Harta e re gjyqësore, KLGJ konsultohet me Ministrinë e Drejtësisë, priten  diskutime me KLP, 'Financat' dhe grupet e interesit

Drejtuesit e KLGJ dhe ministri i Drejtësisë

Pas propozimit të një harte të re gjyqësore, ku kërkohet që të shkrihen 10 gjykata në vend dhe të krijohet një gjykatë e vetme Apeli në Tiranë, duket se puna vijon në këtë drejtim. KLGJ vijon konsultimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe pritet që shumë shpejt të nisë bisedimet me institucione si KLP, Ministrinë e Financave apo edhe grupet e tjera të interesit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa ka postuar një foto gjatë takimit me kryetaren dhe Zv/Kryetarin e KLGJ-së, Naureda Llagami dhe Maksim Qoku, thotë se diskutimet janë konstruktive mes

"Diskutime mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së për të dakordësuar një propozim të përbashkët të Hartës së Re Gjyqësore, e më pas konsultimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe grupet e interesit në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 98/2016 janë të hapura për të adresuar çdo merak që ka të bëjë me:

a) garantimin e aksesit në drejtësi, që lidhet me afërsinë e individit në marrjen e shërbimeve gjyqësore;

b) uljen e kostove, me qëllim përdorimin me efektshmëri të burimeve publike;

c) rritjen e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve të ofruara", shkruan Manja.

Objektivi i KLGJ është që brenda janarit të 2022, të miratojë hartë e re gjyqësore dhe të nisë funksionimi me 12 gjykata të shkallës së parë, të njohura si gjykata fakti dhe një gjykatë apeli.

Pak ditë më parë, 'Report Tv, mësoi se 10 gjykatat që do të shkrihen janë;Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apelit, që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

Harta ka sjellë edhe përplasje mes Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku KLP thotë se KLGJ nuk i ka përfshirë në grupin e punës. Shkrija e gjykatave sjell automatikisht shkrirjen e prokurorive, ndërkohë që KLGJ ka njoftuar se ka marrë dakordësinë e Prokurorit të Përgjithshëm Olsjan Çela për këtë draft.

Në një propozim të mëparshëm KLGJ kërkoi që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë.  Sipas draftit, propozohet që nga 22 gjykata të shkallëve të parë të bëhen 12 nga gjashtë gjykata administrative të bëhen 2 dhe nga gjashtë apele të bëhet një në të gjithë vendin

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të vendosen kufizime për personat e pavaksinuar?



×

Lajmi i fundit

John

Takime me studentët në ‘Pallatin e Brigadave’: Vetëm një gjë do jua them, mos ma merrni për keq, pasi nuk më erdhi mirë që nuk m’u bindët