Hatërmbetje me Donaldin për daljen e Dagz? Dj PM i sqaron të gjitha njëherë e mirë

Hatërmbetje me Donaldin për daljen e Dagz? Dj PM i sqaron të gjitha njëherë e mirë

Donald Veshaj dhe Dj Dagz

Të gjithë u habitën kur në zinxhirin e shpëtimit të së martës, Donaldi zgjodhi Tan Bramën dhe jo mikun e tij prej 3 muajsh brenda shtëpisë, Dj Dagz. Kështu, Einxhel dhe Dagz u vendosën në nominim kokë më kokë me njëri-tjetrin, ndërsa ky i fundit u largua nga shtëpia.

Einxhel u shpreh se nuk do t’ia falte kurrë Donaldit faktin që kishte “tradhtuar” mikun e tij, ndërsa një pjesë e publikut e komentoi njësoj si Einxhel.

Dj Dagz u bashkua me miqtë e familjarët e tij pas daljes dhe tregoi se raporti i tij me Dj PM nuk ka ndryshuar aspak, megjithëse u tha se mund të kishte hatërmbetje për faktin që Dagz u kthye i vetëm në “Big Brother”.

Përsa i përket fjalëve lart e poshtë, për raportin e tyre me Donaldin dhe komentin që PM ka për aktorin, i cili nuk shpëtoi Dj Dagz, Pajtimi ka reaguar njëherë e mirë.

Në një status në InstaStory ai sqaron: “Përshëndetje t’gjithëve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj debati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”. Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise. Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen brenda shtepise. Ju don shoku PM shumë.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot