POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dy gjyqtarë votuan kundër heqjes së dënimit përjetë për Dritan Dajtin (Zbardhet vendimi)

TIRANE-Vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda tre ditë më parë (lexo ketu) për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i provuar si fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 pranë plazhit "Iliria" në Durrës dhe dënimin përfundimisht të tij me 25 vite burg ka shkaktuar reagime të forta nga qeveria, opozita dhe opinioni publik, ndërsa prokuroria po përgatitet për rekurs të dosjes në Gjykatën e Lartë.

Trupa gjykuese që dha vendimin përbëhej nga; Fuat Vjerdha, që është edhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër. Ndërsa pesëshja e gjyqtarëve u plotësua me dy gjyqtarët e tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë. Por si votuan 5 gjyqtarët në vendimin për Dritan Dajtin?

Report Tv ka siguruar vendimin. Nga dokumenti duket që tre gjyqtarë, të cilët janë; Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Danimi kanë votuar për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg. Ndërsa dy gjyqtarët e tjerë; Fuat Vjerdha dhe  Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër për heqjen e dënimit përjetë.

Vendimi si votuan gjyqtarët per Dritan Dajtin

Ministrja e Drejtësisë dhe i Brendshmi reaguan ashpër dje për vendimin. Etilda Gjonaj e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm. Ajo shtoi se vendimi është një aferë korruptive nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu, ndërsa kërkoi nga KLGJ-ja që ti procedojë. Më i ashpër ishte ministri i Brendshëm që u shpreh se trupa e gjyqtarëve që dha vendimin ti bashkohet Dajtit pas hekurave. Lleshaj nuk dha detaje, por paralajmëroi veprime nga operacioni 'Forca e Ligjit' (lexo ketu).

d.ba./r.k.
Komento

Komente

  • kujtim: 11/02/2019 21:10

    PETRIT ALIA para se te shkonte ne Plepa per tu bere gjyqtar,ka qen kafshare me dy kuaj conte pleh ne ullinje e Delvines.U be gjyqtar ky njeri pa shkolle,qe eshte dhe cun teze me Ilir Meten ,dhe ka shitur gjithe Saranden.kur te miren veshe bemat e tije atehere do thoni cdrejtesi kemi patur.Ai ka vrare ne Delvine dhe sot fale vraresin e Policeve.Po ku do shkoshe o i pa shpirte pas ketij vendimi, vetingu do yr yr jape ate qe te takon.Sa do lek te kesh mare ti do ti vjellesh.Edhe pallatet dhe pronat qe ke bere me gjyqet qesharake ne Sarande,me Kryegjishaten, ske per ti gezuar,Turp qe ne vitin 2019 ti je akoma pjese e gjyqesorit.

    Përgjigju
  • Dekalogu: 11/02/2019 20:28

    Ore dhe ku i Verdhi bashke me Hoxhen kane dale ne pakice vwtem per masen e denimit jo 25 por 33, per me teper kjo nuk eshte lighore pasi ndryshimet kane hyre ne 2013 nderkohe vepra ka ndodh ne 2009. Pra ligjwrisht as keta sjane burra te mire, vendimi i shkalles se pare duhej ene ne fuqi sic ishte me perhetesi

    Përgjigju
  • Landi: 11/02/2019 12:32

    Ku ja paskan gjet fuat vjerdha e Lindita hoxha qe kta vec lek duan. Ju paska ra taman lloto. Fuat vjerdha Me siguri e paska ble noj apartament Te ri

    Përgjigju
  • Alban: 11/02/2019 10:46

    PETRIT ALIAJ krye krimineli nga DELVINA BODHI PROMEN NE BERRDEMESH KSAMIL PALLATE NE aSARANDE E TIRANE PLEPAT R MESUANN

    Përgjigju
    • Delvia: 11/02/2019 17:07

      Alban, te sfidoj ti provosh akuzat mos u fsheh si palo femrat oas nje komati anonim.

  • GonQimja: 11/02/2019 10:34

    3 me plehrat e Shqiperise qe vetem 3 kembeshin kane hak

    Përgjigju