Harrohet kriza energjetike, ndriçuesit e rrugës në Milot ndezur edhe ditën (VIDEO)

Në një kohë kur flitet në vazhdimësi për krizë energjetike, diçka e tillë po injorohet në Qarkun e Lezhës. Shembull i kësaj situate është në kryqëzimin e Milotit, ku ndriçuesit e rrugës qëndrojnë ndezur përgjatë 24 orëve.

Kjo situatë vijon prej javësh dhe ndonëse është një rrugë kombëtare, ku sigurisht kalojnë dhe ata që e kanë detyrim ligjor menaxhimin e krizës energjike, dritat ndezur dhe gjatë ditës duke se nuk ju ka vrarë aspak syrin. Më shumë gjasa sistemi i ndriçimit të rrugës ka pësuar defekt, por askush nuk ka ndërhyrë për t’i dhënë zgjidhje problematikës që ndriçuesit të mos qëndrojnë ndezur përgjatë 24 orëve dhe atëherë kur nuk është e nevojshme.

Segmenti rrugor në fjalë është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe duhet të jetë ky institucion që duhet të japë zgjidhje problematikës së ndriçimit, por deri tani ka heshtur dhe siç duket askujt nuk ia kanë vrarë syrin ndriçuesit e ndezur edhe gjatë ditës. Teksa qeveria iu ka bërë thirrje në vazhdimësi abonentëve familjar që të kursejnë energjinë elektrike, ndriçuesit e ndezur përgjatë 24 orëve në Milot janë shembulli më negativ i injorimit të problemeve të vendit nga institucionet përgjegjëse.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Putini: 23/03/2023 12:49

    Ja se vjen dimri shpejt e do zgjohen nga gjumi. Edhe ne Tirane ky muhabet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Numërohen kutitë e para, kandidatja e VMRO-DPMNE udhëheq bindshëm

Maqedoni e Veriut/ Numërohen kutitë e para, kandidatja e VMRO-DPMNE udhëheq bindshëm