Haxhinasto në Report Tv: Jam kundër kandidimit me listë të përbashkët! Partitë të dalin me lista të hapura, secila të tregojë peshën e vetë në elektorat

Ish ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto tha se do të votojë kundër nëse i kërkohet mendimi për të kandiduar me një listë të përbashkët me partitë e tjera. Ai tha se është pro listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore, por e shikon të pakuptimtë kandidimin në një listë të përbashkët nën siglën e një partie. Në një intervistë për Report Tv, Haxhinasto tha se nëse do të kërkohet me votim në parti si do të kandidojnë, ai do të votojë kundër kandidimit me një listë të përbashkët, ndërsa tha se listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore i japin çdo partie peshën reale që kanë në elektorat.

"Në jemi pro listave të hapur dhe koalicioneve parazgjedhore. Kjo vendos një bashkëpunim më solid pasi çdo parti do të ketë peshën specifike në elektoratin shqiptare, duke pasur një raport real të peshës specifike bëhet një koalicion më i qëndrueshëm dhe jetëgjatë. Unë personalisht do votojnë kundër pasi partia të kandidoje me lista të hapura dhe me koalicione po jo në listat e njëri-tjetrit", tha Haxhinasto.

Haxhinasto tha se dhe koalicionet duhet krijuar në bazë të politikave të përbashkëta që kanë në programet e tyre. Një koalicion i fortë dhe jetëgjatë, për Haxhinaston, krijohet vetëm duke caktuar prioritete programore të partive që bashkëpunojnë.

"Partitë të konkurrojmë me lista të hapura me koalicione parazgjedhore, hyrja në një listë të përbashkët në një sigël të caktuar nuk është ajo që dëshiroj unë dhe prandaj thash se do isha kundër si person. Partitë mund të hyjnë në koalicione shumë të qarta dhe koalicionet të jenë edhe në bazë të prioritete programore dhe të bien dakord për çështjen që do të trajtojë secila parti. Ti konkurron mbi bazën e disa politikave të përbashkëta dhe një ofertë të përbashkët për qytetarët. Futja në një listë nuk është rruga e duhur për mua", tha Haxhinasto

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gramshi: 25/09/2020 11:01

    Ta shikojme se sa vota do marresh ne qark kete rradhe.Me Dash GJIKEN qe as gruaja e vete sja jep. Jep llogari vajza jote sa lek harxhon ne shkollat ne Londer. Nuk dite te vleresosh njerezit e duhur tani ha mu.....t

    Përgjigju
  • Tosi: 25/09/2020 06:37

    Amon mor amon si kane surrat keta te leshitlikes se Nafije dybekut te dalin ne tv. Ikni mor se populli e ka nxherre nga politika qysh ne 30 qershor Nafije dybekun e leshelise qe u zhgerrye rrugeve te Tiranes per nje ngrehine bordello 85 vjecare

    Përgjigju
  • HAXHI QAMILI: 24/09/2020 19:13

    O haxhi qamil pse nuk dhe përgjigje mor hajdut i lesh e dhis o haxhi plasa apo ske se çfar të justifikohesh o qelbësir e leshe dhis.

    Përgjigju
  • gjethja e thate e fikut: 24/09/2020 17:50

    Mire e ke ti por a do like florini dhe mona silikoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë në 2022 në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramiz Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë në 2022 në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramiz Micit