Hernandez, arkitekti spanjoll i veprave të mëdha në Shkodër flet për bashkëpunimin me Benet Becin: Një profesionist i përkushtuar

Hernandez, arkitekti spanjoll i veprave të mëdha në Shkodër flet për bashkëpunimin me Benet Becin: Një profesionist i përkushtuar

Benet Beci dhe arkitekti spanjoll Jesus Hernandez

SHKODËR- Kandidati i Partisë Socialiste Shkodër, Benet Beci, ka prezantuar me anë të një videoje punën e arkitektit spanjoll Jesus Hernandez në projekte të ndryshme të Shkodrës.

Ndër to Beci evidenton Marubin, Shirokën dhe të gjithë konceptin e bregut të liqenit si dhe së fundmi për një koncept të ri zhvillimor për liqenet e Vaut të Dejës e të Komanit. Ai e ka quajtur një sfidë, që është superuar me sukses.

“Jesus Hernandez është arkitekt spanjoll që ka një studio arkitekture në Rotterdam, Hollandë. Ai ka bërë projekte në të gjithë botën, dhe ka rreth 7 vite që në mënyrë të vazhduar ka bërë disa projekte edhe në Shqipëri. Jesus e njoha në Prill 2014 kur organizuam konkursin ndërkombëtar për muzeun Marubi; tani është një mik i mire i imi, i Shqipërisë dhe I Shkodrës.

Në qarkun Shkodër ai ka punuar për Marubin, Shirokën dhe të gjithë konceptin e bregut të liqenit si dhe së fundmi për një koncept të ri zhvillimor për liqenet e Vaut të Dejës e të Komanit. Marubi ishte një projekt kompleks ku brenda një godine relativisht të vogël duhej të ishte një shtëpi e sigurtë për arkivin e fotove, një vend komod pune për stafin dhe një muze i standardeve Europiane që të paraqiste vlerat më të mira të historisë së fotografisë shqiptare.

Sot muzeu është nje qendër e kulturës në Shkodër, një model për muze të tjerë në Shqipëri dhe një ndër vendet më të vizituar në qytet. Ishte një sfidë e bukur së cilës ia dolëm, siç do ia dalim për sfidën e madhe Shkodrën”, shkruan Beci.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hije dyshimi për testin e Magjistraturës, drejtori: Gabimi teknik, jo njerëzor! Pas verfikimeve, lista përfundimtare është me 131 fitues

Hije dyshimi për testin e Magjistraturës, drejtori: Gabimi teknik, jo njerëzor! Pas verfikimeve, lista përfundimtare është me 131 fitues