Harrohet virusi, lokalet në Tiranë i kthehen normalitetit, nuk respektohen masat anti-covid (VIDEO)

Prej datës 18 maj baret dhe restorantet rihapën dyert për klientët, fillimisht duke zbatuar masat anti-covid, por tashmë teksa kanë kaluar 2 javë nga hapja e tyre, duket se respektimi i masave nuk po bëhet 100%.

Në një vëzhgim që Report Tv ka bërë këtë të mërkurë, shihet qartë se në një tavolinë qëndrojnë më shumë se dy persona dhe se distanca e sigurisë nga një tavolinë në tjetrën, nuk arrin në 2 metra.

Edhe vet personeli shërbyes, nuk është i pajisur me doreza, ashtu sic protokolli e kërkon për ti shërbyer klientëve e ndërsa maskat herë janë të vendosura sakt e herë të ulura.

Matja e temperaturës për cdo klient nuk duket se respektohet, por nga ana tjetër edhe vet qytetarët duket se nuk bezdisen nga një fakt i tillë. Ata duken të qetë ndërsa shijojnë bisedën në kafene.

Tashmë që vendi ynë ka hyrë në fazën e hapjes dhe nuk ka më kufizime, është në dorë të qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm, duke marrë parasysh faktin që covid është ende mes nesh.

Prej datës 18 maj Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka kryer  5052 inspektime dhe monitorime në bare, kafene, restorante, piceri dhe fast food, ku janë vendosur 3 masa administrative, 2 gjoba dhe nje pezullim aktiviteti.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota