Hekuran Isai: Mbronin Mehmetin, ja
si i spastruam nga ushtria 20 oficerë

Hekuran Isai: Mbronin Mehmetin, ja<br />si i spastruam nga ushtria 20 oficerë
TIRANE- Mbledhja e 14 dhjetorit 1983. Hekuran Isai: Sigurimi po vrojton grupin e dytë të ushtarakëve.  

Ndërsa janë krejt në fund të diskutimeve, mbi sinjale të dyshimta për agjenturë në ushtri, në mbledhjen e 14 dhjetorit 1983, Enver Hoxha dhe Ramiz Alia kërkojnë ti vënë pikë kësaj çështje. Hekuran Isai thotë se deri në atë kohë ishin pastuar nga ushtria plot 20 oficerë.  “Ata e mbronin me këmbëngulje Mehmet Shehun”, thekson Isai, ndërsa Hoxha e ndërpret duke i thënë se e di atë rast.. Ndërkohë sipas Hekuran Isait, Sigurimi i shtetit ishte vënë në ndjekje e në studimin e një grupi të dytë ushtarakësh.

Hoxha i kujton se në këtë mbledhje u përmendën 6 raste. “Deri tani janë bërë gjashtë veta dhe ju po vazhdoni të shikoni në se çështja e këtij ose atij qëndron kështu a nuk qëndron, zhvillon ky punë armiqësore a nuk zhvillon? Rëndësi ka në radhë të parë që këta të largohen nga ushtria një herë”, thotë Hoxha, ndërsa Ramiz Alia e përforcon duke përmendur rastin e komandantit të divizionit të Beratit, ndërsa thekson se “ne mund e duhet ta heqim menjëherë”.

Më tej Alia shton se duhet hequr me urgjencë edhe komandanti i Peqinit. “Pse ta lëmë, deri sa është vërtetuar që është takuar me një punonjës të ambasadës bullgare në Durrës? Ne ta heqim nga ushtria një herë, pastaj sigurimi le të bëjë punën e vet me të, ta ndjekë”, thotë Ramiz Alia.

Ata përjahstojnë rastin e drejtorit të Uzinës së Tankeve, duke u nisur nga fakti se ai ishte anëtar partie e mbase agjenti grek që e denonconte  dhe mund të kishte arsye personale kundrejt tij.
Hekuran Isai raporton se agjenti grek e ka bërë denoncimin e tij kohët e fundit, pra pasi ka kryer dënimin e tij 15 vjet burg. Nisur nga kjo Hoxha ndërhyn e thotë se mbase në këtë rast fshihet ndonjë hakmarrje e tij, ndaj shokut të ngushtë, pas ndonjë mosmarrveshjeje që mund të kenë pasur. Në fund të këtij diskutimi Hoxha e ka kthyer fjalën e tij tek edukimi në ushtri, duke ju rikujtuar Simon Stefanit, Hekuran Isait dhe Ramiz Alisë se si duhen hetuar çështjet, që nga pyetjet që bëhen në rradhët e ushtarëve të thjeshtë. Vëç kësaj Hoxha i mëshon fort idesë se Sigurimi i shtetit duhet të bashkëpunojë me Partinë sikurse edhe Partia më Sigurimin e shtetit.
 
Dokumenti i plotë u botua në Shqiptarja.com (print) 30 Maj, e lexoni online duke klikuar mbi linkun

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 maj 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet