Helmimi i qenve në Korçë, Sazan Guri: Njerëz brenda bashkisë mund t’i kenë vrarë! Aktivistja: Helmimi i kafshëve, vepër penale, duhet kallëzuar

Helmimi i dhjetëra qenve endacakë në qytetin e Korçës, pak ditë më parë në qytetin e Korçës ka sjellë shumë reagime, megjithëse nuk ka ende një përgjegjës përballë ligjit për këtë krim. I ftuar në Report Tv, ambientalisti Sazan Guri, e cilësoi këtë ngjarje si makabre, ndërsa vuri gishtin tek njerëz brenda bashkisë dhe theksoi se është pikërisht, përgjegjësi e bashkisë së Korçës për këtë helmim masiv.

Në 'Studio Live' me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Guri tha se e vetmja zgjidhje me qentë endacakë është të mos vriten, por t’u jepet një zgjidhje për strehimin e tyre. Madje sipas ambientalistit, kjo ligësi mund të behet vetëm nga njerëz që janë të dhunuar.

‘Kjo është ajo që mat civilizimi i shtetit! Më thuaj si sillesh me kafshët e natyrën të të them çfarë shteti je? Kjo është një pamje makabër. Qeni nuk ka jetuar kurrë më vete, por ka bashkëjetuar me njeriun. Njeriu ka mësuar shumë nga bashkëjetesa me qenin, ishte qeni ai që orientonte njeriun miliona vite më parë si të kthehej në shtëpi, pasi nuk dinte njeriu. Është gjynah në një qytet si Korça. Këtë ligësi njeriu, është një reagim i njerëzve të dhunuar. Është edhe përgjegjësi e bashkisë. Njerëz brenda bashkisë së Korçës mund t’i kenë vrarë qentë. Të gjitha rastet kur njerëzir kanë bërë një ligësi ndaj një kafshës, i ka ndodhur e njëjta fatkeqësi edhe njeriut, nuk e di pse ndodh... por u ndodh. Nuk është vërtetuar në historinë e njerëzimit që të jetojë pa qen. Zgjidhjet janë të pafundme, një mos vrit qentë, edhe ligji penal që është përgatitur nëse keqtrajton kafshët, ka 3 vite burg. Ligji është bërë, por nuk është zbatuar. Ka ligj penal për kafshët. Qeni është agresiv pasi i gjuan njeriu.’- tha Guri.

Aktivistja për Mbrojtjen e Kafshëve, Aurora Pilinçi, tha se helmimi i kafshëve është një vepër penale, dhe se duhet kallëzuar. Pilinçi bëri thirrje që qytetarë, nëse kanë mundësi, të adopotojnë sa më shumë qen dhe mace, pasi jeta e tyre do të zbukurohet.

‘Jam vullnetare që veproj në Durrës dhe skena të tilla na janë bërë gati të përditshme, skena të llahtarshme! Helmimi i kafshëve është vepër penale në çdo rast duhet kallëzuar. Në Shqipëri mbi 60% e kafshëve që shëtisin në qytete tona janë të braktisura. Nëse kafshët do t’i trajtojmë ashtu siç e meritojnë edhe ato do të ishin më paqësor. Ka raca më agresive se të tjera, por për këto kafshë duhet të përgjigjen përgjegjësit ligjor. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen, dhe jo t'i shohim qentë si rrezik në rrugë. Do u bëj thirrje familjeve që të adoptonin sa më shumë qen, apo mace dhe jeta e tyre do të zbukurohet. kjo pasi do të kenë një copëz natyre.’- tha Pilinçi.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim