Helmimi i numëruesve në Kosovë, mjekët: Gjendja stabël, presim diagnozën! Serbia: Është kurth!

Helmimi i numëruesve në Kosovë, mjekët: Gjendja stabël, presim diagnozën! Serbia: Është kurth!

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç

PRISHTINE-11 nga 26 numërues të fletëve të votimit që u helmuan dje në Kosovë vijojnë që të mbeten në spital, ndërsa gjendja e tyre sipas mjekëve është stabël. Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha u shpreh se numëruesit kishin probleme me frymëmarrje, mundim, të vjella dhe skuqje të lëkurës.

Në Klinikën Infektive për momentin janë të hospitalizuar 11 pacientë. Prej tyre nëntë femra, dhe dy meshkuj. Gjendja shëndetësore e pacientëve pas ekzaminimeve që janë bërë sot është stabile. Të gjithë pacientët e kanë kujdesin e duhur profesional shëndetësor prej ekipit të klinikes. Për momentin jemi duke i pritur rezultatet e mostrave që janë marrë.

Disa prej tyre kanë pas mundim, dy prej tyre vjellje, disa kanë pasur ndryshime në lëkur, në formë të skuqjes dhe kruajtjes. Disa prej tyre në formë të ndonjë deramadidi. Disa kanë thënë që kanë pasur probleme me frymëmarrjes, të dhëna tjera nuk ka për momentin nuk mundemi me dhënë asnjë diagnozë sa i përket këtyre pacientëve pa ardhur rezultatet laboratorike.

Rezultatet sipas të dhënave që i ka dhënë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik duhet së paku 48 orë me pritë. Pacientët gjithsesi që duhet të qëndrojnë në klinikë duhet të observohen dhe në momentin që ne e vlerësojmë se gjendja e tyre është më e mirë do t’i lejojmë të shkojnë në shtëpi” tha ajo.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç duke e cilësuar helmimin e numëruesve si një kurth. "E gjithë kjo po bëhet për të akuzuar edhe një herë në mënyrë të gabuar serbët dhe t’i ekspozojë ata në urrejtje. Po përgatitet manipulimi i votave të qytetarëve serbë, për t’u hapur rrugë njerëzve të Albin Kurtit në parlament" tha ajo. Ditën e djeshme gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia, zyrtarët e KQZ-së në momentin që hapën zarfet me votat u helmuan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot