Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth ka thënë të shtunën se sheh zhvillime pozitive në shpenzimet për mbrojtje në Gjermani dhe i ka lavdëruar aleatët e NATO-s për rritjen e buxheteve për ushtritë e tyre.
Duke folur në një forum për mbrojtje në Kaliforni, Hegseth e ka mirëpritur marrëveshjen e NATO-s për t’i rritur ndjeshëm shpenzimet në mbrojtje në vitet në vijim.
“Aleatët që shërbejnë si shembuj, sikurse Izraeli, Koreja e Jugut, Polonia, Gjermania çdo ditë e më shumë, shtetet baltike dhe të tjerë, do të pranojnë trajtim special nga ne”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara presin kontribute të ngjashme edhe nga aleatët tjerë, dhe se ata që dështojnë t’i përmbushin obligimet e tyre mund të përballen me pasoja.
Marrëveshja e vendeve të NATO-s, e arritur në qershor – e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, dhe thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump – parasheh që vendet anëtare të shpenzojnë të paktën 3.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP) në mbrojtje, plus 1.5 për qind në projekte të lidhura me mbrojtjen, siç është infrastruktura.
Deri më 2035, shpenzimet në këtë sektor pritet të arrijnë në 5 për qind të GDP-së, njëherësh shifra më e lartë prej Luftës së Ftohtë./ REL
Komente










Pse eshte nji aleate e shembult pse blejne arme nga Amerika prit edhe pak sa te vjen ne qeveri AFD dote ndryshoj krejtesisht se AFD,ja ata parat e armeve dote jua ndan popullit qe ju nevoiten ma se pari,por per ju Amerikanet vlene vetem interesi i biznisit dhe jo jeta e popullit ekzistojne mjaft alternativa per te jetuar ne paqe dhe jo te vrisni peshkataret e Venecuelles.
Përgjigju