Helmoi vjehrrën për vdekje me 'lëngun magjik' dhe u rrëfye tek hoxha, gjykata dënon me 32 vite burg Marjana Çmetën

Helmoi vjehrrën për vdekje me 'lëngun magjik' dhe u rrëfye tek hoxha, gjykata dënon me 32 vite burg Marjana Çmetën

TIRANE- Helmoi vjehrrën me 'lëngun magjik', Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 32 vite burg Marjana Cmetën. Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Dy vjet më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrrën e saj, Lirie Lami.

Ngjarjen e rëndë, Marjana Cmeta e ka rrëfyer para hoxhës Hysen Shehu ku tregoi se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që në fakt ishte fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më.

Nusja me vjehrrën ishin zënë fizikisht 5 muaj para se e reja ta helmonte. Vetë djali i të ndjerës që pas ngjarjes u divorcua me nusen, thoshte se ajo ja kishte kapur nënën për flokësh dhe e gjuante dhe se ka ndërhyrë ai për t'i ndarë.

Rrëfimin e ftohtë e regjistroi hoxha në xhaminë e Qytet Studentit dhe më pas ka vënë në dijeni djalin e të ndjerës, Oltjan Lamin i cili pasi e ka parë videon ka bërë denoncimin në Prokurorinë për Krime të Rënda, pasi vet hoxha nuk e kishte raportuar në autoritete këtë ngjarje.

E reja i ofroi vjehrrës një lëng portokalli në të cilin kishte hedhur helm minjsh, duke ja paraqitur si një lëng të përgatitur nga hoxha në mënyrë që të merrnin fund sherret mes tyre.

Më pas duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, nusja ka kryer dhe veprime fizike duke e mbytur me shall dhe pas reagimeve të viktimës e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Më pas ka njoftuar vëllain e burrit të viktimës, banesa e të cilit ka qenë pranë dhe e kanë transportuar për në spital duke e paraqitur si të vetëhelmuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elona: 12/11/2019 12:22

    denim i duhur.

    Përgjigju
  • Shqiperi k.....: 12/11/2019 12:17

    Per vrasje e drog 3-4 vite,ai tjetri vret 4 vet mer 32 vite,Cfar te kuptojm qe po vrave per drog je i kuptuar nga kto gjyqtar p... m....

    Përgjigju
  • Titi: 12/11/2019 11:24

    Mir ja bene Ku*ves, po ku di ti moj shtaze se cfar esht familja.. kalbu aty bej piktura e qendis 32 vjet moj hale.

    Përgjigju
    • goni: 12/11/2019 11:29

      zejn men injorantet ... nqse nuk e do i njeri lere vazhdo jeten ske pse merr vendime ekstreme e merr qaf dhe gruan e botes

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS