kurtin për qeverisje. Unë e kam deklaruar se projekti që paraqet Kurti është mashtrim, edhe kam thënë se ai është Kurtin mashtrues, për shkak se bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave, ndaj realitetit të jetës nuk përputhet dhe nuk qëndron, megjithatë, qytetari ka vendosur, sovrani ka vendosur dhe ne jemi në opozitë, po qëndrojmë në detyra tona, po s’kemi asnjë lloj komunikimi me Kurtin”, tha kreu i qeverisë në detyrë.

Haradinaj ka komentuar edhe lajmet se së fundmi ai është takuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

“Nëse Mustafa më fton për kafe unë shkoj në çdo kohë, do t’I përgjigjem ftesave të tij për tu takuar”, shtoi ai.

Haradinaj deklaroi se nuk është mirë që të shkohet në zgjedhje të reja, duke përmendur edhe afatin për buxhetin deri në fund të muajit mars.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 shenja që tregojnë se personi përballë jush po gënjen

6 shenja që tregojnë se personi përballë jush po gënjen