Të paktën nëntë persona u vranë në një sulm ajror izraelit në një zonë të banuar popullore në qytetin jugor libanez Tyre. Njëzet e tetë u plagosën, sipas një korrespondent të Al-Jadeed. Sulmi ndodhi menjëherë pasi ushtria izraelite lëshoi ​​urdhra evakuimi për qytetin.

Ndërkohë BBC raporton se telefonata e fundit midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu zgjati më pak se një minutë.

"Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, citohet të ketë thënë Trump.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se diplomacia amerikane është në "fazat përfundimtare" të arritjes së një marrëveshjeje me Iranin dhe përfundimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

"Jemi në fazat përfundimtare të asaj që do të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Marrëveshja mund të nënshkruhet brenda dy ose tre ditësh. Ngushtica e Hormuzit do të rihapet sapo të finalizohet marrëveshja, tha Trump.

Trump deklaroi gjithashtu se Izraeli dhe Irani kanë rënë dakord të shmangin përshkallëzimin e tensioneve dhe të “lënë njëri-tjetrin të qetë” për të paktën një javë, pas një bisede që ai e cilësoi si shumë të mirë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Trump tha për gazetarët se Netanyahu kishte reaguar pas sulmeve të fundit, por se tani të dyja palët kanë vendosur të ndalojnë përplasjet.

“Ai pësoi një goditje dhe u kundërpërgjigj, dhe nuk mund ta fajësoj për këtë. Por tani kanë vendosur ta ndalin këtu. Kështu që thjesht do ta lënë njëri-tjetrin të qetë edhe për rreth një javë”, u shpreh Trump.

Ndërkohë një helikopter sulmues Apache i Ushtrisë Amerikane u rrëzua dje pranë Ngushticës së Hormuzit. Dy anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan, raporton The New York Times.

Megjithatë nuk është e qartë nëse Apache u sulmua nga forcat iraniane, pësoi një defekt mekanik apo hasi ndonjë problem tjetër, tha një nga burimet. Incidenti është nën hetim.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
CNN: Trump deklaroi të paktën 37 herë se marrëveshja me Iranin ishte afër

1780862673_donaldtrump.jpg

Foto: Donald Trump

Trump ka deklaruar të paktën 37 herë se një marrëveshje me Iranin ishte e afërt ose se Teherani ishte në prag të pranimit të një të tille, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare, sipas një analize të CNN.

Sipas medias amerikane, Trump ka vazhduar të pretendojë publikisht për më shumë se dy muaj se një marrëveshje është afër, pavarësisht se negociatat ende nuk kanë dhënë rezultate konkrete.

Më 7 prill, duke njoftuar armëpushimin me Iranin, presidenti shkroi në mediat sociale se palët ishin "shumë të avancuara" në bisedime dhe se dy javë do të ishin të mjaftueshme që "marrëveshja të finalizohej".

Që atëherë, vëren CNN, nuk është arritur asnjë marrëveshje, por Trump ka vazhduar të përsërisë se një marrëveshje tani është afër. CNN thotë gjithashtu se nuk ka prova që sugjerojnë se palët janë më afër një zgjidhjeje sot sesa ishin në prill.

Që më 23 mars, presidenti foli për negociata të supozuara paqeje, duke pretenduar se "pothuajse të gjitha pikat e marrëveshjes" ekzistonin, ndërsa të nesërmen ai deklaroi se besonte se konflikti do të përfundonte së shpejti.

Ora 11:20
Izraeli vijon bombardimet në Liban, nëntë të vrarë!  

Të paktën nëntë persona u vranë në një sulm ajror izraelit në një zonë të banuar popullore në qytetin jugor libanez Tyre.

Ndërkohë njëzet e tetë persona të tjerë mbetën të plagosur.

Sulmi ndodhi menjëherë pasi ushtria izraelite lëshoi ​​urdhra evakuimi për qytetin.

Ora 09:15
Vance: Marrëveshja me Iranin do të jetë në interes të SHBA-së, Izraelit mund të mos i pëlqejë

Foto: J.D. Vance

Teherani dhe Uashingtoni janë pranë një marrëveshjeje që "Izraeli mund të mos e pëlqejë", por është "në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara", tha zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance në një intervistë me Fox News.

"Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë shumë interesa të përbashkëta, por ka edhe situata ku interesat tona ndryshojnë. Mendoj se presidenti ka qenë shumë i qartë se, ndërsa Izraeli padyshim ka disa objektiva, objektivi kryesor i SHBA-së në Iran është të sigurojë që Irani të mos pajiset me armë bërthamore", tha ai.

Vance shtoi se "gjatë një viti e gjysmë të fundit, ne kemi krijuar hapësirën e nevojshme që presidenti të besojë - dhe mendoj se ai ka të drejtë - se ne mund të arrijmë një zgjidhje afatgjatë për çështjen bërthamore iraniane".

 “Izraelit mund t'i pëlqejë ose jo. Por në thelb, ne besojmë se kjo është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", përfundoi ai.