Heqja e dy tatimeve, eksperti për Report Tv: Nismë e nxitur, duhet studiuar, nxit informalitetin

Kritika për heqjen e TVSH-së për bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë dhe për heqjen e tatimit mbi fitimin për biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk kanë vetëm ndërkombëtarët.  Ekspertët në vend, e konsiderojnë një nismë të nxituar dhe që në një moment të dytë mund të nxisë rritjen e informalitetit.  “Sistemi ynë tatimor për shkak të ndërhyrjeve gjatë kësaj kohe është dëmtuar dhe për këtë arsye biznesi i vogël mbetet gjithmonë i vogël, i mesmi i mesëm dhe i madhi vijon të fuqizohet. Në këto kushte çfarëdolloj përshkallëzimi i mëtejshëm nxit informalitetin”, thotë Preçi.

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë se me këto ndërhyrje të vazhdueshme në sistemin tatimor, rrezikojmë të kemi më pak biznese të mëdha dhe të ardhura në buxhet. “Sa i takon TVSH-së kjo taksë nuk ka funksion vetëm mbushjen e arkës së shtetit, por është edhe një instrument kontrolli dhe ndihmon për të mos lejuar rritjen e informalitetit dhe përjashtimi prej saj në thelb është të lëvizësh në kahun e kundërt. Do të gjendemi në një situatë paradoksale ku biznese të mëdha mund të copëzoheshin për ti shpëtuar ligjit, rrezikojmë që mbledhja e taksave të përkeqësohet”, shprehet eksperti i ekonomisë.

Sipas tij me këto ndërhyrje po shkojmë drejt taksës së sheshtë.  “Tendencat janë nga të dy blloqet politike që të shkojnë drejt taksës së sheshtë, ndryshimi është numerik mund të vendoset në 9, 12 apo 15% por në pikëpamje të unifikimit shkon drejt kësaj”, deklaron ai.

Në një situatë të tillë ekspertët sugjerojnë masa të përkohshme që nuk cenojnë stabilitetin financiar të vendit, si dhe ndihmojnë për kontrollin e biznesit për të shmangur evazionin. Për këtë arsye Preçi sugjeron implementim të shpejtë të sistemit të fiskalizimit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin

FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin