Heqja e maskave për të vaksinuarit, Biden: Ditë e mrekullueshme për Amerikën

Amerikanët që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID mund të lëvizin pa maskë jashtë por edhe në pjesën më të madhe të ambienteve të mbyllura.

Dita ka nisur me zbatimin e këtij udhëzimi të ri dhe presidenti amerikan Joe Biden tha se kjo është një ditë e mrekullueshme.

"Sot është një ditë e mrekullueshme për Amerikën", tha Presidenti Joe Biden gjatë një fjalimi në Kopshtin e Trëndafilave duke njoftuar udhëzimin e ri, në një dalje për shtyp ku ai dhe stafi i tij ishin pa maska.

Disa orë më herët në Zyrën Ovale, ku zoti Biden po takohej me ligjvënësit republikanë të vaksinuar, ai i tha grupit që mund të hiqte maskat, kur u njoftua udhëzimi.

"Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, nuk keni më nevojë të mbani maskë," tha ai, dhe inkurajuar amerikanët që të bënin vaksinën. "Bëni vaksinën - ose mbani maskë derisa ta keni bërë."

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/05/2021 03:16

    Ky eshte nje nga vendimet me idiote te marra ndonjehere.Ata qe kane bere vaksinen nuk kane brire qe t'i dallosh.Po keshtu ka plot qe s'duan t'a bejne vaksinen per 100 arsye,ashtu sic ka nga ata, qe s'duan te mbajne maske.Tani t'u kerkosh llogari mund dhe te genjejne,te thone e kemi bere,ose mund te hedhin vickla e te bejne skena te shemtuara,sic ka ndodhur shpesh.Po edhe t'ju kerkosh certifikaten e vaksinimit,jo te gjithe pranojne dhe disa vetem policia mund t'i detyroje.Prandaj dhe shtetet po tregohen te permbajtur dhe jo shume entuziaste,per te mos harruar as faktin, qe kompanite e korporatat ndjekin ligjet shteterore e federale,por kane dhe ligjet e tyre te brendeshme .P.sh.po te shkosh ne nje supermarket,e ke bere ose jo vaksinen,maska eshte e detyrueshme,pavaresisht sec thote Dr.Fauci me shoke dhe Biden.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet