TIRANË- Artisti Helidon Gjergji është kthyer nga Amerika në Shqipëri me një ekspozitë në Qendrën për hapje dhe Dialog në Kryeministri që titullohet “Në kërkim të artit”.
Ekspozita u çel në praninë e kryeministrit Edi Rama.
Ekspozita e organizuar me një grup fëmijësh EMA, Era dhe Drin Xhafa, si dhe Alvi e Livia Gjergji, është kuruar nga kritikja e njohur e artit Santa Nastro.
Ajo foli për mesazhet e veprës së artistit:
“Ekspozita në kërkim të artit na jep mundësinë të reflektojmë mbi mekanizmat tanë të mendimit dhe marrëdhëniet e tyre me internetin, i cili ka ndryshuar ndjeshëm jetën tonë, por edhe mënyrën se si bëjmë pyetje, kërkojmë përgjigje dhe kufijtë që ekzistojnë midis realitetit dhe trillimit mes lajmeve të vërteta dhe lajmeve të rreme, mes një vepre arti dhe një imazhi të thjeshtë.”-tha kuratorja e kësaj ekspozite Santa Nastro.
Helidon Gjergji rrëfen motivet që lidhen me nostalgjinë e rikthimit në vendin e tij me këtë ekspozitë.
“Kur kishim shkuar pothuajse në fund të organizimit të ekspozitës ndjeva se diccka mungonte. Ideja për pjesëmarrjen e fëmijëve në këtë ekspozitë më erdhi sepse interneti sa vjen dhe po ndikon në ftohtësinë e marrëdhënieve njerëzore. Ku ata u shkëputën disa ditë nga interneti dhe u vunë në punë, idetë e tyre ishin të mrekullueshme” -tha Helidon Gjergji.
Helidon Gjergji përmes këtij eksperimenti artistik beson se njeriu me inteligjencën e tij, me nevojën për të qenë bashkë, për të qenë social është më i fortë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2203
Lajme të tjera
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Emisioni i Rai 3, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë! Shpifje për vëllanë tim, ngulmimi i moderatorit për Agaçin djallëzor
24 Prill, 09:51
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Programi për kujdesin e shikimit, mbi 55 mijë fëmijë kryen kontrolle
22 Prill, 12:50
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04