Haradinaj: Të pranohet kërkesa e SHBA-së, situata në veri drejt përshkallëzimit

Haradinaj: Të pranohet kërkesa e SHBA-së, situata në veri drejt përshkallëzimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se zgjidhja më e mirë aktualisht, për situatën në veri të vendit, do të ishte pranimi në kohë i kërkesës së SHBA-ve, për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat e automjeteve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj u shpreh se në situatën aktuale, duhet të gjendet një zgjidhje, pasi mund të ketë përshkallëzim.

“Të dashur qytetarë, zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë. Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer. Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha detaje të reja për takimin e së hënës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Kurti deklaroi se në tekstin e marrëveshjes kanë qenë katër paragrafë, ku është shkruar edhe për planin franko-gjerman dhe dinamizimin për marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

Por, sipas Kurtit, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ndryshoi premisën për marrëveshje, duke u fokusuar vetëm tek ujdia për targa.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali