Harrojnë COVID-in, të rinjtë shfrenohen në club-et e jugut, Inspektorati i Shëndetësisë nuk shikon natën

Masat anti-COVID duket se ekzistojnë vetëm në letër. Sytë e të gjithëve në sezonin turistik janë nga bregdeti, por frekuentuesit, sidomos të rinjtë dhe bizneset nuk janë aspak të kujdesshëm duke 'harruar' masat dhe sfiduar koronavirusin, por edhe shtetin.

Report Tv sjell një panoramë të asaj që po ndodh në vijën bregdetare shqiptare nga veriu në jug në club-et e natës, por edhe distancimin në shezlonge, që në disa raste nuk ekziston. Situata është mjaft serioze dhe shqetësuese.

Përballë numrave të të infektuarve në rritje, po ashtu edhe fataliteteve, sjellja një pjese të të rinjve shqiptarë nuk është trimëri, por papërgjegjshmëri duke krijuar terren për infektimin dhe përhapjen e koronavirusit. Në pamjet që sjell Report Tv të rinjtë shfaqen në grumbuj në lokalet e natës në kundërshtim të hapur kundër masave anti-covid.

Për argëtimin dhe festat deri në orët e vona të natës në grumbull dhe pa asnjë lloj distancimi fizik fajtorë janë edhe bizneset, që i organizojnë pa leje duke thyer në mënyrë të hapur protokollet e sigurisë të masave anti-covid.

Provat e asaj që po ndodh janë të qarta edhe për strukturat shtetërore, përpos indicies që mund të marrin edhe nga vetë të rinjtë që reklamojnë jetën e natës në rrjetet sociale.

Ky nuk është denoncimi i parë, por duket se gjithcka bie në vesh të shurdhër, pasi masat duket se janë vetëm në letër, ndërsa virusi po prek cdo ditë e më shumë qytetarë shqiptarë, madje mosha të reja, teksa po bëhet gati spitali COVID-2 për të pritur pacientët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 12/07/2020 20:23

    Ore ktu ka kapitullu shteti me cdo hallk

    Përgjigju
  • Tosi: 12/07/2020 17:10

    Jam ne merak po ne Haremin erotiko naziskino te Jales qe administrohet nga Nafije dybeku i leshitlikes a jane mare masa se lristat jane te shquar per erotizem dhe hardallosje ne shkuma party dhe mund te infektohen me covid.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Momenti kur adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet

Momenti kur adoleshentët i vënë flakë makinës në Korçë, Report TV siguron pamjet