Harry dhe Meghan ‘rikthehen’ në shiun e Londrës (FOTO)

Harry dhe Meghan ‘rikthehen’ në shiun e Londrës (FOTO)

Harry dhe Meghan

Meghan Markle dhe princ Harry kanë filluar takimet e tyre të fundit në publik para largimit të tyre zyrtar nga familja mbretërore.

Dyshja ka nisur jetën e re në Kanada bashkë me djalin e tyre të vogël Archie, por këtë javë do të marrin pjesë në disa takime zyrtare mbretërore, të cilësuara si të fundit për ta.

Çifti mori pjesë në eventin Endeavour Fund Awards in Mansion House” në Londër, ku një nga fotot e shkrepura bëri xhiron e botës.

Shumicën e vëmendjes e ka marrë Meghan me fustanin e saj të ngushtë pas trupit në ngjyrë gurkali.

Veshja është cilësuar si ndër më të bukurat kombinuar edhe me modelin e flokëve të kapura bisht dhe një make-up minimalist.

Harry dhe Meghan janë shfaqur të lumtur e të buzëqeshur mes shiut të Londrës.

Pas largimit, Meghan ka ndërmend t’i rikthehet profesionit të mëparshëm si aktore dhe po pret projektin në Amerikë, kurse harry ka zhvilluar shumë takime deri më tani.

Gjatë fjalimit të mbajtur nga princ Harry tha se ishte krenar për t'i shërbyer Mbretëreshës dhe vendit.

“Është diçka për të cilën krenohemi me të drejtë dhe nuk na lë kurrë”, u shpreh ai.

Duka shtoi se ndihej me fat që është  në gjendje të vlerësonte veten si një prej tyre dhe se ishte shumë krenar që ka shërbyer si Kapiten i Wales-it.

"Shumë prej jush sonte më thanë që kisha mbështetjen e tyre.Unë jam gjithashtu këtu për t'ju thënë që e kam patur gjithmonë”, ka thënë Harry.

Princi Harry në vijim do të takohet me kampionin e botës në Formula 1, Lewis Hamilton në hapjen zyrtare të Silverstone Experience, një muze rreth garave motorike britanike.

Më pas do të marrin pjesë në Mountbatten Festival të Muzikës në Royal Albert Hall më 7 Mars, dhe vetëm Meghan do të jetë në Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Ata do të bashkohen me Mbretëreshën dhe mbretërit e tjerë në shërbimin e Ditës së Commonëealth në Westminster Abbey më 9 Mars, e cila do të jetë paraqitja e tyre si pjesëtarë me detyra mbretërore.

Foto nga organizimi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota