Helmoi vjehrrën me 'lëngun magjik'/ Shtyhet vendimi për Marjana Çmetën, prokuroria kërkon 35 vjet burg

Helmoi vjehrrën me 'lëngun magjik'/ Shtyhet vendimi për Marjana Çmetën, prokuroria kërkon 35 vjet burg

Është shtyrë seanca për vendimi ndaj Marjana Çmetën e cila në Kamëz në 30 prill 2018 vrau vjehrrën e saj, duke i dhënë të pijë fotoksinë. Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë e Prokurorit Besnik Muçi, pasi ky i fundit u emërua nga Presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata nuk është njoftuar ende për prokurorin zëvendësues, ndërsa më 4 tetor nga ana e Prokurorisë u kërkuan 35 vite heqje lirie për nusen 21 vjeçare. Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00.

Ndërkohe edhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë pasi kanë nisur disa kërkesa, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet. E pranishme ishte Çmeta, ndërsa në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës ishte i biri, Oltjon Lami.

Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Dy vjet më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrrën e saj, Lirie Lami.

21-vjeçarja Marjana Cmeta në rrëfimin që ka bërë para hoxhës Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që në fakt ishte helm minjsh, duke ja paraqitur si një lëng të përgatitur nga hoxha në mënyrë që të merrnin fund sherret mes tyre.

Më pas duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, nusja ka kryer dhe veprime fizike duke e mbytur me shall dhe pas reagimeve të viktimës e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Më pas ka njoftuar vëllain e burrit të viktimës, banesa e të cilit ka qenë pranë dhe e kanë transportuar për në spital duke e paraqitur si të vetëhelmuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Shefqet Gjana, mësuesi kuksian që do të vriste Enver Hoxhën', një dëshmi e rrallë për torturat që bëheshin në hetuesitë e komunizmit

'Shefqet Gjana, mësuesi kuksian që do të vriste Enver Hoxhën', një dëshmi e rrallë për torturat që bëheshin në hetuesitë e komunizmit