Helmimi në gjimnazin e Fierit, në hetim 2 nxënës të shkollës! Shahini: S'do lejojmë tensionet politike të stisura nga opozita

FIER-  Një ditë pas helmimit masiv që përfshiu mbi 60 nxënës, rinis normalisht mësimi në gjimnazin "Janaq Kilica" në Fier, pas inspektimit të shkollës të bërë mëngjesin e sotëm.

Pas nisjes së mësimit një vajzë është dërguar me urgjencë në spital pasi ka thënë  se nuk është ndjerë mirë sapo është futur në ambientet e brendshme të shkollës. Drejtoresha e Spitalit të Fierit tha për Shqiptarja.com se vajza nuk ka asnjë problem shëndetësor, por vetëm gjendje ankthi, ndërsa tashmë po trajtohet me psikolog.

Babai i vajzës që është dërguar në spital ka njoftuar ambulancën dhe mediat, duke shkaktuar panik në radhët e prindërve të fëmijëve të tjerë. Këta të fundit kanë tentuar të futen në ambientet e shkollës, por nuk janë lejuar nga policia. Por pas kontrollit në spitalin e Fierit, është komunikuar edhe gjendja e vajzës, duke bërë që mësmi të rinisë normalisht.

Ndërkohë dy nxënës të moshave 15-vjeç A.M dhe A.H. janë vënë nën pasi sipas policisë dyshohet se kanë hedhur spraj gazi në klasë, çka shkaktoi edhe helmimin masiv dhe situatën alarmante.

Një situatë e ngjashme ndodhi  edhe 10 ditë më parë në të njëjtën shkollë, ku u tha paraprakisht se helmimi kishte ardhur nga një eksperiment kimie. Por edhe në këtë rast dyshohet që shkaktar të ketë qenë të njëjtit nxënës. Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të dy rastet.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:30
Shahini: Do hulumtojmë ankesat për ndërhyjen politike të opozitës për kaosin në gjimnazin e Fierit

Ministria e Arsimit do të bëjë hulumtimet e saj nëse pas situatës së pazakontë të krijuar në shkollën e mesme "Kanaq Kilica", gjimnazin më të madh e të rëndësishëm në qytetin e Fierit, fshihet ndonjë tentativë e opozitës joparlamentare për të shkaktuar koas. Ka pasur ankesa për ndërhyrjen politike në shkollë të opozitës dhe ministrja Shahini thotë se do të merren të gjitha masat që të sigurohet se "tensionet politike të stisura nga opozita të mos ndikojnë procesin mësimor".

Ministrja e Arsimit Besa Shahini bëri publik edhe faktin se do të rikonstruktohet edhe godina e vjetër e shkollës, që ndodhet ngjitur me godinën e re.

Në një reagim në Facebook, ministrja e Arsimit thotë se pati manipulim politik në helmimin e mbi 60 nxënësve si pasojë e hedhjes së një gazi në formë spraj nga dy nxnëës që tashmë janë vënë në hetim. 

"Sapo u dakordësuam me Kryetarin e Bashkisë Fier për të ndërhyrë edhe në godinën e vjetër të shkollës së mesme “Janaq Kilica”, që ta sjellim në gjendjen e godinës së re, pra në gjendjen të cilën meriton shkolla qendrore e Fierit.

Nuk do të lejojmë që ngjarje të manipuluara politikisht për të shkaktuar kaos të dëmtojnë punën e mirë që bëhet në atë shkollë prej shumë e shumë vitesh. Kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe prezencën e psikologut në shkollë, në mënyrë që të mbështesim drejtoren e cila po bën një punë të mirë në organizimin e shkollës.

Ankesat për ndërhyrje politike në shkollë po i hulumtojmë me kujdes dhe do të marrim masa që të sigurohemi se tensionet politike të stisura nga opozita jashtë-parlamentare mos të ndikojnë punën e rëndësishme shkollore", tha Shahini.

Ora 16:16
Reagon zyra arsimore në Fier: Keqkuptimi i krijuar me 'shtatzëninë'

1583395753_perplasje.jpg

Zyra Arsimore në Fier tha se "janë shtuar oficerët e sigurisë për të parandaluar çdo lloj ngjarje të pakëndshme", referuar helmimit të një dite më parë të rreth 60 nxënësve të shkollës "Janaq Kilica".

"Situata e shkaktuar përgjatë këtyre dy ditëve është e pazakontë, por menaxhimi i rastit nga drejtoria e shkollës, stafi i mësuesve, psikologët dhe drejtuesit e Zyrës Arsimore Vendore, ka bërë që mësimi të vijojë normalisht në këtë shkollë", thuhet një reagim zyrtar.

Nisur nga paniku që u krijua pas transportimit me urgjencë të një nxënëseje në spital, u raportua se vajza ishte shtatzënë, ku medua cituan drejtuesen e zyrës arsimore. Por ja shpjegimi që jepet:

"Ndërsa për në Spitalin Rajonal Fier është shoqëruar një nxënëse e shkollës, drejtuesja e arsimit, më parë ishte informuar se një mësuese shtatzënë, kishte shfaqur probleme, çka ka bërë që të krijohet edhe një keqkuptim. Drejtuesja e Zyrës Arsimore, me fjalën “vajzë” i referohej mësueses shtatzënë, dhe jo nxënëses e cila u shoqërua me autoambulancë në spital", thuhet në reagim.

Ora 09:31
Drejtoresha e Spitalit të Fierit: Vajza që u dërgua me urgjencë ka vetëm gjendje ankthi, po trajtohet me psikolog

1583396721_fieri1.jpg

Drejtoresha e Spitalit të Fierit Nevila Shuke ka folur për Shqiptarja.com lidhur me situatën e panikut të krijuar ditën e sotme në gjimnazin e Fierit ku një vajzë është dërguar në spital. Ajo është shprehur se vajza ka pësuar gjendje ankthi dhe aktulisht po trajtohet me psikologë.

"Ai rast është një rast paniku. Është gjendje ankthi, nuk ka asgjë. Po këshillohet nga psikologia. Mësimi ka nisur normalisht. Janë matur parametrat e ajrit edhe dje në orën 23:20 nga Inspektoriari Shëndetesor, sektori i epidiomologjisë së Spitalit të Fierit. Kanë dalë normal dioskidi i karbonit konform normave. Edhe sot në orën 07:30 është bërë edhe dje. Vajza ka qenë edhe dje. Po këshillohet nga psikologia. Nuk ka asnjë shenjë tjetër", tha drejtoresha e Spitalit të Fierit. Pas kontrollit mjekësor ajo ka lënë spitalin e shoqëruar nga prindërit.

Ora 09:12
Një nxënëse e gjimnazit të Fierit ku u hodh lëndë gazi, dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Një nxënëse e gjimnazit Janaq Kilica është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të qytetit pasi nuk është ndjerë sapo është futur në ambientet e shkollës ku një ditë më parë një spraj gazi i hedhur nga dy nxënës të shkollës të cilët tashmë janë nën hetim, shkaktoi helmimin e rreth 60 personave.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Para Laci: 05/03/2020 17:01

    Po' cfar injorante eshte ajo drejtoreshe,i takon doktorit te flase dhe ai jo ne publik, ku eshte Minstrja qe nuk e shkarkon ne sekonda, kush eshte ajo qe flet ne ate menyre qe i soldi stres ne familjen e vajzes, apo ajo e ka mendjen aty ????? , Shkarkoni qelbesiren

    Përgjigju
  • www: 05/03/2020 13:18

    Albann armiqte e ketij populli jane PD+LSIja ato po perpiqen te destabilizojne vendin! Por populli eshte me I zgjuar se keto dy parti fashiste,po kerkojne me çdo kusht qe Shqiperise mos ti hapen negociatat.

    Përgjigju
  • RDALITETI: 05/03/2020 13:17

    O Edi Rama në mënyr urgjente vendos kamerat e je i nderuar mos u mer me dërr dërr e mërr mër mërr. KAMERAT NË ÇDO SHKOLL E MBARON FILMI.

    Përgjigju
  • Albani: 05/03/2020 10:36

    Ti ruajme femijet nga keqebersit te cilet jane te shtyre nga armiqet e vendi tone;duke qendruar afer tyre dhe mbrojte me vigjilent sepse femijet jane e ardhmja e vendi tone. Shteti ka per detyre qe t'instaloje kamerat ne secilen shkolle te vendit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta para bashkisë ditën e nesërme, policia njofton masat që do ndërmerren

Tiranë, protesta para bashkisë ditën e nesërme, policia njofton masat që do ndërmerren